Shiko Postimin Tek
Vjetër 27-09-08, 20:11   #2
kitrra 123
babadimer i plakave
 
Avatari i kitrra 123
 

Anëtarësuar: Jul 2008
Vendndodhja: qe qitu mas shporetit tuj nxe komt se mu merdhine e te prit plaken me ma voktis ujin
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 30
Postime: 1,362
Rrespekti: 15 kitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to beholdkitrra 123 is a splendid one to behold
Dërgo mesazh me anë të  AIM tek kitrra 123 Dërgo mesazh me anë të MSN tek kitrra 123
Gabim Fillimpranvere viti 2000 burgu i pozharevacit serbi

‘’………………as vet se di se si kisha ardhur deri ketu vetem kur e pashe veten ne maje te Sukes se Rrahit, kodra nga e cila verehej fshati si ne pellembe te dores. Ne letrat qe kisha marre nga shtepia me thonin se fshati kishte ndyshuar krejtesisht por nuk munde ta besoja dhe ja ky ndryshim paraqitej tani para syve te mi. Vereheshin kullat e vjetra te fshatit te cilat i kishin qendruar te gjitha hordhive te armiqve me pare por nuk i kishin bere ballë zjarrit te armikut te fundit dhe shenjat e djegejes se tyre vereheshin qart. Rreze tyre ishin ndertuar shtepi te reja e te vogla por asesi nuk kishin arritur ta zevendesonin bukurin dhe madheshtine e tyre. Shiqoja shtepit e rralla te fshatit te cilat ishin te shkaperderdhura dhe te ndertuara large njera tjetres. Deshiroja te shifja me imtesin mikroskopike qdo gje sepse si kisha pare qe 4 vite dhe ndryshimet ishin te medha. Dikunde ndegjoje lehjen e nje qeni te shoqeruar nga melodia e kavallit dhe blegerimes se deleve. Pas pak ndegjoje edhe nje kenge gjeli, dhe mallengjimi arriti kulmin. Kishte kohe qe skisha ndegjuar diqka te tille dhe me syte e perlotur shpejtova hapin drejte shtepise duke mos dashur te mendoj per asgje me.Deshiroja qe sa me shpejte te shihja nenen ,e cila mi dinte te gjitha hallet dhe njekohsisht frigohesha se do te munde te qendronte kur do te me shifte te gjalle. Ishte hera e pare ne jeten time qe hyja ne fshat si nje hajn duke u pervjedhur gardheve dhe mureve por deshira e madhe qe nena te me shihte e para me solli para dyerve te oborrit pa me verejtur askush.Trupi mu trishtua dhe me dridhej i teri sepse e dija se pas trokitjes sime do te lajmerohej nena , sepse ajo vazhdimishte me priste mua dhe ne cdo trokitje dere ajo lajmerohej qysh nga mungesa ime e gjate. I prekur thelle ne shpirt trokita ne dere……………………………………’’
……………..zhurma shurdhuese e deres se dhomes se burgut me nderpreu enderren e cila nuk doja te perfundonte kurr……dhe pernjeher era e mykyt dhe papastertise se dhomes se burgut zevendesoj ate arome fshati te cilen isha duke e shijuar ne enderren e fshatit. Ah jete e poshter mendova me vete dhe mendimet mi nderpreu zeri i gardianit te burgut - Broj 1964025 dodji ovamo.
Ishte numri im, u ngrita ngadal nga trupi i llomitur nga rrahjet e qdoditshme dhe ecja ne drejtim te deres , duke mallkuar ate ze i cili ma prishi enderren dhe nuk me la te perqafoja se paku njeher nenen………………………………………….........
__________________
- I TAKOJ LUFTETARIT NE TE CILIN BASHKOHET E SHKUARA DHE E ARDHMJA -

Të gënjeshë të tjerët është lluks i rrallë e të gënjeshë vetveten s'është gjë tjetër pos budallallëk

kitrra 123 nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë