13-09-08, 06:57
|
#48
|
|
GIRLICIOUS
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: city of brotherly love
Seksi:
Postime: 447
Rrespekti: 5  
|
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Nostra_22
Une lehte arrij te kuptoj qe dallimet njerezore vetem i kane ndare njerezit, kane bere me te veshtire bashkepunimin, kane nxitur urrejtjen dhe kane ndalur aq sa kane mundur zhvillimin e perbashket te qenies njerezore.
|
Dallimet njerezore jane krijuar qe ne momentin kur jane formuar kontinentet. Normale qe njerezit do kishin dallime se kane qene te izoluar ne kontinente te ndryshme. Nuk ka shume kohe qe njerezit kane filluar komunikimin me njeri tjetrin me lehtesine qe kemi sot. Ne kemi rrenjet qe ēdo rrace i ka te ndryshme sepse jemi kultura te ndryshme.
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Nostra_22
Madje edhe gjuha ka qene perhere nje barriere, vec kufinjve tokesore. Besimi fetar gjithashtu ka ndikuar negativisht.
Shume anetare po shprehen kundra globalizmit duke harruar qe po perdorin nje mjet komunikimi, i cili ne fund te fundit eshte nje krijim jo shqiptar, por qe sot mund ta perdor cdo qytetar i botes, sot kane mundesine te shohin te njejtat filma, dokumentare, te mesojne dhe te hulumtojne per te njejten histori, te levizin njesoj neper gjithe boten qe ne fund te fundit eshte e jona.
Ky eshte globalizmi. 
|
Gjuha eshte pjese e kultures, s'ka si te kemi te njejtet gjuhe me boten dhe as ajo me neve. Por me kalimin e kohes anglishtja po behet gjuha qe po bashkon gjithe boten. Mbase ka ndikur negativisht besimi fetar, por nese ai s'do kishte ekzistuar, nje lloj besimi tjeter do i kishte zene vendin me siguri. Nuk mund ti thuash dikujt ti qe hiē dore nga fetė sepse jane kot. Eshte e drejta e njeriut te besoje ne ate qe e ben njeriun te lumtur. Nese ti je per globalizmin, atehere TI duhet ti pranosh njerezit ashtu siē vijne dhe me ato kultura qe kane. Nuk mund te heqin dore njerezit nga e kaluara, nga historia, nga traditat, besimet etj etj sepse keto jane kushtet per te pasur globalizem. Globalizem do te thote ti pranojme njerezit me ate ngjyre qe jane, dhe me ate ēfare kane. Por kjo gje eshte pothuajse e pamudur te arrihet. Nuk mund te bindet nje bote e tere kur do keshe mendime nga ēfare nuk ta pret mendja. Globalizem do te thote ku ti dhe njerezit e tjerer qe nuk besojne ne fe te jene ne gjendje te hane buke ne te njejten tavoline me muslimanet, me te krishteret, dhe me ēifutet (jewish). Sa e arritshme te duket kjo??? Mundesite jane pese me hiē.
Pastaj ne qe flasim me njeri tjetrin ketu, na lidhi interneti e kompjutri por mos mendo se keto kushte i kane dhe moshataret tane ne Afrike apo ne Azi apo me ndonje vend tjeter te varfer te botes. Kur ne kalojme kohen ne kompjuter, ato kalojne kohen duke kerkuar uje te paster. Nuk eshte e drejte kjo por ky eshte realiteti, sado i hidhur te jete. Cfare mendon ti se ke te perbashket me nje njeri te tille? Bota ka njerez qe nuk mund ta toleronin kurre pranine e nje personi te tille, nga ku dhe fillon rracizmi.
Shkurt muhabeti: Globalizmin e shof te pa arritshem.
__________________
Pjesa me e madhe e jetes shkon duke thene eshte teper heret, dhe pastaj eshte teper vone!!
|
|
|