Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Briciolo
Por dashuria o egziston o nuk egziston! Personi tjeter o eshte gjysma jote, ai qe nuk do te humbesh kurre dhe pa te cilini nuk ben dot, ose nuk eshte asgje.
Oh, tani eshte nje qe te pelqen, me te cilin ndihesh mire, me te cilin te pelqen te besh dashuri, me te cilin argetohesh por edhe qe mund ta nderrosh nese gjen nje me te mire.
Po me keto lloj bazash nuk mund te ndertojme dashuri, bashkjetese, martese. Vajzat zakonisht dashurohen cmendurisht rreth moshes 18-20 vjecare, me meshkuj me te medhenj se vetja, dhe shpresojne te mos ndahen kurre nga ta...Pastaj zihen dhe per kapricio lene njeri tjetrin.
|
Mos, dreqin, e paskam kaluar moshen un!
Raportet ne cifte kan ndryshuar vertet, sepse femra eshte ndergjegjesuar me shume dhe ka filluar te kerkoj disa nuanca "pushteti" ne lidhjet sentimentale, nese keshtu mund te perkufizohet, qe me perpara ishin prioritet mashkullor. Nuk e kuptova tamam nese flitet per raportin ne cifte ktu, apo per reagimin ndaj e pas ndarjes, apo per pasojat qe te cojn ne ndarje, gjithsesi, cfare do qofte, nuk jam dakort fare kur flitet per mashkullin me terma pazevendesimi absolut, more vesh dhe ti Bora.
Jam totalisht e ides qe, per te fuksionuar nje lidhje, femra ne rradhe te pare duhet te jet e qet me veten dhe mos te niset me iden qe ka nevoj absolute per dike tjeter, se ne kte mnyre krijon nje vartesi te pashmangshme, e kur lidhja perfundon e ndjen veten te humbur, e shef jeten te zbrazet e na fillon na e shkruan historin ne forum me deshir vet-vrasje (jo per gje por jeta eshte e bukur, nese di ta jetosh shendetshem...keshtu foli psikollogia, te dashur anetare!

)
Nejseeeeeee, Duke len menjan shakat, dicka ne shoqerin tone dhe mnyren se si ne kte bote moderne shifet lidhja ka ndryshuar pergjithmon dhe nuk mund te kerkojm te kemi pran nje mashkull si ne librat e Jane Austen (aahhh Mr. Darcy!!!!), sepse nuk mendoj qe ne si femra do ishim te gatshme ta jetonim jeten sic e jetonin femrat ne ate kohe. Pra gjerat jan te balancuara. Rregullat e dashuris kan ndryshuar dhe bashke me to dhe personat, ose anasjelltas. Eshte ber me e veshtir per te krijuar nje lidhje serioze, e kjo sepse te dyja palet ne lidhje kan ndryshuar sjellje, aspektativat, kerkesat e kshu me radhe. Nga ana tjeter eshte ber shume here me i leht zevendesimi/ndarja. Tregu flet qarte. Oferta femerore kunder kerkes mashkullore eshte shume e larte dhe frika e zevendesimit eshte rritur. Mos te flitet pastaj kur te dyja ose njera nga palet ne lidhje eshte e papjekur ne karakter, se kot te harxhosh llafe e shkronja. Me fat jan ato persona qe arrijn akoma ne kte kohe akullnajash te perjetojn nje dashuri te zjarrte, ashtu sic duhet te jet realisht, pa menduar per pasojat, duke jetuar momentin.