25-07-08, 11:54
|
#2
|
|
Bordi Drejtues
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi:
Statusi: 
Mosha: 26
Postime: 2,575
|
Ekzistoj
|
|
Nen krenarine jetime
Te boshllekut tim
Ne zhgenjimin e perplote
Financuar nga "suksesi" im
Gjunjezohem ne heshtje
Qe genjeshtra mengjesore
Pa meshire te me ngushelloje
Realitetin te shtremberoje
Kur i etur sillem ta besoj
Nje cast koha peson abort
E une ndal per te kujtuar
Pyes veten c'kam fituar?
Lotarine per te jetuar
Nje grumbull unik rastesish
Nje e qare e patingelluar
E nje fatlumi te pafat
Me dhimbje qe kurre s'kreu
Mungese te paarsyetuar
I rilindur inercisht cdo mengjes
Nje e kaluar qe nuk njohu mbrese
Nje e tashme qe me fton te pres
Nje e ardhme qe lut shprese
Ate shprese ciklike
Ku paushqyer i vetem mbes
Ne rropatjen per nje kthese
Ku do shfaqet mundesia
Qe te shfaq mundesite e mia
Per syte fals qe
Driten e premtuar ende s'kane pare
Per shikimet e humbura
Qe mendja le me barre
Dehje, agonim
Nje ngushellim ky helmi im
Uria ime me stil barbar
Mekate te kthyera ne kroni
Etje e helmit mekatar
E kurorezuar ne mani
Bukuri qe shfaqen si meteore
Fallcifitete qe orvaten si tutore
Me konture altruiste
Mbushur me mendime pa jehone
Te firmes : Pesimiste
Neper vena lundron
Me flamur te germezuar
Jo pirat por PADRON
Ditet veshin te njejten lecke
Si skllever qe s'ndertojne
Ne rrjeshtin monoton
Vetem datat i bejne te dallojne
Mes miliarda spermatozoidesh
I fat apo I forte?
Mes miliarda si ata te mbijetuar
I pafat apo I kote ?
Jo, zhgenjimet me rriten
Pengesat e saj me sterviten
Gjunjte e gjakosur heshten
Kur udhet e paudha
Shollet e mia deshen
E une s'ndala por renda,
Heshtja sepse degjoja
Me thane ta dua tjetrin
Te respektoj me te vjetrin
Te ul koken te duroj
Duhet te ekzistoj
Te keqen ta kem frike
Friken ta kem mik
Te jem i urte per te qene besnik
Tundimit ti uleras: IK
Te behem ai qe me duan
Kur s'me duan ai qe jam une
Duke injoruar te me njohin
Per me shume.
Keto ligje morale
Quheshin kulture
Per tu titulluar NJERI
Kerkohej nje njohje ne miniature
E kesaj pakete pseudo te denje
Ku per egon e origjinalitetin
S'kishte patur vend
Ketu trajnoheshin viktima
E te paedukuarve "trima"
Te injorances qe pushton
E nen efekt indiferentizmi kryeson
Qe perdoron e shperdoron
Ate per te cilen kemi luftuar
Qe pa lodhje, mund e djerse
Madje as pa e enderruar
"Mitiken" tone e paskan merituar !!!
Kjo ishte bota e vertete
Ku vlerat ktheheshin armiq
Dhe servilizmi me antivlerat
Krijonin miq.
Mesova si te flas
Por sot goja harroi te belbezoje
Mendimet godasin qendren
E ajo s'arrin te reagoje
Perqafova dijen
Per te ndjere me thelle
Per te vuajtur me FERR-shem
Per tu ushqyer aty ku vjell
Per t'iu lumturuar
Udhetimit te gjethes ne ere
Per te ekzistuar
Per te plotesuar TE TJERE
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. 
Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė
Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
|
|
|