Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-09-08, 10:18   #25
Nostra_22
Bordi Drejtues
 
Avatari i Nostra_22
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Loading...
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 26
Postime: 2,565
Rrespekti: 25 Nostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud ofNostra_22 has much to be proud of
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Nostra_22
Gabim Trebicka, ekzekutim apo aksident ?

Dyshime dhe tė dhėna kontradiktore nga vendi i ngjarjes. Policia e klasifikon si aksident automobilistik

Denoncuesi i skandalit tė armėve gjendet i vdekur, me njė plagė nė kokė nė fshatin Lekas tė Korēės

KORĒĖ- Trupi i gjakosur, i veshur me rroba gjuetie ėshtė gjetur i plandosur ndanė njė rruge fshati. Ēiftja e gjuetisė, fare pranė tij. Makina e kuqe, njė “Nisan” kabriolet, e dėmtuar vetėm nė xhamin e parmė qėndronte mė kėmbė, metra tė tėra larg trupit tė pajetė. Kosta Trebicka, denoncuesi i skandalit tė armėve drejt Afganistanit ka ndėrruar jetė nė kėto rrethana tė mistershme, rreth orės 14.00 tė mesditės sė djeshme, larg syrit tė dėshmitarėve, nė rrugėn rurale Voskopojė-Lekas. Shqiptari me nėnshtetėsi amerikane, i cili me denoncimin e tij zbuloi njė nga skandalet mė tė mėdha tė tregtisė sė armėve, aferė kjo qė nxorri nė pah korrupsionin nė tragjedinė e Gėrdecit ėshtė nisur drejt Korēės tė enjten, ndėrsa nga komunikimi qė ka patur me tė afėrmit e tij u ka thėnė se do tė shkonte pėr gjah.

***

Askush nuk mund tė tė thotė arsyet pseTrebicka ndodhej nė Lekas, zonė e largėt malore e rajonit juglindor, pasi zona mė e preferuar e gjahtarėve ėshtė ajo e Voskopjės.Trupi i pajetė i tij u gjet nė njė tė pjerrėt tė butė, zonė aspak e preferueshme pėr gjueti. Policia e Korēės, e cila ka mbėrritur e para nė vendngjarje ka rindėrtuar ngjarjen, duke bėrė me dije se Trebicka ka qenė jashtė makinės dhe pasi ka hipur nė tė, ka hasur probleme nė sistemin e drejtimit. Ai ėshtė pėrpjekur tė kryejė njė veprim tjetėr pėr tė shkuar indietro, por nuk ka mundur ta realizojė, ndėrsa mjeti ka kryer nė mėnyrė tė pavullnetshme disa salto nė ajėr, duke dalė nga rruga. Nga ajo ēka kuptohet nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes, Kosta Trebicka ka pėrfunduar shumė metra larg makinės, me njė plagė kryesore nė pjesėn e pasme tė kokės. Nė fakt, policinė lokale mėsohet ta kenė njoftuar pėr ngjarjen dy punėtorė qė merren me mirėmbajtjen e rrugės. Ata kanė pohuar se nuk e kanė parė momentin e tė ashtuquajturit aksident prej policisė, por trupin e viktimės e kanė gjetur ende tė ngrohtė, nė momentet e fundit tė jetės.Trebicka konfirmohet tė ketė vdekur fill pas disa ēastesh nė vendin e ngjarjes, ndėrsa trupi i tij i pajetė ka mbėrritur pas mė shumė se 6 orėsh nė morgun e spitalit tė Korēės, ku i ėshtė nėnshtruar autopsisė.

***

Gjetja nė makinė e dokumenteve me emrin e Kosta Trebickės ka ngritur nė kėmbė jo vetėm policinė e Korēės, por edhe Ministrinė e Brendshme e Prokurorinė e Pėrgjithshme. Tė parėt nė vendngjarje kanė mbėrritur punonjės tė policisė sė Korēės dhe prokurori i rrethit, ndėrsa njė helikopter me specialistė tė Ministrisė sė Brendshme dhe njė pėrfaqėsues tė organit qendror tė akuzės ėshtė ulur rreth orės 16.30 nė fshatin Lekas. Mobilizimi i strukturave tė shtetit pėr hetimin e vdekjes sė dėshmitarit Kosta Trebicka ka qenė i madh, ndėrsa elementėt e kėsaj ngjarjeje kanė ndryshuar orė pas ore. Fillimisht ėshtė deklaruar se nė mjetin e viktimės ėshtė gjetur njė armė gjahu dhe njė thėllėzė, qė sipas policisė ishte vrarė nga Kosta Trebicka, nė xhiron e tij tė fundit tė gjuetisė. Pak orė mė vonė, kėto elementė tė vendit tė ngjarjes kanė ndryshuar vendndodhje, ku zyrtarėt e policisė kanė pohuar se nė makinė gjendeshin dy zogj, ndėrsa ēiftja kishte “fluturuar” nė tė njėjtėn gjatėsi vale me viktimėn. Tė dhėnat kontradiktore nga grupi i hetimit lidhen edhe me vendndodhjen e trupit. Fillimisht nga zyrtarė tė policisė sė Korēės ėshtė deklaruar se trupi i Kosta Trebickės ndodhej poshtė makinės, ndėrsa mė pas u saktėsua se ai ndodhej metra tė tėra larg makinės. Hetimet pėr zbardhjen e kėsaj ngjarjeje tė rėndė dhe tė mistershme po kryhen nėn drejtimin e prokurorit tė Korēės.

Ministri i Brendshėm: Njoftuam kryeministrin, kėrkoi hetim tė shpejtė

Nishani: Hetimet po drejtohen nga prokurori

TIRANĖ- Edhe pse vartėsit e tij deklaruan pėr mediat se Kosta Trebicka vdiq nė aksident, ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, ėshtė treguar i kujdesshėm pėr tė pėrcaktuar shkakun e vdekjes. “Nė orėn 14:00,nė policinė e Korēės ėshtė administruar njė informacion nga banorėt e fshatit Lekas se nė rrugėn Voskopojė- Lekas, nė vendin e quajtur “Kulat e Gjergjevicės” ėshtė parė njė makinė e batuar nga rruga dhe njė shtetas i vdekur.Specialiste tė policisė sė Korēės kanė identifikuar dokumentet e automjetit, ku kanė konstatuar se i pėrkisnin Kosta Trebickės. Policia e Shtetit ka kontaktuar me Prokuroren e Pėrgjithshme dhe nė drejtim tė vendit tė ngjarjes janė nisur grupe ekspertėsh kriminalistė, mjeko-ligjorė dhe autoteknikė, si dhe njė prokuror nga Prokuroria e Pėrgjithshme”,-bėri me dije, nė njė konferencė pėr shtyp ministri Bujar Nishani. Ai ka shtuar se nė dispozicion tė Prokurorisė sė Rrethit jane vėnė ekspertė tė tė gjitha fushave pėr tė kryer ekspertizėn e plotė tė kėsaj ngjarjeje. “Me marrjen njoftim mbi kėtė ngjarje, ėshtė njoftuar kryeministri i cili ka kėrkuar angazhimin e tė gjithė ekspertėve mė tė spikatur tė tė gjitha fushave pėr hetimin e shpejtė, tė plotė dhe tė gjithanshėm tė kėsaj ēėshtjeje”,-deklaroi Nishani.

TĖ AFĖRMIT

Dyshime dhe paqartėsi nė shtėpinė e Trebickės

TIRANĖ- Vetėm pak njerėz kishin mbėrritur nė banesėn e Kosta Trebickės, nė pritje tė trupit tė tij. Vila e biznesmenit shqiptaro-amerikan qė ndodhet pranė rrugės sė Elbasanit kishte hapur dyert e mortit. Nėna e bashkėshortes sė biznesmenit priste njerėzit, ndėrsa vajza e saj bashkė me njė mikun e familjes mbėrritėn nė Korēė pėr tė bėrė identifikimin e kufomės. “U njoftuan pėr ngjarjendy fėmijėt e Kostės, djali dhe vajza tė cilėt ndodhen nė Amerikė. Gjithashtu u lajmėrua edhe motra e tij qė ndodhet nė Amerikė. Ata pritet tė mbėrrijnė sot nė Tiranė”,- tha pėr “Shekullin” njė mik i familjes Trebicka. Sipas tij, biznesmeni kishte shkuar vetėm nė Korēė pėr gjueti. “Gjuetia ishte hobi i tij. Ai shkonte shpesh pėr gjueti”,- shtoi mė tej miku i familjes. Tė afėrmit qė ndodheshin mbrėmė nė banesėn e biznesmenit pothuajse nuk kishin tė qartė asnjė detaj pėr vdekjen e Kosta Trebickės. Tė gjitha detajet i kanė mėsuar nga mediat, ndėrsa presin me ankth zbardhjen e kėsaj ngjarjeje.

Nė kėrkim dy shoqėruesit e Trebickės nė Voskopojė. U regjistrua nė hotel me emėr tė rremė, sekuestrohet dhoma

Miqtė e Kosta Trebickės: Vdekja nuk ishte aksident

Nga e dėrguara jonė Lindita Ēela

KORĒĖ- Dukej e pabesueshme deri dje sesi mundi Kosta Trebicka t’i rikthehej jetės normale, pasi shkaktoi njė “tėrmet” tė tillė skandalesh, nė njė vend si ky i yni. Po aq e pabesueshme dukej dje policia shqiptare, teksa rrekej tė bindte se fatkeqėsia e djeshme nuk ishte veēse njė aksident. “ Me njė mijė pėr qind qė Kosta nuk ka pėsuar aksident. Ju e dini mė mirė se ne atė qė mund t’i ketė ndodhur”,-thotė njėri prej miqve tė tij, qė ndodhej me njė grup burrash tė brengosur pas portės sė morgut tė Korēės. Miqtė e Kosta Trebickės sapo kanė mbėrritur nė Korēė, pėr t’iu gjendur pranė bashkėshortes sė tė vdekurit, Brunildės e mundohen tė marrin vesh detaje nga rrethanat e vdekjes, por asgjė nga ato qė dėgjojnė nuk ua ndryshon mendjen. Pėr ta, Kosta Trebicka ėshtė viktimė e denoncimit tė tij.

***

Kosta Trebicka e ka kaluar natėn e fundit tė tij nė dhomėn 107, nė njė hotel nė Voskopojė. Megjithėse pakkush mund tė mos e njohė atė pėr fytyrė, ka preferuar tė tregohet i kujdesshėm, siē e kishte bėrė zakon tė sillej muajt e fundit. Sipas burimeve nga policia e Korēės, Trebicka ka fshehur identitetin e tij tė vėrtetė dhe ėshtė regjistruar nė hotel me emrin Artan. Nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme, policia i ka zhvendosur hetimet nė Voskopojė, pėr tė zbuluar nėse Trebicka ka qėndruar vetėm gjatė 24 orėve si gjuetar anonim apo ka qenė i shoqėruar. “Nga dėshmitė qė kemi marrė nė fshat kemi mėsuar se ai ka qenė i shoqėruar nga dy burra tė tjerė, por nuk dimė asgjė pėr identitetin e tyre. Jemi ende nė kėrkim”,-bėjnė me dije zyrtarė tė policisė sė Korēės, tė cilėt po hetojnė ngjarjen. Ndėrkohė, dhoma ku ai ka kaluar natėn ėshtė sekuestruar nga policia dhe deri nė mesnatė i ishte nėnshtruar kontrollit tė punonjėsve tė policisė.

***

E ndėrsa agjentėt e policisė janė shpėrndarė nėpėr Voskopojė dhe Lekas, pėr tė mbledhur sa mė shumė dėshmi pėr Kosta Trebickėn, drejtuesit e policisė sė Korēės dhe tė Tiranės janė pėrqendruar nė morgun e Korēės, prej nga presin t’u japin pėrgjigje dyshimeve tė tyre. “Pa dalė ekspertiza nuk mund tė themi asgjė tė saktė”,-bėri me dije njė tjetėr zyrtar policie, qė gjithsesi nxiton tė tė thotė se nga kėqyrja e vendit tė ngjarjes mendon se vdekja ka ardhur nga aksidenti rrugor. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes, shumė dyshime dhe hipoteza janė hedhur pėr vdekjen e mistershme tė denoncuesit tė njėrit prej skandaleve mė tė mėdha nė vend. E vėrteta pritet tė zbulohet sot nė mėngjes me autopsinė, por edhe me dyshimet qė njerėzit e afėrt tė Kosta Trebickės mund t’i tregojnė organeve tė hetimit.

Shekulli
__________________
Prezenca juaj s'do te jetė kurrė nė lartėsinė e mungesės suaj.

Fetė janė si xixėllonjat, pėr tė ndriēuar kanė nevojė pėr errėsirė

Dituria mė pėrndjek, por unė jam mė i shpejtė !!!
Nostra_22 nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė