Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-08, 23:07   #1
Zbulohet testamenti i Midhat Frashėrit
 
Avatari i *deliza*
*deliza*
VIP
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Shkup
Mosha: 19
Postime: 1,377

Shfaq Versionin E Printimit Dėrgoje me e-mail kėtė faqe
*deliza* *deliza* nuk ėshtė nė linjė 15-09-08, 23:07
Vleresimi: (0 votes - average)

Midhat bej Frashėri, ishte vetėm 49 vjeē nė vitin 1929 kur nė testamentin e tij ia la gjithė ēfarė kishte Shqipėrisė. "Nė shėndet trupor tė plotė, po bėnj kėtė testament...", e nis testamentin e tij shkrimtari dhe politikani, qė vdiq nė vitin 1949 nė mėnyrė tė menjėhershme nga njė atak kardiak.

Ndėrkohė testamenti ishte depozituar qė 20 vjet mė parė, nė 4 mars tė vitit 1929 nė Gjykatėn e Shkallės sė Parė tė Tiranės. Gazeta "Tirana Observer" ka siguruar testamentin e plotė tė Midhat Frashėrit, shkruar 78 vjet mė parė. "Ēė kam pasuri tė tundshme ose tė patundshme, libra, mobilla, karta, plaēka etj. i lė pėr krijimin' e njė "INSTITUT ALBANOLOGJIE" qė tė jetė njė qėndėr e studimevet shqipėtare, tė mprojė, tė shvillojė, tė qendrėsojė dhe tė udhėheqnjė studimetė qė pėrkasin Shqipėrinė dhe Shqipėtarėtė", shkruante pinjolli i Frashėrllinjve, duke detajuar ēdo dėshirė tė tij, nė dokumentin qė do vlerėsohej vetėm pas vdekjes sė tij.

Testamenti


Nė kohėn kur Frashėri e shkroi testamentin, ai e kishte deklaruar largimin nga politika. Ishte marsi i vitit 1929, njė kohė kur ai merrej me botimin e revistės "Dituria". Nė 12 pika tė testamentit ai shpjegon tė gjitha dėshirat e tij, tė cilat kryesisht lidhen me krijimin e "Insitutit tė Albanologjisė". "Qė tė jetė njė qėndėr e studimevet shqipėtare, tė mprojė, tė shvillojė, tė qendrėsojė dhe tė udhėheqnjė studimetė qė pėrkasin Shqipėrinė dhe Shqipėtarėtė", shkruan patrioti shqiptar. Nė tė gjitha pikat e hartuara nga Frashėri, sqarohet krijimi dhe funksionimi i kėtij insituti, si dhe menaxhimi i tė ardhurave tė lėna nga ai. Njė nga pikat kryesore tė testamentit ėshtė edhe biblioteka e tij, e cila sipas tė dhėnave arrin mbi 40 mijė vėllime. "Dua qė nga biblioteka private ime tė mos ēkėputetė gjė; tė gjitha librat tė rrinė tok", shprehet patrioti i njohur.

Amaneti pėr varrin


Njė ndėr pikat mė personale tė Midhat Frashėrit dhe e fundit nga renditja nė testamentin e tij, ėshtė edhe dėshira pėr t'u varrosur nė njė cep tė kopshtit tė "Institutit e Albanologjisė", tė cilin ai donte tė krijonte me pasurinė e tij. "Do tė donja qė varri im tė jetė nė njė cep tė kopshtit, mė tė mėngjėrė duke hyrė nga porta e rrugėsė; mbi kėtė varr dua njė copė gur tė math dhenjė qiparis. Mė duketė sikur do tė jem ruajtėsi i INSTITUTIT, sikur do tė marr edhe unė njė pjesė pasjetore nė gjėllimin e tij", shkruan Frashėri. Edhe pse ai u detyrua tė largohej nga Shqipėria pas vendosjes sė regjimit komunist, Frashėri nuk e ndryshoi testamentin e tij qė ia kishte lėnė Shqipėrisė.

Testamenti i Midhat Frashėrit


Unė, Midhat Frashėri, nė shėndet trupor tė plotė, po bėnj kėtė testament, duke ushqyerė shpėresėn se pas vdekjes' s'ime do tė ekzekutohet pikėrisht vullneti qė dėftenj kėtu:

1) Ēė kam pasuri tė tundshme ose tė patundshme, libra, mobilla, karta, plaēka etj. i lė pėr krijimin' e njė "INSTITUT ALBANOLOGJIE" qė tė jetė njė qėndėr e studimevet shqipėtare, tė mprojė, tė shvillojė, tė qendrėsojė dhe tė udhėheqnjė studimetė qė pėrkasin Shqipėrinė dhe Shqipėtarėtė.

2) Dua qė nga biblioteka private ime tė mos ēkėputetė gjė; tė gjitha librat tė rrinė tok.

3) Gjithė sa mė kanė mbeturė nga im atė dhe nga ungjėrit, dhe qė sot formojnė muzenė t'ime familiare, dėshėronj qė tė ruhenė prapė nė formė tė njė muzeje tė vogėlė, brėnda nė INSTITUT.

4) Nė paēa tė holla, nė shtėpi, mė no njė bankė ose hua pėr tė mbledhurė, duke u bashkuarė me sumėn qė do mirret nga shitja e Librarisė, dua qė tė pėrdorenė tė gjitha sė bashku.
A) pėr tė bėrė spenximet e parė e njė godije (shtėpie) e cila tė shėrbejė si INSTITUT ALBANOLOGJIE, njė godi e mjaftė pėr tė nxėnė bibliotekėnė dhe pėr zyrratė. Dėshira ime ėshtė qė kjo shtėpi tė jetė mjaft' e gjerė sa pėr tė pasur njė ose dy oda ku tė mundin tė bujtin dhe tė rrinė musafirė studimtarėt albanologė tė huaj qė vijnė sė jashtmi.
B) Nė qoftė se, nė vdekjet t'ime, kam mundurė tė godit vetė no njė shtėpi, INSTITUTI do tė installohetė atje. Atėherė tė hollat e produktuara, si them mė siprė, dotė vihenė nė njė bankė tė sigurtė dhe interesi i tyre, do tė pėrdoretė pėr qėllimin e INSTITUTIT, sidomos pėr tė shtypurė libra ose pėr tė enkurajuarė botimin e tyre.

5) Librarija ime dėshėronj qė tė shitet ashtu si ėshtė, e tėrė bashkė, jo copa copa, dhe, nė qoftė e mundurė, tė mbanjė emėrin qė i kam dhėnė unė.

6) Libravet tė INSTITUTIT t'u vihetė vula ime "Biblioteka Lumo Skėndo 1897" dhe t'u ngjitetė Ex-libris. Vula do tė gjendetė nė tryezėn' t'ime, nė shtėpi, e gatijtė, kur se ex-libris ėshtė vetėm njė skicė bėrė prej Hyshref Frashėrit.

7) INSTITUTI do tė jetė nėnė kėqyrjen e njė Komisioni, bėrė prej:
a) Drejtorit tė Bibliotekės dhe Muzes' sė Shtetit nė Tiranė, (Bibliotekė dhe Muze Kombėtare);
b) Kryetarit tė Bashkis' sė Tiranėsė;
c) Njė funksionari tė Ministris' s'Arsimit
d) Kryetarit tė Diktimit Civil;
e) Drejtorit tė institutit arsimor shqipėtar mė tė lartė tė Tiranėsė.

8) Pėr tė zbatuarė testamentin t'im dhe pėr tė ngrehurit e INSTITUTIT lė si tė ngarkkuarė prej meje kėta Zotėrinj: Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Mehdi Frashėri dhe Edhem Fuad Frashėri. Zotit Niazi Tirana i ap barrėnė qė tė kujdesetė edhe si njė notabl i Kryeqytetitė.

9) Nė qoftė se njė prej kėtyre zotėrinjve gjendet absent, pėr njė ose tjatrė shkak, nė kohėt tė vdekjes' s'ime, atėherė do tė zėrė vėndin e tij, ose tė tyre, Athanas Shundi, farmacist nė Tiranė dhe Hasan Toptani, biri i Kurad Toptanit; me tė mos ndodhurė mė tepėr se dy, ata qė gjendenė janė tė ngarkuarė tė zgjedhin aqė anėtarė sa mungojnė prej numurit qė shėnonj unė.

10) Ngarkonj prapė Baban e Teqes' sė Frashėrit, Kryetarin e Bashkis' sė Frashėrit dhe mė plakun nga anėtarėt e Bashkis' sė Frashėrit, tė kenė mirėsinė dhe tė kujdesenė pėr mbarimin' e dėshirės' s'ime qė shtronj nė kėtė testament, do nė fillesė tė punėsė, do edhe ēdo mot duke kėrkuarė qė tė botohen edhe ēdo mot, duke kėrkuarė qė tė botohetė veprimi dhe bilanēoja e INSTITUTIT.

11) Ushqenj besimin e plotė se kjo dėshirė ime do tė zbatohetė besnikėrisht prej pasanikėvet tė mij ndė gjithė shekujt qė do tė vijnė, dhe lutja ime drejtuarė fuqis' sė madhe qė tani s'e kuptojmė dot, do tė jetė tė kenė gjithė Shqiptarėt idealin e pėrparimit dhe tė naltėsimit tė Kombit, qė Shqiptarizma tė bėhetė njė dėhsirė dhe njė konviktim i thellė, dhe qė ēdokush tė kupėtojė se e mira e Kombit ėshtė dhe e mira jonė private, se nderi dhe lavdi i Shqipėtarėvet tė gjithė, ėshtė edhe nderi dhe lavdi ynė personal.

12) Nuk di se ku do tė vendoset INSTITUTI; po, nė qoftė se goditetė pakėzė jashtė qytetitė, do tė donja qė varri im tė jetė nė njė cep tė kopshtit, mė tė mėngjėrė duke hyrė nga porta e rrugėsė; mbi kėtė varr dua njė copė gur tė math dhenjė qiparis. Mė duketė sikur do tė jem ruajtėsi i INSTITUTIT, sikur do tė marr edhe unė njė pjesė pasjetore nė gjėllimin e tij.
Me kėto dėshira dhe shpėresa po e nėnėshkruaj me dorėn t'ime kėtė testament.

Midhat Frashėri

Lumė Skendo
Kėtė testament e kam depozituarė ndė Notarijėn' e Gjyqit tė Shkallėq' sė Parė tė Tiranėsė, me datė 4 Mars 1929 dhe me numurė 163.
Kopje tė kėtij testamenti u kam dorėzuarė Zotėrinjvet:
Niazi Tirana, Sotir Kolea, Dimitri Berati, Edhem Fuad Frashėri si dhe Babajt tė Teqesė sė Frashėrit.

Tirana observer

P.S. E kerkova mos egzistonte kjo teme mirepo nuk gjeta, nese eshte ateher kerkoj falje, mund ta fshini. Flm

Fotografitė e Bashkengjitur
zbulohet-testamenti-i-midhat-frasherit-zbulohet_testamenti_i_midhat_frasherit-1-.jpg  

__________________
I Love "u"! ,I Love "u"! ,I Love "u"! ,I Love "u"! Hey! Don't get excited I also Love V, W, X, Y, Z
Lexime: 87
Pėrgjigju Me Kuotė