Sekrete tė vogla bukurie
Qumėsht pastrues pėr lekurėn tė yndyrshme
Shtrydhni njė grejpfrut dhe e pėrziejni lėngun e tij me njė gotė qumėshti tė ftohtė. Ruajeni nė frigorifer dhe pėrdoreni pėr tė pastruar fytyrėn para gjumit. Njomni njė cope pambuku tė pastėr dhe kaloni me tė gjithė fytyrėn. Shpėrlajeni me ujė tė vakėt dhe fshijeni fytyrėn me pecetė tė pastėr.
Ujė trėndafili pėr sy tė ėnjtur
Zieni 1 litėr ujė dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidheni nė tė 20 petale trėndafili. Lėreni rreth 30 minuta, mė pas kullojini. Lėreni ujin e trėndafilit tė ftohet pak dhe bėni me tė kompresa nė sy.
Maskė me patate pėr rrathėt e zinj tė syve
Pastroni njė patate dh eprijeni nė feta shumė tė holla. Shtrojeni fetat nė sy dhe leni rreth 10 minuta. Mė pas hiqeni dhe shpėrlani fytyrėn .
Tonifikues pėr flokė tė dobėt
Nė njė tas tė vogėl rrihni 1 kokėrr vezė dhe ½ filxhani ēaji me kos. Masazhoni me kėtė maskė flokėt tuaj. Lėreni tonifikuesin nė flokė rreth 10 minuta. Mė pas shpėrlajeni.
Zbutės pėr flokėt e thatė
Nė njė enė pėrzieni 2 kokrra vezė tė rrahura me 1 lugė vaj ulliri, 1 lugė glicerinė dhe pak uthull. Kalojeni kėtė maskė nė flokėt dhe lėreni rreth 15 minuta. Nė vazhdim lajeni .
Krem pastrues pėr fytyrėn
Nevojiten:
¼ kastravec(me lėkurė tė prerė hollė ), 1/8 patate (me lėkurė tė prerė hollė), 1 lugė sodė buke, 1 kokėrr vezė, ¼ filxhan kos.
Pėrgatitja:
Hidhni nė makineri grirėse otaten dhe kastravecin. Shtoni sodėn dhe vezėn dhe vazhdoni pėrzierjen. Hidhni kosin. Nėse keni lėkurė tė yndyrshme, shtoni 2 lugė kafeje lėng limoni. Kremi ruhet ne frigorifer pėr 2 ditė. Shtrojeni nė njė pambuk ose pecetė tė pastėr dhe pastroni me tė fytyrėn. Mė pas hiqeni dhe shpėrlajeni fytyrėn.