|
Administrator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Durres
Seksi:
Mosha: 22
Postime: 776
|
Shpėrthimi i shqiptarizmit i kaloi tė gjitha parashikimet e armiqve tė gjuhės shqipe. Nė atė kohė dolėn nė dritė rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, qė botoheshin nė Shqipėri dhe nė kolonitė shqiptare jashtė vendit. Xhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashėn, tė frikėsuar nga ky shpėrthim i shpejtė i arsimit shqip, reaguan ashpėr, duke ndaluar shoqėritė, shkollat dhe botimet nė shqip. Nė Vlorė atdhetarėt e ndershėm arrestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonės u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naēi u largua nga Shqipėria, nga frika e vrasjes. Nė Gjirokastėr pionieri i arsimit shqip kombėtar, Koto Hoxhi, u internua nė kėshtjellėn e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i sė parės shkollė shqipe nė Korēė, u internua nė Selanik. Xhonturqit i kishin vėnė detyrė vetes pėr tė rrjepur tė gjallė tė gjithė shqiptarėt e ndershėm qė punonin pėr pėrhapjen e gjuhės shqipe. Gjėrat po shkonin keq mė keq.
Dalja nė pah e gjuhės shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanėt injorantė e konservatorė. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetėm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarėve shqiptarė pėr shkronja latine perėndimore ishte njė pėrēmim pėr fenė myslimane. Njerėz tė paditur dhe injorantė formuan me mbėshtetjen edhe tė Qeverisė sė Xhonturqėve nė Stamboll shoqėrinė Mahfeli me synimin pėr pėrēarjen e shqiptarėve dhe frenimin e arsimit nė shqip. Nė fund tė vitit 1909, Qeveria turke ndaloi pėrdorimin e gjuhės shqipe me shkronja kombėtare, nė tė gjitha shkollat anembanė vendit. Gjithashtu, nxori njė dekret, sipas tė cilit gjuha shqipe do tė shkruhet vetėm me shkronja arabe. Shoqėria reaksionare "Mahfeti" me mbėshtetjen e qeverisė turke, shtypi dhe shpėrndau abetaret e para me gėrma arabe. Pėr kėtė arsye, nė shkurt tė 1910, u mbajt nė Elbasan njė miting proteste, ku 7000 protestues ngritėn zėrin kundėr pėrdorimit tė shkronjave arabe pėr gjuhėn shqipe. Po atė muaj protestat vazhduan nė Korēė, Berat, ku mbi 15.000 vetė dogjėn nė qendėr tė qytetit abetaret shqiptare me gėrma arabe, tė dėrguara nga Stambolli.
Telegrame tė shumta nga shoqėritė, shqiptare tė Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehėn nė mbrojtje tė alfabetit shqip. Nė Shkodėr, njė grup myslimanėsh u bėnė gati tė organizonin njė manifestim nė pėrkrahje tė shkronjave arabe. Mirėpo ndėrruan mėndje kur 60000 katolikė dhe myslimanė tė ndershėm shqiptarė, nga Malėsia e Madhe, organizuan ditė mė parė njė manifestim madhėshtor nė pėrkrahje tė shkronjave latine. Protesta tė ngjashme u organizuan nė Pėrmet, Kolonjė, Tepelenė, Frashėr, Konicė etj. Por turqit nuk deshėn t'ia dinin. Atėherė nė mars tė 1910 u thirr Kongresi i dytė i Manastirit. Aty u vendos qė tė vazhdojė pėrdorimi i alfabetit kombėtar me shkronja latine dhe protestat kundėr vendimit tė padrejtė tė Qeverisė Turke.
Gazeta atdhetare "Shkreptima" e Kajros botoi njė momerandum tė hartuar nga kryengritėsit qė luftonin nė malet e Shqipėrisė. Nė tė theksohej se qėllimi i tyre nuk ishte pėr plaēkitur apo pėr tė vrarė, por pėr tė luftuar pėr ‘'lirinė e edukimit nė gjuhėn shqipe dhe me alfabetin kombėtar, lirinė pėr tė hapur tė gjitha shkollat shqipe tė mbyllura nga qeveria turke dhe vėnien nė punė tė shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave tė ndaluara, lirimin e tė burgosurve politikė. Dhe pėrfundonte me mesazhin: “E gjithė bota e qytetėruar dhe veēanėrisht qeveria e perandorisė Otomane le ta dijė mirė se t ė gjithė shqiptarėt, gegė e toskė, tė krishterė e myslimanė, nuk do ta pushojnė luftėn pėr kėto tri kėrkesa, derisa qeveria tė na i garantojė ato me siguri”.
Edhe nė kėtė luftė, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mėsues, por me dėshirėn nė shpirt pėr dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, nga armiqtė e afėrmt dhe tė largėt, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri nė jug tė Shqipnis dhe pregatiti breza tė rinjė atdhedashės. Megjithėse ky zhvillim kulturor ishte pėrfytyruar si jo i dhunshėm, shpejt ai u kthye nė njė zjarr tė rrezikshėm. Qė shqiptarėt trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlora, do nxitonin hapat pėr tė shpallur mėvetėsinė e Shqipėrisė mė 28 nėntor tė 1912 nė Vlorė. Pas pak muajsh filloi Lufta Balkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytete historikisht tė banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga sllavėt. Tė gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjėn dhe shumica e atdhetarėve shqiptar u therrėn nga serbėt, disa u burgosėn. Popullata myslimane shqiptare u detyrua tė braktiste qytetin e Shkupit dhe tė Manastirit, ato familje ortodokse shqiptare qė mbetėn aty, me kalimin e viteve dhe me dhunė u nėnshtruan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
__________________
Pėrmbi za, qė lėshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Pėrmbi erė, qi nep zymbyli,
pa da zemrėn ma ngushėllon.
Gegė e toskė, malėsi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundė e majė nji asht Shqipnia,
e nji gjuhė t'gjith na bashkon.
|