Besnikėria shoqėrore
|
|
Cinizėm ėshtė kur thuhet se Shqipėria kaq e ka kapacitetin dhe njėkohėsisht tė shohėsh se si bota pėrmbledh nė gjirin e saj specialistė, studiues, shkencėtarė e intelektualė shqiptarė qė nuk gjejnė punė nė vendin e tyre ose nuk u ėshtė dhėnė rasti tė zbulojnė, shprehin a tregojnė hapur aftėsitė e tyre.
Kushtet pėr kėto ata i gjejnė nė vende tė tjera ku shkojnė me besim se do tė arrijnė diēka. Dhe vendi i huaj i pranon kur sheh besimin e tyre nė vetvete. Kėto dy besime tė ndėrsjella kur ndėrthuren pėrbėjnė thelbin nga i cili lind besnikėria shoqėrore qė e bėn shprehjen jeto pėr tė jetuar tė kthehet nė jeto edhe pėr tė ndihmuar, ku njeriu merret me politikė a biznes me synimin jo vetėm pėr tė nxjerrė fitime pėr vete dhe ku ngritja e zhvillimi i spitaleve, shkollave, artit, shkencės nxiten nga ndjenja pėr ti bėrė mirė tjetrit.
Janė tė shpeshta vėzhgimet nga vendės e tė huajt qė kanė vizituar Shqipėrinė. Duke vizituar mjedise tė brendshme, tė rregulluar e mobiluar bukur e me shije, ata habiten me kontrastin jashtė tė pluhurit, gropave e plehrave nėpėr rruge. Janė gjėra tė vogla do tė thonė disa. Por nė fakt kėto gjėra janė problemet kryesore. Ato nuk mund tė rregullohen lehtė, zgjidhja e tyre ėshtė e lidhur me tė padukshmen; besnikėrinė shoqėrore. Trajtimi i lehtė i problemeve tė tilla tė vogla do ti ngjante atij njeriu qė pėrpiqet tė pijė ujė duke thithur rubinetin e ēezmės pa menduar se uji nuk vjen pasi burimi ka shteruar.
Atdhetarizmi ėshtė besimi i njeriut tek vendi. Vetėdija ėshtė besim i njeriut tek vetja. Kur besimi ndaj vendit ndėrthuret me besimin ndaj vetes kjo krijon besnikėrinė e ndėrsjellė tė ēdo njeriu ndaj tjetrit, qė bėhet qenėsore pėr besnikėrinė shoqėrore, e cila zbulon anėt mė tė mira tė karakterit tė secilit.
Besnikėria ėshtė besim, besė, dhe si e tillė, njė virtyt me rrėnjė veēanėrisht tė thella nė instinktin e ēdo shqiptari. Atdheu ėshtė mishėrimi i besimit tė banorėve tek vendi. Por a ėshtė ky besim i ndėrthurur, ashtu siē duhet, me besimin nė vetvete, pėr krijimin e ndjenjės sė besnikėrisė shoqėrore; thelbėsore pėr zhvillim, qytetėrim e mirėqenie?
Njė dru i vetėm nė vatėr ndizet me vėshtirėsi, por edhe shuhet shpejt, ndėrsa shumė drurė tė vendosur pranė, por duke respektuar hapėsirėn e nevojshme pėr qarkullimin e ajrit mes tyre, jo vetėm qė ndizen lehtė, por edhe nuk shuhen derisa ēdo dru tė ketė ēliruar tė gjitha energjitė e veta.
Shumė tė huaj thonė se shqiptarėt janė inteligjentė dhe si individė janė njerėz shumė tė aftė. Dhe ky nuk ėshtė as miklim e as ekzagjerim. Por ēuditėrisht ndikimi i tė aftėve nė shoqėri vihet re shumė pak. Pėrgjithėsisht, mendohet se kur individė tė aftė nuk bashkėpunojnė, ata veprojnė kėshtu pasi mendojnė se tė njėjtėn punė mund ta bėjnė vetė mė mirė.
Por mund tė ketė edhe arsye tė tjera. Pėr shembull, ata ndoshta mendojnė se grupi nuk ėshtė nė nivelin qė duhet tė jetė, ose ata nuk kanė besim tek shoqėria a udhėheqėsit e saj dhe nuk duan qė aftėsitė e tyre vetjake tė pėrdoren nga grupi pėr punė tė kėqija. Kjo i bėn kėta individė me tė vėrtetė cinikė, dhe tė mendojnė se janė mė tė mirė se tė tjerėt. Duke e ndjerė se janė tė aftė, por nuk duan tė bashkėpunojnė, kėta individė nė fakt i ngjajnė drurit tė vetėm, qė ndizet e shpejt shuhet si pėr tė treguar se mund tė bėjė zjarr, por nuk ka pranė njė dru tė ngjashėm pėr ti treguar aftėsitė a pėr tė ēliruar plotėsisht energjitė e veta.
Astrit Lulushi
gazetar i Zėrit tė Amerikės (VOA) nė SHBA
|