Gjatė zhvillimit tė letėrsisė shqipe u hartuan disa alfabete tė ndryshme. Njė nga mė tė fundit ishte ai i krijuar nė Stamboll. Megjithatė, mendimi i pėrgjithshėm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak tė pranueshme pėr prodhimin e letėrsisė shqipe dhe gjuhės kombėtare shqipe. Pėr kėtė arsye, shoqėria aktive dhe idealiste "Bashkimi" nė Manastir, thirri Kongresin e Parė tė Pėrgjithshėm pėr diskutimin e njė alfabeti tė njėsuar. Njė alfabet i njėsuar do tė ishte fillimi i letėrsisė mbarėshqiptare. Prandaj mė
14 nėntor 1908 nė Manastir u mblodh Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit.
Nė kėtė kongres ishin tė pranishėm 150 delegatė, tė ardhur nga tė gjitha anėt e
Shqipėrisė, si dhe nga komunitetet shqiptare nė
Rumani,
Itali,
Greqi,
Turqi,
Egjipt,
Amerikė etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh
Mithat Frashėri, i biri i
Abdyl Frashėrit. Mithat Frashėri ishte nė atė kohė redaktor i dy revistave qė botoheshin nė Selanik:
Liria dhe
Dituria. Sekretare e komisionit u zgjodh
Parashqevi Qiriazi, mėsuese e shkollės sė vashave nė Korēė. Nėnkryetar u zgjodh
Grigori Cilka, nga Korēa si dhe 11 anėtarė tė tjerė. Nė atė Kongres merrnin pjesė shqiptare te fesė myslimane, katolike, ortodoksė, protestantė, njerėz tė ditur dhe tė gjithė erdhėn sė bashku, pėr arritjen e njė qėllimi tė madh kombėtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik
Gjergj Fishta, nga
Shkodra, preku tė gjithė pjesėmarrėsit, sa njė hoxhė rendi ta pėrqafonte para tė gjithėve. Kėrkesa e kombėtaristėve shqiptarė ishte qė gjuha shqipe tė mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjė qė nėnkupton mosnėnshtrimin qoftė ndaj otomanėve, qoftė ndaj grekėve. Kongresi vendosi me votė unanime tė lėnė mėnjanė
alfabetin e Stanbollit, dhe ta shkruanin gjuhėn shqipe vetėm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe qė pėrdoret deri mė ditėt tona. Gjithashtu, u vendos qė pas dy vjetėsh tė mbahej njė Kongres i dytė nė Janinė pėr tė shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr shkrirjen e dialekteve
gegė dhe
toskė nė njė gjuhė tė njėsuar shqipe. Duke qenė se para Kongresit tė Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo pėrshtatjet e tyre, vendosmėria e delegatė vepėr t'i kthyer sytė nga perėndimi ishte haptazi njė shpallje kulturore e panvarėsisė, gjė qė nuk kaloi pa u vėnė re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleatėt e tyre sllavė.
Nė Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga njė grup tregtarėsh atdhetarė myslimanė shqiptarė.
Shtypshkronja e Manastirit shpejt u bė e njohur nė tė gjithė Shqipėrinė si shpėrndarėse e librave dhe gazetave nė gjuhėn shqipe. Nė kėtė punishte ishin tė punėsuar 17 vetė, tė cilėt punonin me njė makinė tė re elektrike, qė vihej nė lėvizje me dorė, pėr tė shtypur gazetėn e pėrjavshme
Bashkimi i Kombit si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.