Temė: Puls Plus
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-07-08, 11:57   #4
Nostra_22
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,575
Rrespekti: 25 Nostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud of
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Post Krijim krijuesve te mi !

Ku perfundova keshtu
O prinderit e mi
Trishtimi po me mund
Terbimi me shkund
Duke folur me tuajen fotografi
Qe shpesh ju kam qortuar
Qe …larg jush
Zgjodha per te jetuar
E sot po qaj si femije mama
Me mbaj ne krahe
Si femije perseri me mbaj
Se perqafimi yt nene
Eshte paqja e "premtuar"
Se buzeqeshja jote At'
Eshte me e shtrenjta dhurate
Qe me jep frymen
E shpresen ma zgjon
Eshte thirrja e shenjte
Te mbijetoj me fton
Ketu … larg jush
Toka qe shkel eshte e mallkuar
Melodise i mungon ndjenja
Per te tingelluar
Dielli ndrin por nuk ngroh
Kurre me si me pare
Qe castin kur nga ju
….Jam ndare
Ndoshta nuk jeni njerezit
Me te perkryer te kesaj bote
Por jeni e gjithe bota per mua
Ndoshta s'jeni perfekte
Por perfektshmerisht
Ajo cfare dua…



Syte me jane thare
Se une nuk ju shoh
Ndjehem i perthare
As veten, pa ju se njoh
Larg jush bota eshte e eger
Pa harmoni, pa dashuri
Kam nevoje per ju
O krijuesit e mi
Se per ju isha femija
Me i bukur ne bote
I rrethuar nga dashuria
E shenjte e kuptimplote
Me mungon shtepia jone
Me mungon qilimi i vjeter
Ku ngrita boten time
Qe ish … aq tjeter
O nena ime magjike
Qe me nje puthje plage sheron
Me ndjen sesa po vuaj
Dhimbjen time a e kupton ?
Une jetoj pergjysem
E ajo gjysme per ju jeton
Per te degjuar zerin tend
Qe eshte tingulli i bekuar
Nje mengjes prej tij
pa e degjuar
Dita ime nis… e mbaruar
Nena ime qe perkujdesja
Gjumin ta ka mohuar
Te flija une i qete
Ndersa ti duke sakrifikuar
E une tani veshtroj veten
Ne cdo tenden rrudhe
E shtrenjta e dashura nene
Qe me ndrit cdo udhe
Qe me je perhere prane
Edhe kur une s'jam me ty
Qe me beson genjeshtren
Kur te verteten ma lexon ne sy
Me fal qe nuk te lumturoj
Si dikur shume kohe me pare
Po ashtu si diten
Kur me doli dhembi I pare
Me fal qe une nuk isha
Ai qe kam deshiruar
Me fal qe nuk po arrij
Ate qe j'ua kam premtuar
Me fal qe ne tenden dhome
S'mund te vendos cdo dite
Lule plot arome
Me fal o nena ime
Qe s'mund te te jap
Ate qe zemra me deshiron
Ate …qe ti meriton !
I dashur baba
Qe drite te syve me ke
Faleminderit per cdo gje
Faleminderit per ate qe je
Me kujtohet kur thoja:
Baba nuk jam femije me
E ti ma ktheje buzagaz:
Femija im do jesh gjithnje
Ndoshta kjo jete eshte e shkurter
Ndoshta vitet ikin shpejt
Te te sherbeja devotshmerisht
Si c'me gatove ti vete
Ti baba je idhulli im
Simboli i urtesise
Burri me trim
Emblema e drejtesise
Qe vezullon force e besim
Je ti… Babai im
Qe kurre nuk u mposhte
Qe nga dita kur ishim te mitur
Me te njejten force lufton dhe sot
Qe fale teje jemi rritur
Si munda valle t'iu le vetem
Tani ne pleqeri
Nuk me shkruajne duart
Me flasin lotet tani
Dhe kam nje enderr
Ne zemer ushqej shpresa
Qe nje dite do te rrethoheni
Me nipera e mbesa
Qe do t'iu therrasin gjyshi e nena
E do t'iu shoh
Te luani me ta porsi femije
JU o prinderit e mi
Qe edhe 1mije jete
Te kisha pasur
Ti jetoja si femija juaj
Do kisha dashur
Baba,mama, ky gjaku juaj
Ne damaret e mi vlon
Brenda meje ne trashegimi shekujsh
Keni per te jetuar pergjithmone….

__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė