24-07-08, 11:06
|
#6
|
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Al calduccio nel cuore della mia famiglia....
Seksi:
Mosha: 21
Postime: 2,388
|
Nuk e di ne mund ta quaj dhe une emigrim,meqe kam ardhur per te studiuar e nuk kam hyre ilegalisht ne Itali...Sdq po u pershkruaj cik ardhjen time ketu... Nga nisja ime do mbaj mend lotet e njerezve qe me percollen...Qe nga mami kur po futesha ne makine per te vajtur ne Durres,tek komshinjte e pallatit e deri tek babai im qe derisa u ngjita ne traget po qante si nje femije.Le te themi qe si udhetim ka qene udhetimi me i shpifur i jetes time... Sa per faktin qe lashe dashurite e mija pas,sa per faktin e njerezve qe ishin ne ate traget...(p.s. Kurre mos udhetoni me traget ) Pas me shume se 8 oresh arrijme ne Bari... Akoma nuk kisha realizuar qe jam ne Itali,dmth me dukej sikur ishte nje gje kalimtare dhe qe pas pak do kthehesha ne ngrohtesine e shtepise time...Nga aty mora autobuzin per ne Rome,ku filloj gjithēka nga e para...Njerezit qe duhet te me prisnin ne Rome me njoftuan qe nuk kane me mundesi dhe qe duhej te gjeja tjeter sistemim...Javen e pare qendrova ne nje shtepi,pastaj me ane te disa te njohurve gjeta nje shqiptare qe kishte vite ne Itali dhe me mori me qera ne shtepine e saj...Ketu fillon dhe stresi e merzia ime... Ngrihu ēdo mengjes qe ne 5 behu gati e dil per te marre autobuzin qe te dergon tek metroja,pastaj merr metrone per te qene ne univ ne oren 8 pasi i kisha te gjitha leksionet e detyrueshme...Meqe ishte e pamundur te gjeja sistemim afer univ, nuk eshte se me bente pershtypje shume kjo largesia... Merzia ime filloj nga gjera te tjera te vogla qe ndodhnin ne bashkjetesen me kete vajzen.Meqe po flitej per vuajtjet po ua tregoj...Une dilja shume heret e gjate dites nuk isha fare atje. Kur kthehesha ne darke bleja per te ngrene ne menyre qe te nesermen si ne mengjes si kur te kthehesha te kisha diēka ne frigorifer...Kur ngrihesha ne mengjes ato qe kisha blere diten para i kisha,por kur kthehesha ne darke e lodhur dhe e rraskapitur hapja frigoriferin dhe nuk gjeja asgje...
Me thoshte me nje lehtesi kur me shikonte se s'kisha ē'haja ne darke : "ah ato qe ke blere ti i kam ngrene une se nuk kisha kohe te shkoja ne supermarkate"... Ok s'ka gje i thoja une...Per nje here nuk behet nami,por kur filloji dhe e beri stil pune fillova te bezdisesha cik...Normalisht une edhe pse paguaja aty(i paguaja gjysmen e qerase se shtepise) e shikoja si nje nder qe po me bente ajo te me mbante ne shtepi, pasi ketu askush nuk te jep shtepine me qera per 3 muaj sa me nevojitej mua...E dija qe ne bote kishte njerez qe duan te te shfrytezojne,por mendoja qe meqe ajo kishte nje pune(te pakten keshtu thoshte) dhe ishte shume me e madhe se mua ne moshe do me qendronte afer...Ne fakt mendoja se asgje nga ato qe mendoja une nuk doli...Me kerkonte 10 euro per te fole me te shtepise dhe ja jepja,lek qe nuk me jane kthyer mbrapsht... Kur kthehesha heret ne shtepi gatuaja edhe per ate qe kur te kthehej nga puna te kishte ndonje gje per te ndrene...Kur kthehej ajo,gatuante por gatuante gjera qe e dinte shume mire qe une nuk i ha...Kaloj nje muaj keshtu,une duke bere sikur nuk i shikoj gjerat,nuk i shikoja leket qe me humbisnin si per magji nga portofoli,nuk shikoja ushqimin qe konsumohej vete,etj etj...Me vone mesova(sigurisht jo nga ajo) qe kjo nuk paguante qerane e shtepise kishte muaj,dhe pronari i shtepise i hoqi dritat dhe ujin e ngrohte... E mire do thoni ju se drita e uje nuk kemi as ne Al...Nuk ishte shume per dritat sa per gjestet e saj...Kaluan tre muaj me keto gjera e ca me shume qe u lashe pa u thene. Kjo bukuroshja me iku nje jave me pushime,(andej ankohej qe s'ka lek e ketej me vente me pushime mah) dhe i zoti i shtepise nje dite me duket se po priste sa te dilja une nga shtepia... O Zot sa turp me erdhi per te gjitha fjalet qe thaper ate,por filloj te shante dhe shqipetaret...Me kerkoj qe ti paguaja une 5000 euro qe kishte lene pa paguar ajo gjithe keto muaj(e kisha dyshimin qe leket qe i jepja une nuk i paguante shtepine,por te kishte gati 7 muaj pa paguar shtepine nuk ma kishte marre mendja) dhe filloj te shante...Aty une ia krisa te qarit dhe me lot ne sy po i thoja me shume edukate qe nga une nuk do kete asnje cent e qe te mos perfshinte te gjithe njerezit ne nje thes...Dhe ika....Pak a shume ky ishte fillimi im...Fillimi i nje vajze qe akoma nuk i kishte mbushur te 18-tat,qe ne me te shumten e rasteve qante ku ti vinte per te qare...Qe edhe nje nder kryeqytetet me te bukura te botes i dukej vendi me kot qe i kishin zene syte,dhe nuk dukej asgje ne krahasim me qytetin e saj te vockel ku ajo ishte rritur dhe kishe kaluar gati 18 vite te jetes se saj....
Stresit te ketyre muajve ju shtua edhe merzia per humbjn e gjyshes time...Me ka mbetur si pike ne zemer qe nuk e kam pershendetur per here te fundit...
Te me falni se u zgjata shume...
__________________
....Errare humanum est, perseverare diabolicum....
....Excusatio non petita, accusatio manifesta....
...Beati monoculi in terra coecorum...
|
|
|