Edhe une jam shume e perpikte. Me iken truri nese jam vone, sidomos ne nje interviste pune apo shkolle, dmth me njerez qe do te me binte t'i takoja per here te pare...dhe njehere qe kam qene vone (jo per fajin tim) filloi te me dhimbte kraharori nga nervozizmi. Mbase kjo tingellon ekstreme, por eshte nje e mete e imja.
Edhe rradhet i pres, pa pike problemi, por me vjen shume inat kur me hyjne njerezit perpara pa rradhe, si ne aeroport ne Shqiperi. Me bente pershtypje shume, se te njejtit njerez qe kishin respektuar rradhen ne vend te huaj, ne vendin e vet shtynin njeri-tjetrin kush hynte me i pare...nuk e di ne eshte nostalgji per kohen e shkuar, apo thjeshte budallallek. Me ka rene rasti qe kam lene njerez te kalojne perpara meje nqs kishin ndonje problem. Megjithate i kam humbur shpresat tek rraca njerezore keshtu qe nuk pres shume nga te tjeret.
Une i thyej rregullat e rradhes kur me hyn tjetri pa rradhe, dmth kur provokohem; nuk duroj dot njerezit qe kane nje sens sigurie qe ata kane te drejte t'i prishin rregullat ndersa te tjeret jo.
__________________
I like people who shake other people up and make them feel uncomfortable. - Jim Morrison
|