Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-08, 19:37   #7
CoNNecT
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 628
Rrespekti: 25 CoNNecT is a glorious beacon of lightCoNNecT is a glorious beacon of lightCoNNecT is a glorious beacon of lightCoNNecT is a glorious beacon of lightCoNNecT is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Vdes nė aksident Kosta Trebicka, dėshmitari kyē i Gėrdecit. Mister shkaqet

Kosta Trebicka, biznesmeni i cili denoncoi trafikun e armėve qė shkonin nga Gėrdeci nė Afganistan, vdiq sot rreth orės 15.30.

Shkaku i vdekjes sė tij besohet tė jetė njė aksident automobilistik. Sipas tė dhėnave tė para tė policisė qė ka shkuar nė vendngjarje, aksidenti ka ndodhur pranė fshatin Lekas tė Korcės, njė zonė e thellė malore ku besohet se biznesmeni Trebicka shkonte pėr gjah.

Biznesmeni besohet tė ketė qenė i vetėm nė makinėn e tij tip Nisan Patrol me targė TR 88 43J.
Policia ėshtė njoftuar nga dy punėtorė, tė mirėmbajtjes sė rrugėve tė cilėt kanė parė aksidentin dhe kanė njoftuar policinė. Nė makinė janė gjetur dokumente me emrin e Kosta Trebickės, ndėrkohė qė ky kishte vdekur.

Sipas dėshmive qė kanė dhėnė punėtorėt qė kanė parė skenėn e aksidentit, makina ka bėrė salto nė ajėr dhe viktima mund tė ketė pėsuar plagė tė rėnda nė kokė si rezultat i pėrplasjeve tė forta. Dėshmitarėt thonė se biznesmeni ka hyrė nė makinė dhe ka tentuar ta ndezė atė. Sipas tyre, fuoristrada e tij, Nisan nuk i ėshtė ndezur. Personi nė makinė ka tentuar tė bėjė mbrapa, por nė kėtė moment, sipas dėshmitarėve, makina ka bėrė edhe saltot qė besohet se mund tė kenė sjellė edhe aksidentin tragjik. Trupi i pajetė eshte gjetur disa metra larg makinės.
Pranė trupit tė Trebickės eshte gjetur edhe arma e gjahut.

Mėsohet se Kosta Trebicka frekuentonte zonat e thella tė Korcės pėr gjah. Njė grup prokurorėsh dhe familjarė tė biznesmenit janė nisur nga Tirana pė tė bėrė identifikimin e viktimės dhe dokumentimin e rrethanave tė ngjarjes. Policia ndodhet nė vendngjarje pėr tė zbardhur motivet e aksidentit.

Kosta Trebicka, i konsideruar dėshmitar kyē pėr zbardhjen e tragjedisė sė Gėrdecit, vdes nė njė moment kur hetimet e prokurorisė shqiptare kanė hyrė nė njė faze kritike. Dje, ish ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu u pyet pėr tė dytėn herė rrjesht nga grupi i prokurorėve shqiptare nė cilesinė e personit nėn hetim pėr ngjarjen. Po dje, kongresi amerikan kushtėzoi ratifikimin e marrjes sė ftesės nga Shqipėria pėr t’u anėtarėsuar nė NATO me zbardhjen e tragjedisė sė Gėrdecit, ku humbėn jetėn 26 persona tė pafajshėm dhe u plagosėn mbi 300 tė tjerė.


(s.g/BalkanWeb)
__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė