Mqs ne jemi njerez, sillemi dhe kuptojme si te tille, edhe te gjykojme si te tille.
Ajo qe une arrij te kuptoj nga perkufizimet tuaja e ben Zotin tuaj shume njerezor dhe njerezit i ngre ne hyjni.
Atehere dua te bazohem tek postimi i Alfoncit :
Zoti nuk ka nevoje, por do shelbimin e te gjitheve, por ne te njejten kohe do qe te jete i adhuruar, i falenderuar dhe i njohur nga krijesat e tij.
Zoti nuk ka nevoje por do shperblimin ...?
Do qe te jete i adhuruar, i falenderuar , te ndjeje nenshtrimin e njerezve ?
Im ate ka bere gjithcka per mua, per te mos thene qe eshte shnderruar nje krijese qe jeton jo me per veten, por per krijesat e tij.
Eshte e drejte qe ai te me kerkoje jashte vullnetit tim shperblimin per punen qe ka bere ? A nuk e ndot kjo kerkese qellimin e tij te paster ?
Une nga ana tjeter si krijesa e tij nuk ndjehem aspak i detyruar ta shperblej, ta lartesoj apo ti perulem ...
Une ndjej dashuri ndaj tij dhe gjithcka qe ai meriton, e meriton per dashurine qe me ka dhuruar, une jam edukimi i tij, une jam e mira dhe e keqja e tij. Dashuria dhe respekti nuk imponohen, ato fitohen.
Im ate nuk eshte nje pervers qe vuan nga deliri i madheshtise, te kerkosh lavde eshte njekohesisht dhe fillimi dhe fundi i nje lavdie.
Lutja eshte detyrim per besimtaret, pastaj nese je besimtar do te pranoshit edhe ate qe vjen prej tij, pavarsisht nese eshte ne pajtim me ate qe ju deshironit.
Asgje nuk eshte detyrim per njerezit qofshin ata besimtare apo jo. Qe ne castin kur dicka e kryen sepse je i detyruar dhe jo sepse je dakord me te, kjo eshte perulje dhe nuk eshte nje ndjenje e paster. Keto nuk mund te jene rregulla te nje Zoti qe presupozohet te jete ideal...
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj. 
Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė
Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
|