Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-08, 16:21   #14
zhgenjyy
Anėtar i Respektuar
 
Avatari i zhgenjyy
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Postime: 1,896
Rrespekti: 12 zhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to allzhgenjyy is a name known to all
Gabim

Sipas mendimit tim mosha 18 - 20 eshte mosha ideale kur nje person duhet te fitoje pavaresine e tij por ama kjo pavaresi duhet te jete ushqyer qe ne vitet e para drejt rritjes ,psh nje adoleshent duhet lejuar nga prinderit te punoje muajt e veres apo edhe fundjavave nese i jepet mundesia,nuk jam dakord me disa prinder qe i mbajne femijet e tyre gjithmone ne shtepi.Ka te tille qe thone ,"pse ke nevoje per lek ti???" kur jane mire ekonomikisht,nuk eshte qellimi vetem tek paraja ,qellimi eshte te dish si te vleresosh ate qe ke dhe qe do kesh ne jete....

Nje 18 vjecar pasi ka mbaruar gjimnazin largohet nga shtepia per te studiuar ne nje tjeter qytet dhe pak a shume fiton nje lloj pavaresie,ama jo te gjithe e fitojne pavaresine ekonomike dhe kjo jo rralle ndodh per shkak te prinderve,ne shume raste jane ata qe nuk i lejojne femijete tyre te punojne.
Ok kjo ishte per ata qe kur mbushin 18 vite largohen nga shtepia per te studiuar ,po me ata qe nuke vazhdojne me shkollen cfare behet,perse duhet te sorollaten duke i mbajtur ende prinderit me leke me veshje me gjithcka???

Apo qofte ata qe vazhdojne unin ne qytetin ku kane lindur ,perse te mos studiojne dhe punojne njekohesisht???Pervec pamundesive te punes shkak jane edhe prinderit ,qofte per fanatizem apo cfaredo qofte ,Po ata studente qe mbarojne studimet ne nje qytet tjeter dhe kthehen serisht ne gjirin e prinderve e jetojne me ta,perse duhet t'u behem prinderve barre ???
Nuk do ishte me mire te ishin totalisht te pavarur???Eshte me mire ta marresh situaten ne duart e tua ,sesa te jesh akoma cuni/goca e mamit.....

Indipendenca te ndihmon t'i shohesh problemet me nga afer dhe te perpiqesh t'i zgjidhesh ato ne nje menyre sa me perfekte,te njohesh punen dhe vleren e parase ,te jetosh i lire, te behesh i zoti per vete ,gjithcka ke arritur te jete merite e jotja per te cilen mund te krenohesh me vone ....

Te mos harrojme dhe problemet qe ka ne Al ,psh qe eshte e shtrenjte jeta e vetme po ai qe kerkon dhe perpiqet e gjen ama...vetem vullneti...sepse ne fund te fundit vetes po i ben mire

Jam totalisht pro Indipendences te ushqyer edhe gjate viteve te femijerise nga prinderit,Mosha ideale 18 ...maksimumi 20

Nje shembull i tille jam une
Jam larguar nga prinderit qe ne moshen 18 vjecare dhe direkt larg shqiperise jo brenda per brenda saj ,kam ecur pjeserisht me forcat e mia dhe me ndihmen e prinderve sepse eshte e veshtire ,per momentin ose me sakte prej disa muajsh ndodhem ketu per arsye .......nuk jetoj me prinderit .....dhe ne fakt nuk jam ende e pavarur totalisht derisa te jetoj vetem ....
Kjo me ben te ndihem mire ,te kem deshire per te ecur perpara dhe per ta perballuar vete cdo gje ....kam gjithmone perkrahjen e prinderve me vehte ...nuk me kane zhgenjyer kurre ...

Wow sa shume paskam folur shpresoj t'i hyje ndokujt ne pune...
__________________

Nje dashuri e humb
nje tjeter te humbur gjej
Zhgenjime korr
e prap dashuri mbjell

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga zhgenjyy : 24-07-08 nė 16:43.
zhgenjyy nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė