Sa njerez te mire paska ky forumi, duan te te ndihmojn dhe te mesojn dhe kur, jo e jo qe nuk kerkon, por as kur ske nevoj dreqin. Filantropija juaj me le pa fjale (per te fol e kam llafin, se per te shkruar sic e shifni akoma ja arrij, ju falenderoj shume, ju puth nga larg!).
I dashur Nostradamus dhe orakulli, nuk dua t'ju kundervihem se vej re qe kam te bej me dy figura parashikuese dhe mbrapashikuese te shquyara, por kohe me pare kam mesuar cfare te degjoj, si te degjoj, si ti mare faktet dhe si ti analizoj e zgjedh informacionet me koken time, dhe ne kte raste kjo e fundit (dora vet, ose koka vet) me thot qe ktu, nga ky anetari me siper po kerkohet thjesht debat mbi kte teme te hapur nga ai vet (nje supozim ky i imi!).
Perderisa prap ky anetari me siper di te sjelli fakte bindese kur ka deshir te kundershtoj vertet, dhe kto qe jan sjell vec per fakte nuk mund te merren un po e le veten te kondicionohem pak nga filantropija juaj dhe po vazhdoj te them nja dy gjera te fundit, qe sipas njohurive te mia (me perzgjedhjen qe un di te bej me aq aftesi sa kam, se sdua te krahasohem me ju, ju lutem t'me kuptoni drejte, nuk do ja lejoja kurre vetes nje krahasim te tille, eshte teper per mua!) do kishin nevoj per shtjellim.
Globalizimi te dashur anetare nuk ka te bej vec me perhapjet e mjeteve te komunikimit, qe nese keni lexuar cfare kam shkruar me siper do kishit kuptuar qe ky eshte nje nder faktet me pozitive qe globalizimi sjell dhe qe un kam cituar (dhe un e kam then, po, e habitshme!!). Por, ky proces nuk ka te bej vec me perhapjet e mjeteve te komunikimit, ose m mire, kjo eshte nje pjese me rendesi relative duke pare cila eshte baza e ketij fenomeni. Tani un do i lejoja vetes t'ju shpjegoja pak juve se si ka filluar globalizimi dhe kur.
Po futem direkte ne teme. Globalizimi si fenomen totalisht i ri ka filluar me nje eveniment qe ndryshoj komplet historin e botes, zbulimi i botes se re nga Kristofor Kolombi. Sigurisht ju mund te mendoni se ky shkoj ne token e indianve per ti ndricuar ata me dije, per te cuar atje shkencen dhe njohurit qe evropianet ja kishin vjedh arabeve dhe kinezeve shume kohe me pare, jo, gaboheni. Me zbulimin e botes se re evropianet e ndritur dhe besimtar te zellshem katolik filluan plakcitjet, grabitjet, perfitimet, vrasjet, perdhunimet etj etj etj ne nje toke qe me pare se te vinte "globalizuesi" jetonte e qete (me luftera te brendeshme, po kush nuk ka pas aman!). Qe nga ky fakte historik filluan tregtit nder kontinentale. Tregti ka pas dhe me pare normalisht, gjate Perandoris Romane pershembull keto arriten nivele te paimagjinueshme e me pare akoma ka pas, por jo ne keto permasa, e jo te organizuara sic po ndodhte tani (me tani e kam llafin andej pas vitit 1492). Pra hapja dhe zhvillimi i tregtive (ose vjedhjeve me mire) preu shiritin e nisjet te ketij procesi.
Ka shume e shume per te fol, duke pare permasat e fenometit, por po arrij ne konkluzion, se gjeja e fundit qe dua te bej eshte t'ju lodh e shqetesoj. Prandaj, mund te shikoni e lexoni vet se si ky proces ka filluar, per te kuptuar se si do vazhdoj e po vazhdon. Nje fjale e urte ktu ke lagja ime thot "Dita e bukur duket qe nga mengjesi", epo pra, rrofshin ditet e bukura.
Faleminderit per duartrokitjet.
__________________
Live Love
|