Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-08, 17:00   #1
Bilderberg
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,002
Rrespekti: 7 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Shqipėria, varrezė e CO2?

Click the image to open in full size.

Shqipėria, varrezė e CO2?

Shkruan : Ervin Qafmolla


Jo shumė vjet mė parė, njė protestė qytetare ndali ndėrtimin nė Shqipėri tė impianteve gjigante ku parashikoheshin tė digjeshin plehrat e Italisė. Rreziku i ndotjes ndėrgjegjėsoi shqiptarėt pėr t’i thėnė “Jo!” sjelljes nė vend tė impianteve qė pėrveēse do tė zgjidhnin problemin e plehrave tė Shqipėrisė, do tė zgjidhnin edhe njė pjesė tė problemit tė Italisė, me njė kosto tė lartė mjedisore pėr Shqipėrinė.
Sot vendi ka njė tjetėr problem, mungesėn e energjisė elektrike. Ndaj ashtu si nė “kohėn e plehrave”, po ofrohen zgjidhje qė tė kėnaqin mė shumė se njė palė. TEC-e ndotėse me bazė qymyrin synohet tė ndėrtohen nė Shqipėri, por me kusht qė shumica e energjisė sė prodhuar tė shkojė nė Itali, apo nė Greqi, ndėrsa kėto do tė mbetet bashkė me ca pak Megavat edhe i gjithė dyoksidi i karbonit i prodhuar.
Dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri italian Romano Prodi erdhi nė Shqipėri, ku deklaroi se dėshironte ndėrtimin e njė termocentrali me qymyr nė bregdetin shqiptar me kapacitet 1500 MV. Pak javė mė parė, Presidenti i PPC, Takis Athanasopoulos erdhi nė Tiranė pėr tė kėrkuar leje pėr ndėrtimin e njė termocentrali me qymyr nė Porto Romano me fuqi 500-800 MV. Mėsohet se kryeministri Berisha gjatė takimit i ka bėrė tė qartė grekėve se Shqipėria nuk do tė pranojė tė dyja termocentralet dhe se do tė zgjedhė mes dy projekteve bazuar mbi kritere tė posaēme, mes tė cilave, edhe kriteri i propozimit tė parė. Nė kėtė mėnyrė sugjeroi se mundet qė lejen ta marrin italianėt. Projekti grek synon Porto Romanon si zonė pėr ndėrtimin e TEC-it.
Prof. Ing. Sazan Guri, ekspert i ēėshtjeve mjedisore, shpjegon se nė fakt, duket se tė gjitha rrugėt tė ēojnė te qymyri, por nga ana tjetėr nukjanė bėrė studimet dhe vlerėsimet paraprake mbi nevojėn e investimeve, vėllimin e tyre, si dhe nuk marrė mendimi i ekspertėve pėr pėrzgjedhjen ndėrmjet projekteve tė ndryshme.
Sipas Gurit, TEC-i me gaz ėshtė mė miqėsori me mjedisin, por perspektivat e gazit janė shumė larg. Nė kėtė kuptim, ndoshta mund tė duhen rreth 10 vjet qė Shqipėria tė hyjė nė rrjetin e gazsjellėsve rajonalė. “TEC-i me naftė nga ana tjetėr, paraqitet jo rentabėl nė kushtet kur njė fuēi naftė e papėrpunuar po vrapon rreth ēmimit 200 dollarė. Ndaj pėrjashtohet si mundėsi ndėrtimi i TEC-ve tė tilla pėr arsye furnizimi normal me energji elektrike. Njė TEC i tillė mund tė shėrbejė vetėm si “TEC krize”, pra tė pėrdoret nė situata shumė tė vėshtira energjetike, duke qenė se lėnda e parė sakaq kushton shumė dhe do tė vazhdojė tė kushtojė gjithnjė e mė shumė”, vėren inxhinieri.
Ekziston edhe ideja e njė centrali bėrthamor, por nė kushtet tona, sipas ing. Gurit, ėshtė njė ide disi e ēuditshme dhe mund tė thuhet se kemi shumė rrugė pėr tė bėrė derisa tė arrijmė atje, nėse njė ditė vėrtet duam dhe mundemi.
“Nė kėto kushte mbetet vetėm njė alternativė: TEC-i me qymyr. Qymyri kushton lirė dhe ka rezerva tė pamata nė mbarė globin. Vetėm se duke qenė tejet ndotės, nevojiten kosto shumė tė larta pėr tė instaluar filtrat pėrkatės, filtra gjigantė DNOX dhe D-Sulfuring”, thotė ai. Megjithatė, inxhinieri vėren se kėto filtra ndalojnė disa gazra helmuese si dhe grimca qė ēlirohen gjatė djegies sė qymyrit, por jo CO2. Dioksidi i Karbonit nuk mund tė ndalet. “Ai thjesht do tė ēlirohet nė atmosferė nė njė masė tė konsiderueshme. Teknologjia e TEC-ve tė sotme me qymyr ėshtė pėrmirėsuar ndjeshėm, por ata kushtojnė 10 herė mė shumė se dikur, pėr shkak tė filtrave”, sqaron ai.
Sazan Guri thotė se mbi tė gjitha na duhet tė kemi njė proces transparent pėr sa i pėrket investimeve nė energji. Duhet tė pėrcaktohet nė bashkėpunim me ekspertėt sa ėshtė raporti optimal ndėrmjet “green energy” (energji e gjelbėr, jo ndotėse) dhe “brown energy” (energji ndotėse bazuar te djegėsit fosilė). “Nė rastin e vendit tonė, disa ekspertė thonė se ky raport duhet tė qėndrojė diku te 80% pėr energji tė gjelbėr dhe 20% pėr pjesėn e prodhuar pėrmes djegėsve fosilė. Nevojitet gjithashtu tė pėrfshihen edhe aktorė tė tjerė, nga komuniteti, ekspertė tė ambientit etj. Ēelėsi ėshtė transparenca dhe aktualisht, transparenca lė pėr tė dėshiruar”, vėren profesori pėr MAPO-n.
Sipas inxhinierit, ne sot kėrcėnohemi nga Italia, e cila kėrkon tė sjellė njė TEC me qymyr 1300 MV, si dhe nga Greqia, e cila kėrkon tė instalojė njė TEC prej 500-600 MV. Varianti italian parashikon njė impiant 700 MV nė Levan dhe njė tjetėr 600 MV nė Shėngjin, ose njė impiant 1300 MV nė Porto Romano. Ai kritikon edhe Romano Prodin, i cili e konsideroi kėtė investim, si tė “panegociueshėm”.
Gjithashtu, ekziston njė projekt kinez, pėr momentin i mbajtur nė sirtar pėr njė TEC me qymyr prej 600 MV nė Cėrrik. Tė gjitha kėto janė vepra me bazė qymyrin. “Projekte qė edhe sikur tė kryhen me teknologjinė mė tė mirė tė mundshme, pėrsėri do tė lėshojnė njė sasi shumė tė madhe CO2 nė ambient. Kjo do tė na krijojė probleme tė shumta jo vetėm shėndetėsore, por edhe nė marrėdhėniet tona me Klubin Evropian, ku kreditit tona tė emisioneve tė CO2 do tė jenė mė tė larta nga sa na lejohet, ndaj do tė penalizohemi”, sqaron ai.
Inxhinieri shton se edhe fabrikat e ēimentos lėshojnė njė sasi shumė tė madhe CO2 nė ambient. “Bėhen investime pa i kthyer sytė nga mjedisi dhe shėndeti i njerėzve. Problemi ėshtė se vendimet merren shumė lart dhe nuk ekziston njė bashkėpunim qeveri-ekspertė pėr tė pėrcaktuar njė normė tė pėrshtatshme “green-brown”, si dhe pėr tė zgjedhur investimet mė tė pėrshtatshme”, thekson ai. Nga ana tjetėr, eksperti i ēėshtjeve tė mjedisit kujton se ne nuk po zėvendėsojmė as pyjet e prera, dhe nė tė njėjtėn kohė po shtojmė dozėn e dyoksidit tė karbonit dhe ndotėsve tė tjerė, pėrmes investimeve tė pamenduara qė po bėjmė. “Duhet kuptuar qė ky vend ka njė sipėrfaqe toke tė kufizuar, njė mjedis tė kufizuar, njė numėr tė kufizuar njerėzisht. tė gjitha resurset janė tė kufizuara, por lakmia njerėzore nuk ėshtė e tillė”, vėren inxhinieri.
Sipas Sazan Gurit, “nė kėto kushte na duhet sė pari tė pėrmirėsojmė legjislacionin mjedisor dhe mė pas tė shkojmė drejt Demokracisė Mjedisore, ku komuniteti dhe aktorėt e tjerė janė aksionerė nė vendimmarrje tė tilla, pasi kėtu po flasim pėr disa pasuri si toka, ajri dhe uji qė na pėrkasin tė gjithėve, nuk janė pronė thjesht e qeverisė, apo e disa individėve”.

Bashkėpunim
me Kosovėn?
Por, pėrse nevojiten investime TEC-esh me qymyr nė Shqipėri, kur vetėm pak qindra kilometra mė tutje nga kufiri, ndodhen rezervat mė tė mėdha tė qymyrit nė Evropė, nė Kosovė? Ndėrkohė qė Shqipėria ka rezerva tė bollshme ujore e pėr rrjedhojė edhe tė prodhimit tė energjisė nga impiantet hidrike, Kosova, nuk disponon tė tilla kapacitete, por disponon rezerva qymyri tė pamata. Nė mė shumė se njė rast ekspertėt e energjisė kanė diskutuar pėr njė shkėmbim energjie me Kosovėn. Nė rast investimesh ė pėrshtatshme, Kosova do tė ketė shumė energji, jo vetėm pėr tė pėrmbushur nevojat e saj, por edhe pėr tė shitur.
Aktualisht, Shqipėria po i jep Kosovės energji elektrike. Raportimet nė media flasin pėr 125 megavat/orė energji elektrike, ose sa gjysma e kapacitetit transmetues tė linjės 220 kilovolt Fierzė-Prizren. Ndėrkaq reduktimet e ashpra kanė pėrfshirė Kosovėn, kjo pėr shkak tė avarive tė rėnda blloqeve tė termocentraleve, ndaj kryeministri Hashim Thaēi ka shpallur gjendjen e emergjencės pėr energjinė elektrike. Kosova blen 40% tė energjisė elektrike nga Serbia, pjesėn tjetėr nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipėria. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kanė mungesa tė energjisė elektrike, kėshtu qė Kosova e merr energjinė elektrike nga Serbia ose Bullgaria.
Ndonėse mund tė jetė vėrtet e pafuqishme aktualisht, gjasat janė qė me investimet e duhura tė shndėrrohet nė njė superfuqi energjetike nė tė ardhmen e afėrt. Sipas vlerėsimeve tė Bankės Botėrore, pritet qė nė Evropėn Juglindore, rritja mesatare vjetore tė jetė nė nivelin 2,3% deri nė vitin 2020. Kapacitetet operacionale ekzistuese nė rajon janė nė masėn 43,9 GV (gigavat), ēka ėshtė pak mė shumė se 5% i totalit tė kapaciteteve evropiane. Kėto kapacitetet dominohen nga termocentrale qė pėrdorin linjit (qymyrguri) si lėndė tė parė. Sipas parashikimeve tė ABS Energy Research, zhvillimi i kapaciteteve tė reja nė Evropėn Juglindore, do tė arrijė nė nivelin 75 GV brenda vitit 2020. Kjo tregon njė rritje dinamike tė kapaciteteve prodhuese tė energjisė elektrike me njė rritje mesatare prej 3,6%, sipas sė cilės, krejt kapacitetet e rajonit do tė arrijnė nė nivelin 7% tė totalit tė kapaciteteve evropiane. Megjithatė, ndėrtimi i kapaciteteve tė reja nuk do tė shpėrndahet njėtrajtėsisht nė tė gjithė rajonin, pasi nė vende tė ndryshme, prioritet do tė jetė rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese.
Ndėrkaq, Kosova ėshtė ndėr vendet me mė shumė rezerva qymyrguri nė botė. Jo vetėm kaq, por kėto rezerva janė tė cekėta dhe nuk nevojitet gėrmimi nė thellėsi deri nė hapje galerish, por mjafton pėrdorimi i makinerive tė gėrryerjes nė sipėrfaqe, siē mund tė jenė edhe ekskavatorėt e thjeshtė. Kjo do tė thotė se ndėrtimi i megatermocentraleve nė kėtė zonė ėshtė plotėsisht i mundur.
Firmat kryesore prej tė cilave Shqipėria importon, kanė shfaqur njėzėri interes pėr ndėrtimin e njė termocentrali vigan nė Kosovė. Madje, ironikisht listėn e kryeson serbja EFT, kreu i tė cilės Vuk Hamoviē, i pyetur pak vjet mė parė pėr natyrėn e pazakontė nga pikėpamja patriotike mbi mundėsinė e kėtij investimi, u pėrgjigj: “Just business!” Eksperti i energjisė, Gjergj Simaku, vėren se bashkėpunimi do tė ishte shumė i mundur dhe i frytshėm nė kėtė rast, duke kombinuar, rezervat 100% hidrike tė Shqipėrisė me ato termike tė Kosovės. Kėshtu tė dyja palėt do tė mund tė pėrfitonin shumė nga ky shkėmbim i ndėrsjellė. “Nėse flitet pastaj pėr njė termocentral tė madh, i cili ėshtė plotėsisht i realizueshėm, do tė ishte njė lehtėsim i madh pėr tė gjithė rajonin”, vėren eksperti i energjisė Gjergj Simaku.
Nė kėtė pikė, dilemat mes zgjedhjeve tė ndryshme janė tė forta, por diēka ėshtė e sigurt. Mė nė fund, Shqipėria ka hyrė ne epokėn e saj industriale-energjetike, dhje pėr momentin, askush nuk mund ta thotė nėse pėrfundimi i TEC-manisė do tė jetė njė histori suksesi apo disfate. Koha do ta tregojė mė mirė, por megjithatė, fillimi nuk duket i mbarė…

(Revista Mapo)
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė