|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi: 
Postime: 1,011
Rrespekti: 7  
|
Debati pėr marrėdhėniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn!
|
|
Kadare Pipa Camaj
(debat nė forumin e www.alb-shkenca.org)
Debati pėr marrėdhėniet e Kadares me Arshim Pipen dhe Martin Camajn dhe pėr tė kaluarėn e sėcilit prej tyre u mbyll pėrdhunshėm, apo nuk ka interesim pėr tė debatuar?
Siē dihet, shkak i fillimit tė debatit qe bėrė letra e Kadares, pėrmes se cilės ai shpjegonte marrėdhėniet e tij me Arshi Pipėn dhe Martin Camaj. Kjo letėr e Kadares iu shpėrnda edhe anėtarėve tė listės sė www.alb-shkenca.org dhe prandaj nxiti debatin. Nė kėtė debat u inkuadruan disa veta, por mė gjasė inkuadrimi i Prof. Sami Rapishtit dhe sidomos apeli i tij qė administruesit e kėsaj liste tė nderpresin debatin, ndikoi qė vazhdimi i debatit tė ndėrpritet, siē po dyshoj unė, ose nuk pati mė interesim?
1.) Shkrimtari brilant Ismail Kadare nuk ka qenė asnjėherė disident. Kėtė e ka pohuar ai vetė disa herė. Ai nuk ka qenė i pėrndjekur nė aspektin policor nga organet e Shtetit Shqiptar. Ndonjėherė ka hasur nė vėshtirėsi pėr ndonjė krijim tė tij, por ato nuk kanė mbartur nė vete njė pėrndjekje politike, siē i ka ditur e mundur ti bėjė brutalisht Shtetit Shqiptar, i pėrcaktuar kushtetutshmėrisht pėr diktaturė tė proletariatit dhe pėr sistem monist komunist. Konfontimin mė tė ashpėr e ka pasur kur ka shkruar vjershėn Pashallarėt e kuq, por autokritika qė pat bėrė Kadare me atė rast, siē duket ka qenė mė vendimtarja qė ai ti shpėtoj pėrndjekjes brutale politike, e cila do tė kishte eskaluar nė pėrndjekje policore. Pėrmbajtja e asaj autokritike ėshtė njėra nga anėt mė tė ėrrta tė biografisė sė Kadares. Por mbase ai e ka gjykuar se ishte i vėnė para njė sprove vendimtare: Tė taktizonte qė tė shpėtonte, ose tė pėrfundonte nė burgje. Dhe nėse kėto kanė qenė altėrnativa tė vetme, gjykoj se ka qenė mirė e menduar, pėrndryshe ai do tė pėrfundonte nė burgje dhe ne tani do tė mund tė vajtonim njė shkrimtar tė shkatėrruar, por jo njė shkrimtar tė madh, siē e kemi tani. Si shpėrblim Kadare pėrfitoi edhe zgjedhjen e tij si parlamentar nė Kuvendin e Republikės sė Shqipėrisė dhe imunitetin pėr tė mos u pėrndjekur nga Sigurimi...
2.) Arshi Pipa, njė intelektual i madh erudit, ishte qysh nė fillim anti-komunist dhe prandaj u pėrndoq ideologjikisht de politikisht nga organet pėrkatėse policore e gjyqėsore tė diktaturės moniste tė kohės. Pėr kėtė ai u burgos dhe u dėnua me shumė vite burg, shoqėruar mė pėrmasat e keqtrajtimit dhe tė torturave qė i janė shkaktuar atij, tė cilat duhen tė kenė qenė tepėr brutale. Pasi vuajti dėnimin ia doli tė arratisej. Ku tjetėr pos nė Jugosllavi, meqė atė kufi e kishte mė tė afėrmin. Kjo pėrzgjedhje e tij e detyruar, arratisja nė Jugosllavi, duhet tė ketė kushtėzuar tjetėrsimin e tij. Praktika qė ndiqte policia rankoviēiane, e cila i kushtėzonte tė arratisurit nga Republika e Shqipėrsisė me tri alternativa: E para tė viheshin nė shėrbim tė asaj policie, gjegjėsisht tė politikės moniste komuniste jugosllave, e cila atėherė mbisundohej nga politika nėnshtruese e asimiluese ndaj shqiptarėve tė ripushtuar dhe kėshtu tė gzonin privilegje, e dyta, ti rikthenin nė Republikėn e Shqipėrsisė, nėse nuk do pranonin kushtėzimin e parė, ku i prisnin xhelatet e Sigurimit tė Shtetit diktatorial, e treta, tė pėrfundonin nė burgje jugosllave dhe kėshtu tu kanosej edhe zhdukja fizike. Kam buindjen, me aq sa jam marrė me investigimin e kėsaj tematike, se Arshi Pipa dhe Martin Camaj, dhe shumė tė tjerė, janė ndier tė detyruar qė tė zgjedhin kushtėzimin e parė, siē e patėn pėrzgjedhur shumė intelektualė e politikanė shqiptarė tė trojeve tė pushtuara shqiptare (mė tipiku do tė ishin Fadil Hoxha dhe Hivzi Sylejmani). Por pyetja shtrohet: E zgjodhen kushtėzimin e parė Arshi Pipa, Martin Camaj dhe shumė tė tjerė, vetėm pse ishin tė kushtėzuar, apo sepse ishin tė mbisunduar nga ndjenja e hakmarrjes kundėr regjimit tė Enver Hoxhės, duke menduar qė me angazhimin e tyre pro-jugosllav, do tė kushtėzonin demokratizimin e Republikės sė Shqipėrsiė, pėr tė mos thėnė edhe bashkimin e Republikės sė Shqipėrsiė si Republikė e shtatė e Jugosllavisė, pėr tė mos thėnė akoma mė shkoqur, demokratizimin e Republikės sė Shqipėrsiė pėrmes pushtimit jugo-sllav. Kėsaj duhet shtuar edhe njė rrethanė tėpėr domėthėnse: Angizhamin e thekėsuar pro-jugosllav, sidomos tė Amerikės dhe tė Anglisė, qė kur ndodhi thyerja e madhe nė mes tė Jugosllavisė dhe Bashkimit Sovjetik. Nė kuadėr tė asaj thyerje tė madhe ishin ndihmat e mėdha ushtarake qė Perėndimi i jepte Jugo-Sllavisė, ndihma e madhe kadrovike e shėrbimeve sekrete jugo-sllave (atėherė sidoms CIA, Intelegent Servic e ndihmonin theksueshėm UDB-nė dhe bashkarisht rekrutonin kundėrshtarėt politikė dhe luftarak kundėr sistemit monist tė Republikės se Shqipėrisė. Pėr tė mos u zgjatur me tematikė, e cila meriton analiza tė pėrkushtuara shkencore (qė do bėhet e mundur sidomos kur tė hapen arkivat e shumė shteteve tė involvuara nė atė ndeshje brutakle, pėr ēka jam bindur sidomos kur pash njė dokumentar televiziv tė BBC kushtuar atij luftimi), dėshiroj tė kem supozuar se Prof. Arshi Pipa pati fatin qė pėrzgjodhi Sarajevėn si vend ekzilimi, kurse Martin Camajt duhet ti jetė imponuar Prishtina, duke e ngarkuar me misione tė mėdha (siē ishte posti i kryeredaktorit nė Gazetėn komuniste Rilindja). Nuk besoj se Prof. Arshi Pipa, me tė arritur nė Sarajevė, duhet tė ketė qenė shkenctar aq i madh i etnografisė shqiptare, sa menjėherė tė ishte i atij niveli, sa pėr tė konstatuar shkecėrisht se pėrardhja e eposit tė Krahinės sonė (Kelmendit) tė ishte nga kopjimi i eposin mesjetar serb. Pra, mendoj se njė tezė tė tillė, tė pėrpiluar nė Akademinė serbomadhe tė shkėncave, ėshtė detyruar ta nėnshkruaj edhe Arshi Pipa...
3.) Nuk jam i prirur ti gjykoj nė mėnyrė tė shabllonizuar ata qė janė ndier tė detyruar tė pėrzgjedhin mbijetesėn e tyre fizike, kur janė vėnė para kushtėzimeve tė tilla, prandaj edhe atė pėrzgjidhje, nėse ka ndoshur siē e pėrshkrova, mundohem ta arsyetoj, pasi njėsoj po mundohemi tė arsyetojmė edhe pėrzgjedhjen qė duhet tė kėnė bėrė Fadil Hoxha, Hivzi Sylejmani dhe shumė intelektual tė trojeve tona tė pushtuara nė Jugosllavi, tė cilėt qenė vėnė nė shėrbim tė Beogradit, siē duhet tė ketė ndodhur akoma mė brutalisht me tė arratisurit nga Republika e Shqipėrsiė nė Jugosllavisė. Mua me intereson mė shumė tė mėsoj, se si e kane pėrbyllur jetėn e tyre intelektuale kjo kategori, a i kanė shfrytėzuar maksimalisht hapėsirat, kur u ėshtė dhėnė mundėsia reale, qė tė ndėrrojnė menjen dhe angazhimin, duke u vėnė nė anėn e popullit tė vetė, tė ēlirimit tė trojeve tė pushtuara dhe tė demokratizimit tė sistemit nė Republikėn e Shqipėrsiė, etj. Nga ato qė kam mundur tė investigoj, supozoj se njė pjesė e intelektualėve e kanė berė kthesėn e madhe, kush mė herėt e kush mė vonė, varėsisht nga shkathtėsia, guximi intelektual dhe njerėzor, bindjet. Dhe prandaj, megjithatė, dėshiroj tė rris mirėkuptimin ndaj tė gjithė atyre qė kanė bėrė sa mė herėt kthesėn e madhe cilėsore dhe janė angazhuar maksimalisht pėr ēlirimin e trojeve tė pushtuara dhe pėr demokratizimin e sistemit nė Republikėn e Shqipėrisė. Informimi qė dha Prof. Repishti pėr Arshi Pipėn ma rritėn mirėkutimin pėr angazhimin e tij, pėr tė cilin informim i jam mirėnjohės, por pėr Martin Camajn vazhdoj tė ruaj kundėrshinė time, i bazuar edhe nė pėrjetimet personale, pėr tė cilat informova nė reagimet e mėhershme nė kuadėr tė kėtij debati.
4.) Konstatimi i Prof, Arshi Pipės, se mėrgata politike Republikės sė Shqipėrisė ėshtė angazhuar deri nė vitetet e 90-ta pėr tė pėrkrahur Kosovėn dhe viset tjera shqiptare tė ripushtuara nga Jugo-Sllavija, nuk ėshtė edhe aq i sakt. Pėr kėtė pjesėrisht pata shkruar mė herėt nė reagimet e mia, por po pėrpiqėm tė saktoj kėtė pėrcaktim timin. Mėrgata politike shqiptare e Republikės sė Shqipėrsisė ka qenė e pėrcakrtuar kryesisht, pėr tė mos thėnė tėrėsisht, nė luftimin e rexhimit tė Enver Hoxhės dhe fare pak, pėr tė mos thėnė aspak, pėr ēlirimin e Kosovės dhe viseve tė tjera tė pushtuar nga Jugo-Sllavija e Greqia. Ajo mėrgatė ka qnė e kontrolluar, pėr tė mos thėnė e komanduar, nga strukturat agjenturore jugo-sllave. Pėr ketė pata sjellur shėmbull Nderim Kupin, Kryetarin e Legalitetit nė tėrė mėrgatėn politike tė asaj kohe dhe Hasan Hoxhen, Kryetar i Legalitetit nė Belgjikė, duke ia shtuar edhe angazhimin e ta zėmė Mulla Isuf Azemit nga Tetova, Kryetar i Lidhjes Kosovare nė Amerikė, ose Hysen Terpezės nga Kosova, Kryetar i Lidhjes se Dytė tė Prizrentit, pėr tė precizuar se nuk ishin vetėm krerėt e mėrgatės shqiptare tė Republikės sė Shqipėrisė, por edhe nga Kosova e Maqedonia, qė i shėrbenin me pėrkushtim tė madh Beogradit serbomadh. Pėr kėtė dėmon fakti, se nė asnjė demonstatė e manifestim, nė pėrkrahje tė Kosovės, janė angazhuar shumė pak krerė dhe individ tė mėrgatės sė vjetėr politike, pėr tė mos thėnė se numri i tyre ka qenė fare simbilik (dhe prandaj pėr kėtė dukuri ka qenė shpesh i zhgėnjyer edhe Prof. Sami Repishti).
Pėr ata qė do dėshironin tė trajtonin shkecėrisht kėtė tematikė, do tė ishte me interes tė madh qė tė nxitoheshin qė tė grumbullonin opinionet dhe pėrjetimet e mė tė moshuarėve nė emigracion. Unė kam mbedhur disa intervista dhe jam nė pėrgatitje tė tyre pėr ti publikuar.
Nė vazhdim letra e Kadarės.
Ēuditėrisht, ose lista e Alb-Shkecės ka vetėm nga ata qė nuk u intereson kjo tematikė, ose kjo tematikė nuk ngjalli vemendjen e merituar, pėr tė mos thėnė se kėtij debati nuk po i lejohet hapėsirė e duhur nga administratorėt, sipas kėrkesės sė Prof. Sami Repishtit.
Ibrahim Kelmendi
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».
" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 28-09-08 nė 02:46.
|