INJORANCA E SHQIPFOLSĖVE - FATKEQĖSIA KOMBĖTARE
Nga Selim Hasanaj
Link: Zemra Shqiptare - Selim Hasanaj: Injoranca e Shqipfolesve - Fatkeqėsia Kombėtare
Do trajtojė si zakonisht, edhe kėtė herė fatkeqėsinė tonė e cila na vjen nga njerzit injorant, debil dhe analfabet.
Me 22.05.2008 , ngritem dhe derisa pijė kafen e mengjesit, nė shoqėri me zonjen time si zakonisht i lėshojė nji sy TV -Tekstit tė Tv kanalit NRK tė Norvegjisė dhe lexojė se nė Sandefjord nji 25 vjecar i therun me thikė vdes nga plagėt e marra. Dyshohet vrasėsi tė jetė nji 19 vjecar. Ku dhemb dhambi shkon gjuha thotė populli. Nė mbrendinė time ndjeva nji trishtim dhe nuk e dij pse por njeja se tė involvuemit nė kėtė tragjedi mund tė jenė shqiptarė. Menjiherė thirra mikun tim M. B. qė jetonė nė Sandefjord dhe ai posa mori ndegjuesen e telefonit u binda se diēka do tė ketė ndodh ose me te dhe larg kjoftė me tė afermit e tij ose intuita ime ja ka qellue edhe kėtė herė, tragjedia e Sandefjordit duhet tė jetė nė mes shqiptarve. Ky miku im asht per sė tepermi emotiv dhe i merr shumė afer zemres ngjarjet dhe ndodhitė qė i ndodhin jo vetem atij por edhe tė tjerve, andaj nga zani i tij i shterrun qė dridhej kuptova se diēka paska ndodhė.
Derisa M.B. mė tregojė se kush ishin akteret e kėsaj tragjedie ai qante , por ai asgja nuk dinte per motivet e vrasjes. Pra shqiptari pret shqiptarin me thikė nė fyt nė Sandefjord tė Norvegjisė. Mos Zot ma keq. Mėshirona o i Madhi Zot. Do shkruej pak per rastin por jo edhe per motivin e rastit sepse ate nuk e dij dhe as nuk mė intereson.
Vendosa tė shkojė sipas zakonit nė ngushllime.
Thėrras dje me 25.05.2008 kunatin tim Muharrem Hoxhen dhe sė bashku shkojmė nė Sandefjord per ngushllime tek familja e viktimes. Kaluem 100 km. rrugė me veturė dhe gjysem ore me trajekt nga Sarpsborg deri nė Sandefjord. Nė kėtė qytet kamė jetue nga 1995-1998 dhe kamė shumė miq dhe dashamirė shqiptarė me tė cilet mbajmė kontakte dhe kemi respekt reciprok. Por ka edhe mjaft tė tjerė qė nuk i njof. Sikur se ka edhe tė tillė qė nuk due ti njof.
Nė hymje tė lagjes Vardenlia pran disa garazhave pash buqeta lulesh dhe qirinj tė ndezun. Kuptova se aty asht vendi ku shqiptari kishte therė shqiptarin. Disi u ligshtova. Unė nuk i nifsha as viktimen as dorasin, por nifsha prindet e tyne. Parkova veturen dhe thirra me celular njeriun qė unė e quej shqiptarė BRILJANT , zotni Sami Imeri dhe ai erdhi e na priu per nė oden e kryeshnoshjes. Jashta ishin nji grumbull burrash, mbrenda poashtu kishte shumė. Lokali i pritjes ishte i vogėl dhe njerzit rrinin mbrend sikur peshqit sardina nė konzervė. Tymi i duhanit shkojke shtllunga shtllunga neper odė. Ishte ambijent i padurueshem, dhe kur kėsaj i shton edhe muhabetet primitive qė injorantet i quejn TRADITŹ, atėherė kuptohet se njeriu normal nuk mund rrijė aty. Unė shpreha ngushllimet sipas zakonit dhe posa pash se si ishte atmosfera i dhash shenjė kunatit tim Muharremit qė tė ngritemi dhe dalim. Primitivizem, banalitet, antikulturė edhe nė fatkeqėsi dhe rast tragjik tregojnė shqiptaret. Pershendetjet baheshin me SELAMALEJKUM dhe MERRHABA.
Flitej rend e pa rend po sikur nė pazar, bile edhe babai i viktimes menjiherė deshti tė futet nė muhabet dhe replikė me mue kur unė reagova pak nė fjalet e nji ZORRAGJIE nga Peja qė jeton nė Larvik ( qytet komshi i Sandefjordit) i cili ndjehet se asht turk dhe unė si tė tillė nuk mund e durova nė propaganden e tij turkomuslimane dhe e luta tė ndalet sepse neve kemi fjalet e bukura nė gjuhen e bukur shqipe dhe duhet tė flasim shqip, si dhe dhash disa mendime nė lidhje me organizimet shqiptaro-muslimane nė Norvegji, temė kjo per tė cilen kamė shkrue disa herė.
Vitin e kaluem derisa isha nė pushime verore nė Kosovė unė nuk u pajtova me vendimet qė kishin marr nė Rrafshin e Dukagjinit per tė mos mbajtė ceremoninė e ngushllimeve. Por nga ky rast i djeshem po ju jap tė drejtė. Nuk mbahen traditat as edhe ato mortore nese nuk dinė ti mbash ato.
Po fillove nji rit ose ceremoni pa pas njohuni per te , e bastardon ate dhe i jep antikuptim. Andaj ma mirė ti nderpresim fare. Ka kalue koha e baballarve tanė kur sado analfabet dhe tė pashkolluem ata mbanin ritet e ceremonitė mortore nė tė cilat ishte kėnaqėsi dhe bukuri tė ishe prezent. Ata mbanin ceremonitė martesore ku njeriu kėnaqej dhe mbante ato kujtime per gjatė , gjatė jetės. Neve sot nuk dijmė tė bajmė as njanen as tjetren.
Veren e vitit tė kaluem gadi kesh cmend kur shkova tek varret e fshatit tim Lubozhdės dhe pash se ato ishin djegė e ba shkrumb.U ndjeva i prekshem sepse aty kamė varret e Babė Mustafės, gjyshes Hylė, gjyshit Hajdin, hallės Dinores, axhes Selimit, motres Fatmires si dhe vėllaut Qazimit. Nė vend sikur gjithmonė ma parė, qė tė gjindet dikush e ta kositė barin e vorreve MUSLIMANET e "menqem" kishin kallė at barė tė thatė dhe as qė i kishte shkue kujt mendja se zjarri dhe flaket i demtojnė pllakat e varreve. Ose ndoshta ky edhe mund tė jet kjen qellimi i ndonji MUSLIMANi shqipfolės.
Rruges sė asfaltueme nga Istogu deri nė Radavc pash se edhe nė varret e lagjes sė Shales kishin kallė barin, nė varrete Orroberdes, Novosellės dhe edhe neper shumė vende tjera neper Kosovė. Trishtim ndjen gjithkush qė asht normal nga ky vandalizem i qellimshem.
Sot isha me zonjen time nė Spitalin e Sarpsborgut nė laboratorin e gjakut ku ajo duhej ti bante disa analiza per shkak tė dyshimit se i asht paraqitė sheqeri nė gjak. Derisa laborantja e re i bante analizat mue nga dritarja e laboratorit mė shkuen sytė tutje tek varrezat e qytetit qė janė pothuej ngjitas me spitalin, dhe syni im nuk mund ngihej nga hjeshia e rregullimit tė varreve tė norvegjezve tė krishten. Plakat e varreve me bukurinė e tyne tregonin se kush prehet dhe pushon aty. Anash vazot me lule dhe qirinjet anash tyne, bukuri tjeter prekse. Bari i kositun po sikur nė stadiumet e futbollit nji bukuri mahnitse qė mue mė qojė me trunin tim tė varret e djeguna tė "shqiptarve" musliman qė i pash veren e kalueme neper Kosovė. Andaj a mund tė na dojė ZOTI neve kur neve as per tė vdekunit tonė , tė dashtunit tonė tė deridjeshem nuk tregojmė respekt, neve barit mbi trupin e tyne ja futim flaken!!! Varret e tyne nuk i vizitojmė kurr. U ndalojmė( nė emen tė njifar pedofil pejgameri tė muslimanve) femnave tė shkojnė ti vizitojnė varret e prindve, vėllaznive, fėmijve, tė dashtunve etj,etj. Zoti i donė ata qė e dojnė Zotin. Zoti nuk i donė injorantet, debilet dhe vandalet. Neve si popull nuk jemi fort larg nga grupacionet e kėtyne qė i shkrova. Andaj dyshojė se mund tė presim ditė tė mira. Dhasht Zoti e u permirsofshim, u mbushėshim mend.
Duhet thanė NDAL injorances sė shqipfolsave. Kėta janė fatkeqėsia e kombit.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji