|
Nata e Kadrit
Loverboy
Str4ngeR
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: WorLd 0f dReAms
Postime: 2,879

20-09-08, 11:47
Vleresimi:
(1 votes - average)
Es-selamu Alejkum We Rahmetullahi We Berekatuhu
-Paqja, Meshira dhe Bereqeti i Allahut qofte mbi ju-
Vellezer dhe motra te besimit Islam. Meqenese dje kemi hyre ne pjesen e trete apo te fundit te Ramazanit, e pash te arsyeshme ta postoj kete teme e cila ka lidhje me "Naten e Kadrit". C'eshte Nata e Kadrit? Cfare vlere ka kjo nate? Cfare duhet vepruar etj etj...Lexone materialin ne vazhdim:
Allahu i Madheruar thote:
1. Ha, Mimė.
2. Pasha librin sqarues (tė sė drejtės nga e kota)!
3. Ne e zbritėm atė nė njė natė tė bekuar (nė Natėn e Kadrit). Ne dėshiruam tu tėrheqim vėrejtjen e njerėzit tė jenė tė gatshėm.
4. Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė.
5. Urdhėr i pėrcaktuar nga Vetė Ne. Ska dyshim se Ne dėrguam tė dėrguar.
6. (E zbritėm) Nga Mėshira e Zotit tėnd; Ai ėshtė Dėgjuesi, i Dijshmi.
(Duhan,1-6)
Allahu i Madheruar dergoi Kur'anin ne kete nate te cilėn Zoti e ka pershkruar si te bekuar. Shprehja Nė atė (natė) zgjidhet ēdo ēėshtje nė mėnyrė tė prerė do te thote se ne ate nate fati i te gjitha krijesave vendoset per vitin e ardhshem.
Ne ate nate shkruhet se kush do te jetoje, kush do te vdes, kush do te shpetohet, kush do te mallkohet, kush do te paracaktohet per ne Xhennet, e kush do te paracaktohet per ne Xhehennem, kujt do ti dhurohet nderi, kush do te turperohet, ku do te paraqitet thatesia dhe uria, si dhe cdo gje tjeter te cilen e deshiron Allahu i Madhėruar ate vit.
Ajo qe nenkuptohet me idene se fati i te gjitha krijesave shkruhet ne Naten e Kadrit eshte (Allahu e di me se miri) se ne Naten e Kadrit ato barten prej Lewhi Mafhudhit.
Ibni Abasi ka thene:
"Vėrejmė qė njeriu pėrgatit shtrojen pėr tė fjetur, mbjellė farėn dhe vėrtet ai ėshtė prej tė vdekurve (ka pėr qėllim, ėshtė caktuar qė do tė vdesė kėtė vit nė Natėn e Kadrit)"
Kuptimi i fjales kadr eshte nderim ose respektim, d.m.th. ajo eshte nate e cila nderohet per shkak te karakteristikave te saj te vecanta, dhe pasi qe personi i cili rri zgjuar gjate kesaj nate behet njeri i nderit.
Eshte thenė se kadr do te thote shtrengim, ne kuptimin qe dija se kur eshte saktesisht kjo nate, eshte e fshehur.
Gjithashtu eshte thene se kadr do te thote kader, d.m.th., se ne kete nate vendosen urdherat per vitin e ardhshem.
U quajt "Kadr" sepse kjo eshte nje nate e larte tek i Madhi Zot, dhe se ne te falen gjynahet me se shumti dhe mbulohen te keqijat, pra kjo eshte nate e Magfiretit-Meshires.
Per kete dijetaret Islam e quajtėn "feste nder me te respektuarat, nate e paqes, e miresise se pergjithshme, e shperblimit te pashembullt".
Njera prej madheshtive te kesaj nate eshte edhe hapja e dyerve te qiejve per te pranuar lutjet e atyre qe i drejtohen Zotit te tyre qe t'u zgjidhen hallet, per t'u larguar veshtiresite dhe per t'u sjelle gezim.
Eshte kjo nate per te cilen Allahu i Madheruar ka thene se eshte: Me e mire dhe me e vlefshme se nje mije muaj te tjere." Dhe 1000 muaj bejnė 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerezve ne kete bote nuk i kalon te 74 vjetet, do te thote se kjo nate eshte me me vlere se tere jeta e njeriut.
Ne lidhje me kete, thote Allahu i Madheruar ne Kur'anin Famelarte:
"Ne e zbritėm atė (Kuranin) nė natėn e Kadrit. E ē'tė bėri ty tė dish se ē'ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e vlefshme se njė mijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre, nė tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) me tė gjitha vendimet. Ajo (qė pėrcakton Zoti) ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit." [El Kadr:1-5].
Per kete Katadeja (Zoti qofte i kenaqur me te) ka thene:
"Allahu ka vlerėsuar dhe zgjedhur disa nga krijesat e Tij, ka zgjedhur nga meleqtė tė dėrguar dhe nga njerėzit Pejgamberė, ka zgjedhur nga fjalėt lutjet dhe prej vendeve xhamitė, ka zgjedhur nga muajt Ramazanin, nga ditėt tė xhumanė (tė premten), kurse nga netėt Natėn e Kadrit. Prandaj, o muslimanė, madhėroni ato qė ka madhėruar Allahu."
Muaji i Ramazanit, muaj ne te cilin u shpall Kur'ani, qe eshte meshire per njerez! Eshte ky muaj i shenjte, ne te cilin Allahu i Madheruar i ka dhene Musait a.s. Teuratin, i ka dhene muslimaneve fitore ne luften e Bedrit. Ne kete muaj Zoti i shenjte i tregoi mrekulline e Tij te Profetet a.s. nepermjet engjullit Xhibril.
Kur ai (Xhibrili) ju shfaq Muhammedit a.s.(njeriut i cili do te ishte Profeti i mbare njerezimit) ne shpelle, ishte muaji Ramazan. E kur Muhamedi a.s. meditonte per Zotin e Madh, ishte Nata e Kadrit.
Vlera e kesaj nate eshte madheshtore, per ate se kjo nate ka deshmuar zbritjen e Kur'anit Famelarte, i cili e drejton te kapurin per te ne rrugen e krenarise e nderit, dhe e ngre ate ne vendet e lavdise e perjetesise.
Populli musliman, te cilet pasojne rrugen e te Derguarit tone Muhammed Mustafase (a.s.), nuk ngre flamuj ne kete nate dhe as harqet per te gezuar, por ai garon ne ngjalljen e kesaj nate me namaz e adhurim, me besim e shprese per shperblim nga Allahu i Madheruar.
Vėlla musliman, e motėr muslimane!
Vertet Nata e Kadrit ka rendesi shumė tė madhe. Ajo eshte paqė qe zgjate deri ne agim. Te tera kėto nenkuptohen nga hadithet e shumta te Pejgamberit a.s. dhe nga porosite e dijetareve qe kuptuan me se miri dhe besuan ate qe porositi i Madhi Zot dhe Profetii Tij. Keshtu njeri prej tyre shprehet:
"Allahu nė kėtė natė cakton veēse mirėsi, ndėrsa nė netėt tjera gjykon pėr tė kėqijat dhe tė mirat"
Menēuria e fshehjes se Nates se Kadrit, u be qe njerezit te fitojne me shume sevape duke e kerkuar ate.
Imam Rraziu thote per kete ne tefsirin e tij:
"Allahu xh.sh. e ka fshehur atė si shumė gjėra tė tjera; kėshtu Ai e ka fshehur kėnaqėsinė (razin) e Tij nė respektin qė i bėjmė, ka fshehur hidhėrimin e Tij pėr mėkatet qė bėjmė, ka fshehur pėrgjigjen nė Dua qė t'i bėhen lutje sa mė shumė; e ka fshehur edhe kėtė natė qė t'i madhėrojmė tė gjitha netėt e Ramazanit e, sidomos, dhjetė netėt e fundit tė tij."
__________________
" Dhe nuk jemi tė obliguar pėr tjetėr, pėrveēse tju kumtojmė ashtu qartė. ".
(Kur'an: Sure Jasin 36:17)
|