Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-09-08, 19:19   #1
Bilderberg
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,002
Rrespekti: 7 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Sėrish berisha me avazin e vjetėr?!

SĖRISH BERISHA ME AVAZIN E VJETĖR?!
nga Adnan Abrashi


Pėrmes deklaratat tė tija tė pamatura rreth bashkimit kombėtar, edhe mė tej vazhdon avazi i vjetėr i prononcimeve publike nėpėr mediet ndėrkombėtare tė kryeministrit tė Shqipėrisė, z. Sali Berisha. Ai, nė tė fundin, qė i bėri kėto ditė agjencisė sė lajmeve “Reuters”, nė mes tjerash tha: “ ėshtė absolutisht jorealiste pėr Shqipėrinė qė ta shqyrtoj mundėsinė e bashkimit me Kosovėn ose Shqipėrinė e Madhe”.
Ndoshta, si njė shqiptar i zakonshėm, po tentoj ta kuptoj zoti Berishėn pėr realitetin e mosekzistimit tė vullnetit momental tė bashkėsisė ndėrkombėtare pėr njė revidim tė tillė territorial, si, dhe, nevojėn e strategjisė sė tij tė matur diplomatike tė mbajtjes sė qėndrimit tė urtė rreth kėsaj ēėshtje tė ndjeshme. Por, nga ana tjetėr, dyshoj se ai ėshtė i bindur se mu kjo Evropė dhe kjo bashkėsi ndėrkombėtare, do tė pranoj qė shumė gjatė nė hapėsirat e sajė gjeopolitike, tė ekzistojnė dy shtete shqiptare me tė drejtėn e dy votave, apo, e dy mundėsive tė “vetos” nė asociacionet e vendimmarrjes globale ku ato patjetėr dikur do tė jenė sė bashku tė anėtarėsuar. Shqipėria sot, veē ėshtė nė mjaftė sosh, por edhe Kosova si shtet mė i ri dhe i njohur ndėrkombėtarisht, patjetėr se do tė pretendoj qė nė tė ardhmen sa mė tė afėrt tė jetė anėtare, nė rend tė pare e OKB-sė, por edhe tė shumė asociacioneve tjera integruese financiare, politike dhe ekonomike ndėrkombėtare.
A thua, ta zėmė, Italia, Franca, pse jo dhe vetė SHBA-tė, do tė pranojnė qė ata si shtete nacionale dhe me ndikim politik mė tė fuqishme nė kėto asociacione, praktikisht tė kenė njė votė, ndėrsa shqiptarėt si popull, me dy shtete e tyre ekzistuese, dy vota?!
Nga ana tjetėr, sot jemi dėshmitar pėr shumė aplikime tė sė drejtės ndėrkombėtare me dy arshinė nė Botė. Aq janė tė acaruara raporte tė ndėrsjellėt nė mes tė dy superfuqive, saqė, edhe nė politik po vėrehet ashiqare logjika e veprimit tė asaj thėnie tonė tė urtė popullore: “Pėr inat tė nuses, le tė mė vdes djali”
Mikja jonė e dėshmuar, SHBA-tė, nė planin e politikės sė saj tė jashtme afatshkurtre, haptazi po e mban anėn e interesave tė popullit shqiptar jo vetėm nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė dhe gjetiu nė gjitha trojet tona tė shkapėrderdhura etnike. Kuptohet, me njė “status-quo” tė gjendjes sikurse ėshtė tani, por, interesat e saja strategjike dhe veprimet inteligjente tė politikave afatgjate janė shumė mė tė mėdha.
Faktori shqiptar nė Evropė dhe Botė, nuk ėshtė sot relevant vetėm pėrmes veprimit tė shtetit aktual, por, prezenca e saj e fuqishme nė stabilitetin e pėrhershėm ballkanik, ėshtė nė Kosovėn shtet kinse tė shpallur shumetnike, nė Maqedoni e cila nuk dihet ende a ėshtė shtet, nė Malin e Zi, i cili me njė kėmbė veē ėshtė nė Serbi, nė Greqinė nė shumė territore tė pa definuar me fqinjėt (Sipėrinė, Maqedoninė dhe Turqinė) dhe nė vetė territorin “e tė pėrkėdhelurės sė tyre” Serbisė”, me Kosovėn Lindore nė qafė si barrė, e cila, kurdoherė mund tė aktivizohet si kushtėzim reciprociteti.
Tė shkojmė mė tutje, dhe pak mė larg nė kilometra! Aktualisht , pozita dhe statusi i shtetit tė Bosnjės dhe Hercegovinės dihet sot se si ėshtė. Pėr tė, bashkėsia ndėrkombėtare, dhe kohėn e fundit, personalisht edhe vetė zonja KONDOLIZA RAIS, publikisht kanė pranuar se kanė dėshtuar nė tėrėsi me formimin e kėtij shteti. Ajo, “de facto”, e formuar me imponim si njė “shtet fantom multi-etnik”, me Republika Srpskėn tė decentralizuar dhe sovrane nė brendinė e saj, shpirtėrisht, veē konsiderohet si pjesė e bashkangjitur Serbisė.
Edhe Kosova ėshtė shtet i imponuar multi-etnik, dhe, paramendoni dikur pas disa viteve, pranimin e bashkėsisė ndėrkombėtare se, mu sikurse me Bosnjėn “alla Dejtoniane”, ka dėshtuar edhe me kėtė Kosovėn “alla Ahtisariane”??!
Ēka duhet bėrė atėherė! Mos vallė, pėr t’u pėrmirėsuar ky gabim, Kosovėn duke kthyer sėrish sikur ka qenė dikur nėn Serbi?
Jo, jo, dhe kurrė!!
Unė, ende nuk e kam tė qartė se si politikanėt tanė aktual nė Shqipėri, por edhe nė Kosovė, deklarojnė fuqishėm nė medie se, popujt tanė tė ndarė, nė tė ardhmen nuk janė pėr njė shtet tė pėrbashkėt?!
A thua, a i beson kush kėtyre prononcimeve tė tyre?!
Ku dhe nė cila fakte empirike bazohen ata pėr njė konstatim kaq tė sigurt...?!
"Projekti i pavarėsisė sė Kosovės ėshtė projekt pėr tė cilin ata luftuan dhe votuan", - tha mė tej nė deklaratėn e vetė kėsaj agjencie, z. Berisha.
I nderuari z. kryeministėr i pjesės sė dytė tė atdheut tim!
Ndjehem i sfiduar dhe nė vazhdim, nuk po mundem pa ju drejtuar personalisht.
Pavarėsinė, ne kosovarėt e votuam, por dihet si dhe nė ēfarė mėnyre. Sido qoftė, mendoj se kėtė ēėshtje mė sė miri do tė dėshmoj koha. E, sa pėr atė pasus tjetėr tė deklaratės suaj nė vazhdim, ku thoni: “ata luftuan pėr kėtė projekt tė pavarėsisė”, e keni fortė gabim, z, Berisha! Nėse kėtu mendoni vetėm nė luftėn e fundit ēlirimtare tė UĒK-sė, atėherė, pa ngurrim po ua them se ju, duke deklaruar publikisht kėshtu, me vetėdije po tentoni ta falsifikoni historinė. Me kėtė rast, nuk kisha dashur qė tė hyjė nė detale tė gjata argumentuese, por vetėm ju kisha sugjeruar qė ta lexoni betimin e famshėm tė luftėtarit tė UĒK-sė , dhe aty do tė vėreni se pėr cilat ideale dhe pėr ēfarė synime, mijėra e mijėra shqiptar, u flijuan dhe ranė si dėshmor nė kėtė luftė...
Fatlumėsisht, vetė Qeveria e juaj, zoti Berisha, ishte nismėtare e atij projekti me interes strategjik gjithėkombėtar tė ndėrtimit tė autostradės: “DURRĖS-MORINĖ”.
Ende pa pėrfunduar kjo nisėm madhore e njė lidhjeje tė mirėfiltė etnike dhe ekonomike ndėrshqiptare, qindra e mira Kosovar, ia mėsyn kėtė vit pėr pushime bregdetit Shqiptar. Kur zakonisht nė bisedė i pyetnin ata se ku do tė shkonin pėr pushime kėtė vit, pėrgjigja ishte e ditur: NĖ DETIN TONĖ. Po, po, ata thoin nė “detin tonė”, e jo nė “detin e Shqipėrisė”.
Nėse juve politikanėve vėrtet ju mungon njė tregues shkencor-empirik tė njė disponimi popullor gjithėkombėtar pėr bashkim, pse jo, edhe kėso metodat asociative psiko-analitike frojdiane munden tė ju shėrbejnė si orientim.
Dhe pėr fund, z. Berisha, tė jemi tė sinqertė. Edhe pse deklaroni ashtu, jam i bindur se e dini edhe ju vetė shumė mirė kėtė realitet. Andaj, ju lutem, tė mos na pengoni neve, sikur na quani, “njė grusht nacionalista ”, “ekstremista”. “etnonacionalista”, e ku ta di si tjetėr, qė haptas ta shprehim kėtė synim dhe fuqishėm tė punojmė nė kėtė drejtim.
Le tė besojmė se ne ndėrmjet jush dallojmė vetėm nga gjuha e deklarimit dhe jo nga zemra e sinqertė e synimit .
Duhet ta dimė tė gjithė, por edhe ju politikan transitor! Kjo rrugė kurrė s’ka tė ndalur, sepse populli ynė kaherė ėshtė nisur drejtė saj...!


-------------------------------------------------------
Adnan Abrashi u lind mė 21.12.1957 nė Prizren. Shkollėn fillore dhe atė tė mesmen e kreu nė vendlindje, ndėrsa mė 1982 diplomon nė Fakultetin Juridik tė Universitetit tė Prishtinės. Me tė diplomuar(1982 )punon si sekretar i ndėrmarrjes grafike-botuese “RAMIZ SADIKU” nė Prizren. Pėr shkak tė bindjeve tė veta atdhetare, nė vitin 1992 pėrjashtohet nga puna si i papėrshtatshėm politikisht. Qė nga vitet e shkollės sė mesme, por edhe sot e kėsaj dite, ėshtė marrė dhe vazhdon tė merret me studimin dhe trajtimin e fenomeneve tė ndryshme metafizike, parapsikologjike, mistike dhe dukurive tjera tė natyrės paranormale. Qė nga kjo kohė, nė lidhje me trajtimin teorik tė kėtyre temave, ka bashkėpunuar me shumė revista. Ishte njėri prej themeluesve tė parė tė revistės mujore “ASTRA”, qė botohej nė Prizren, e vlerėsuar si revistė e parė gjithėshqiptare e specializuar pėr trajtimin e temave psikologjike, filozofike, parapsikologjike, metafizike... Njė kohė tė gjatė, me mjaft sukses ka bashkėpunuar edhe me revistėn HOROSKOPI, qė botohej nė Prizren . Me temat nga kjo fushė, aktualisht ende bashkėpunon me revistėn dyjavore “KOSOVARJA” qė editohet nė Prishtinė. Deri mė tash ka tė botuar kėto vepra: “PARATHENIET E NOASTRADAMUSIT” dhe romanin “NE VORBULLĖN E JETES (Pjesa I dhe II ) Shkrimet e ndryshme ne formė tė ANALIZAVE dhe KOMENTEVE tė aktualitetit politik kosovar dhe shqiptar me tė cilat paraqitet shpesh nėpėr disa media tė ndryshme shqiptare, janė vetėm pasion i tij amatoresk dhe asgjė tjetėr. Nė kėto shkrime dominon njė stil origjinal i rebeluesit pėrherė opozitar. Aktualisht punon si PRODUCENT nė TV “OPINION” nė Prizren, dhe ėshtė sekretar nė ndėrmarrjen shoqėrore “KOSOVAVERA” me seli nė Krushė tė Vogėl -Prizren
adnan_abrashi@yahoo.com
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 13-09-08 nė 19:22.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė