Misteret e fatit tė fundmė tė Hitlerit
|
|
Aventura ndodhi nė det. Itinerari fillon nė ujėrat e ftohta tė Baltikut dhe vazhdon drejt Atlantikut dhe pasi e kaluan gati tė gjithin, nga verilindja nė jugperėndim, udhėtimi pėrfundon nė brigjet e Argjentinės. Duke lundruar ishte (nėn ujė gjatė ditės dhe nė sipėrfaqe gjatė natės) njė flotė e vogėl nėndetėsesh e Rajhut III nazist, legjendarėt U-Boot tė klasės mė tė lartė. Ishin njerėz qė mund tu rezistonin atyre kushteve. Pėr javė tė tėra mund tė jetonin nė kushte tė paimagjinueshme, nė hapėsira klaustrofobike, mungesė ajri, ushqime tė paketuara dhe ujė qė me kalimin e kohės bėhej i papijshėm. Zhytje tė rrezikshme dhe burra tė vrazhdė, ashtu siē janė shpesh marinarėt e nėndetėseve. Por nė bord nuk gjendej vetėm ekuipazhi. Nė atė ekspeditė udhėtonin edhe pasagjerė tė rėndėsishėm. Sa tė rėndėsishėm? Atėherė, aventura e gjatė dhe misterioze zhvillohet nė det, por ama zanafillwn nuk e kishte aty. Pėrkundrazi, ajo fillon nė disa dhoma po aq tė ngushta sa ato tė nėndetėseve, po aq klaustrofobike, tė ndriēuara vetėm nga drita elektrike, 15 metra nėn sipėrfaqen e tokės. Jemi nė Berlin, nė bunkerin e Kancelarisė, nė muajin prill tė vitit 1945. Qyteti ėshtė bėrė copė-copė. Perandorisė patetike gjermane po i vjen fundi. Nė ato bodrume tė ngushta vėrtitet Hitleri, gruaja e tij e ardhshme Eva Braun dhe disa hierarkė qė akoma mendojnė, tė paktėn disa prej tyre, se mund tė kontrollojnė fatin e luftės ose sė paku fatet jetėve tė tyre. Ēfarė i lidh kėto dy ambiente kaq tė ndryshme dhe tė largėta? Ndoshta mund tė hedhim hipotezėn se Hitleri bashkė me gruan e tij tė ardhshme Braun, nuk e vranė veten nė atė bunker, dhe si pasojė trupat e tyre nuk u dogjėn nė oborrin aty pranė, dhe qė ēifti ia mbathi nė bordin e njė prej nėndetėseve drejt brigjeve mikpritėse tė Argjentinės. Ndoshta, gjithsesi, edhe nėse do tė ishte e vėrtetė, natyra prej kohėsh do ta kishte bėrė punėn e saj.
Hitleri lindi nė vitin 1889. Tashmė jemi nė 2007-ėn. Legjenda se ai mund tė kishte mbijetuar, vazhdoi tė qarkullonte shumė gjatė viteve tė pasluftės dhe pastaj, me kalimin e viteve, filloi tė venitej dalėngadalė bashkė me fantazmat e asaj stine nė tė cilėn gati mbijetuan vetėm hijet e dhimbshme tė atyre pak tė gjallėve nė kampet e shfarosjes.
|