Cfare ndodh pasi dergoj formularin e dyte?
Pasi dergon formularin e dyte ambasada ju dergon nje leter ku ju informon se ajo i ka marre dokumentet tuaja, dhe sesi do te zhvillohet procesi i shqyrtimit te tyre ne kohe nga ana e ambasades. Ne te njejten kohe ju njoftoheni per numrin e dosjes tuaj.
Kur zhvillohet intervista, dhe ne cfare vendi?
Intervista normalisht zhvillohet brenda kater muajsh nga marrja e letres se pare nga ana e ambasades. Intervista zhvillohet ne Shqiperi ose ne nje vend tjeter, ku ju do te njoftoheni te shkoni.
Ne cfare rastesh nuk zhvillohet intervista?
Intervista nuk zhvillohet ne rastet kur ju e keni kaluar kufirin e kerkuar te pikeve, kur keni marre me shume se 70 nga 100 mundshmet.
Si zhvillohet intervista?
Intervista zhvillohet ne gjuhen Angleze ose Franceze (varet vetem nga personi se ke gjuhe zoteron me mire). Kohezgjatja e intervistes varet nga shume faktore. Normalisht ajo zhvillohet gjate 30 minutave. Gjate intervistes ju pyeteni se, kur keni filluar pune, ju kerkohet te pershkruani punen qe beni aktualisht, pse doni te emigroni ne Kanada, cfare pune deshironi te beni ne Kanada dhe pyetje te tjera qe kane te bejne me jeten tuaj dhe qellimet qe keni.
Kur merret pergjigja?
Zakonisht pergjigja merret direkt pas intervistes ose ne raste te rralla ajo njoftohet me leter ne vone. Ne qofte se nuk e kaloni me sukses intervisten, ju njoftoheni per shkaqet.
Cfare ndodh pasi ju e kaloni me sukses intervisten?
Juve ju jepen formularet e analizave mjekesore. Ka raste qe formularet juve mund ti merrni perpara se te kaloni ne interviste.
Ku behen analizat mjekesore dhe per sa kohe jane te vlefshme?
Analizat mjekesore behen ne spitale shteterore apo ne Poliklinika Qendrore. Ato vlejne per 1 vit nga data e berjes se tyre. D.m.th ne qofte se juve nuk ju ka ardhur viza perpara kohes se skadimit te analizave mjekesore, ato duhet te ribehen.
Sa eshte koha e pritjes pas intervistes?
Pas intervistes ambasada ben nje sere verifikimesh si p.sh, mos jeni i kerkuar nga interpoli, keni kryer nje krim ne vendin tuaj dhe doni te largoheni etj. Koha e pritjes se vizes pas intervistes ndikohet nga shume faktore, p.sh ngarkesa e ambasades ne kohen e shqyrtimit te dokumenteve tuaja, shpejtesia e oficerit te emigrimit qe merret me ceshtjen tuaj, shpejtesia me te cilen ju i pergjigjeni ambasades ne qofte se ajo ju kerkon ndonje dokument shtese. Zakonisht koha shkon nga 5 muaj, deri ne nje vit pas intervistes.
Kur skadon viza?
Skadimi i vizes ka lidhje me analizat mjekesore. P.sh, ne qofte se ju i keni bere analizat mjekesore ne dt 31/01/2007 dhe viza ju vjen ne 01/08/2007, data e skadimit te vizes eshte 31/01/2008, d.m.th data e skadimit te analizave mjekesore.
Cfare me siguron ambasada me te mberritur ne Kanada?
Ambasada nuk siguron asnje sherbim tjeter pervec leshimit te vizes. Eshte ne pergjegjesine tuaj sistemimi i mevonshem ne Kanada.
A mundem qe te terheq te afermit e mi pasi emigroj ne Kanada?
Ju mundet te terhiqni njerezit e aferm, (mamane, babane, vellane, motren, te pamartuar, gjyshe apo gjysh) por per terheqjen e tyre ka disa rregulla. Ju duhet te beni 12 muaj pune ne Kanada dhe te nenshkruani aktin e sponsorizimit me ane te cilit ju zotoheni, se per 10 vjet do te pergjigjeni per nevojat jetesore per personin qe keni sponsorizuar. D.m.th, personi qe keni sponsorizuar nuk ka te drejte te marre ndihme sociale per 10 vjet. Por ne rast se ju e humbni punen, pasi personi ka ardhur ne Kanada atehere personi qe keni sponsorizuar mund te marre ndihme sociale (ne qofte se eshte i papune dhe ska mjete jetese) deri ne momentin qe ju te punesoheni perseri.
|