Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-09-08, 13:21   #1
Bilderberg
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 1,002
Rrespekti: 7 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim Ndryshimi fillon nga ty!

Ndryshimi fillon nga ty!

Shkruan : Kristi Pinderi

Arbėr Ēepani, fituesi i edicionit tė parė tė Big Brother nė Shqipėri ka ndėrmarrė sė fundmi njė fushatė tė titulluar “Ndryshimi fillon nga ty”. Kjo fushatė ėshtė njė grupim vullnetarėsh, qė me anė tė shembujve personale, i dedikohet mesazhit: Me punė dhe vullnet ky vend mund tė ndryshojė, thotė ai pėr revistėn MAPO.
Djaloshi i cili beson “tek pasioni, vullneti pėr tė punuar, dėshira pėr tė parė njė komunitet ku njeriu respekton njeriun”, ishte njė personazh totalisht i panjohur pak muaj mė parė, derisa vendosi tė merrte pjesė nė edicionin e parė tė njė reality show si ai “Big Brother” nė Shqipėri.
I diplomuar nė Itali dhe me njė pėrvojė jo shumė tė njohur kryesisht nė shoqėrinė civile dhe nė grupime tė tjera rinore, Arbri hyri nė kėtė show pėr tė fituar njė eksperiencė mė shumė, siē thotė ai vetė.
Por nė fakt, doli nga Big Brother jo vetėm me eksperiencėn, por edhe me 50.000 euro!
Dhe me lehtėsinė pėr tė bėrė pas kėsaj pėr vete, ēdo media qė tek ai filloi tė shikonte imazhin qė do tė pėrmbushte kėrkesat e audiencės sė etur pėr kronikė rozė, por edhe kėrkesat e njė audience mė tė kultivuar qė lehtėsisht zbuloi te ky i ri jo vetėm inteligjencėn, por edhe dėshirėn pėr tė bėrė diēka.
Gjatė prezantimit nė Big Brother, ai deklaroi se nėse e fitonte atė edicion, tė gjithė shpėrblimin monetar prej 50 mijė eurosh do ta shpenzonte pėr komunitetin dhe pėr bamirėsi. Kur u shpall fitues, nuk priti mė gjatė, por filloi pikėrisht atė qė kishte deklaruar: shkoi nė shtėpinė e fėmijėve dhe ndėrmori nismėn pėr birėsim nė distancė, njė ditė tjetėr me miq tė vetėt mundėsoi mbjelljen e 26 pemėve tė ullirit nė Gėrdec, tė nesėrmen ngritjen e njė fushe sportive nė shkollėn fillore tė fshatit Muēaj, e njė ditė tjetėr ngriti njė kėnd lojėrash pėr fėmijėt e kopshtit tė fshatit Marqinet tė Bashkisė sė Vorės.
Por njerėzit janė tė prirur tė jenė kritikė dhe mosbesues ndaj kujtdo qė bėn diēka ndryshe. Mendojnė: Pse e bėn, ēfarė synon, ku do tė dalė, ēfarė pėrfiton, kė ka nga mbrapa...? “Po bėjmė atė qė cdo shqiptar i mirė do tė bėnte nė vėndin tonė”, i pėrgjigjet Arbri kėtij syri kritik, “sepse duam tė dalim nga vorbulla e parazitizmit dhe tė hyjmė nė vorbullėn e punės, punės dhe vetėm punės, duke patur mbrapa dashurinė pėr kombin, qė na lejon tė pėrfitojmė dinjitetin e qytetarit tė lirė”.
Po t’i shikosh me vėmendje, nuk e ke tė lehtė tė konstatosh se gjithsesi, hapat e ndėrmarra prej tij deri tani, nuk ėshtė se kushtojnė shumė. Njė tjetėr mosbesues, do ta pyeste padyshim Arbrin:
Sa kanė kushtuar gjithė kėto angazhime? Dhe ēfarė ka mbetur nga shifra monetare e ēmimit nė Big Brother?
Duke pėrdorur retorikėn e njė politikani, por qė nė kėtė rast godet mė nė shenjė se ēdo politikan tjetėr, Arbri pėrgjigjet: Nėqoftėse rrugėtimin e fushatės sonė pėr sensibilizim do ta krahasonim me ndėrtimin e njė rruge, atėherė rrugėn tonė e kemi nisur, kemi shpenzuar pėr tė asfaltuar vetėm kilometrat e para tė saj dhe presim tė invesojmė duke asfaltuar edhe kilometrat nė vazhdim.

A do t’i hyjė Arbri politikės?
Sepse nė fund tė fundit, njė dritare ballore prej nga gjithnjė e mė shumė po preferohet pėr tė hyrė drejt e nė politikė, ėshtė pikėrisht ky lloj angazhimi qytetar! Qė nuk bėhet, nė fakt, thjesht nė lagje, brenda nė shtėpi apo nė dyqan, apo qoftė dhe vetėm nė ambientet e komunitetit tė ngushtė ku qytetarėt jetojnė, por pikėrisht nė sytė e medias dhe tė televizionit...
Edhe pėr kėtė pyetje, i biri njė diplomati tė njohur shqiptar, pėrgjigjet me njė retorikė qė tė tregon se nuk i mungon nuhatja politike dhe as aftėsia e tė atit: “Personalisht mendoj se ėshtė mė e rendėsishme tė jesh njė qytetar qė i dėgjohet dhe i vlen zėri, mė shumė sėsa i njė politikani. Njė qytetar qė kėrkon tė drejtat e tij dhe respekton tė drejtat e atij qė ka pranė, ėshtė indirekt pjesė e politikės, e politikės se ndėrgjegjes qytetare”. Dhe e mbyll pastaj me fjalinė: “Koncepti i politikės ėshtė shumė mė i gjėrė dhe fisnik sesa materializimi nė njė post drejtues”.
Nė fund tė fundit, ē’tė keqe ka tė kesh pikėrisht kėtė koncept pėr politikėn? A nuk do tė ishte kjo edhe shpresa se atje tej, nė rrugėt e rrugicat e qyteteve tė pluhurosura shqiptare, enden tė rinj qė kėrkojnė ndryshim, disa prej tė cilėve gjejnė edhe mėnyra tė menēura pėr ta promovuar kėtė ndryshim?!
Nė ēdo rast ama, kėrkohet njė televizion, njė audiencė.
Me t’i gjetur ato, bujrum... skena ėshtė pėr ty!

Ēfarė ėshtė realisht fushata “Ndryshimi fillon nga ty”?
Fushata sensibilizuese “Ndryshimi fillon nga ty” eshte nje grupim vullnetarėsh, qe me anė tė shėmbujve personale, i dedikohet nje mesazhi sa tė rėndėsishėm aq dhe tė nevojshėm “Me pune dhe vullnet ky vėnd mund tė ndryshojė”. Me besimin e plotė se ndryshimi vjen vetėm nga puna dhe vullneti i gjithsecilit prej nesh.

Ti beson te altruizmi?
Unė besoj tek pasioni, vullneti per te punuar, deėshira pėr te pare nje komunitet ku njeriu respekton njeriun dhe ku tė gjithė bashkė shikojnė nga e ardhmja me pozitivizėm.

Gjithė nisma e Arbrit, ka karaktėr filantropik, por bėhet nėn objektivin e kamerave? Tė ndihmon kjo tė jesh ne tė gjitha spotlightet? A ėshtė kjo e fundit qėllimi yt?
Nuk jam nje rockfeller qe po bėnė aktin e tij tė radhės filantropik…. Jam nje qytetar i thjeshtė i kėtij vendi, qė me shembullin modest personal, kėrkon tė krijojė njė precedent sado tė vogėl, duke treguar qė „Ndryshimi fillon nga ne“, ēelėsi i mirėqėnies kolektive, jemi vetė ne dhe askush tjetėr! Pa ndihmėn e kamerave dhe medias qė pasqyron aktivitetin tonė, sensibilizimi do tė ishte shumė mė i kufizuar, me aktivitetet tona ne kėrkojmė tė sensibilizojmė bashkqytetarėt tanė nga Vermoshi nė Konispol dhe mė gjėrė dhe kėtė na i lejon vetėm pasqyrimi i mediave, qė i pėrdorur nė mėnyrat mė optimale, mund tė konsiderohet si njė nga shtyllat mė solide tė njė shoqėrie demokratike.

Njerėzit janė te prirur tė jenė kritike dhe mosbesues ndaj kujtdo qė bėn dicka ndryshe. Mendojnė: Pse e bėn, cfarė synon, ku do te dalė, cfarė pėrfiton, kė ka nga mbrapa? Si do i pėrgjigjeshe secilės prej kėtyre pyetjeve? Dhe si do i pėrgjigjeshe syrit vėzhgues, kritik e mosbesues te shqiptarėve?
Po bėjmė atė qė cdo shqiptar i mirė do tė bėnte nė vėndin tonė, synojmė qė mesazhi jonė tė sensibilizojė sadopak njerėz “Se me punė dhe vullnet, Shqiperia mund te Ndryshojė”, duam tė dalim nga vorbulla e parazitizmit dhe tė hyjmė nė vorbullėn e punės, punės dhe vetėm punės, duke patur mbrapa dashurinė pėr kombin, qė na lejon tė pėrfitojmė dinjitetin e qytetarit tė lirė.

Njė pyetje praktike: Pasi ke organizuar mbjelljen e 26 pemėve tė ullirit nė Gėrdec, ngritjen e njė fushe sportive nė shkollėn fillore tė fshatit Muēaj, si dhe krijimin e njė kėndi lojėrash pėr fėmijėt e kopshtit tė fshatit Marqinet tė Bashkisė sė Vorės, qė u shkatėrrua nga shpėrthimi i municioneve tė Gėrdecit dhe pasi ke ndėrmarrė nismėn e birėsimit ne distancė, e se fundmi nismen per mozaikun me tapat, sa kane kushtuar gjithė keto angazhime? Dhe ēfare ka mbetur nga shifra monetare e ēmimit nė Big Brother?
Nėqoftėse rrugėtimin e fushatės sonė pėr sensibilizim do ta krahasonim me ndėrtimin e njė rruge, atėherė rrugėn tonė e kemi nisur, kemi shpenzuar pėr tė asfaltuar vetėm kilometrat e para tė saj dhe presim tė invesojmė duke asfaltuar edhe kilometrat nė vazhdim.

Ēfarė planesh tė tjera ke nė kuadėr tė “Ndryshimi fillon nga ty”?
Pasuria natyrore, personat me aftėsi tė kufizuar, trashegimia kulturore, fshati dhe bujqėsia janė vetėm disa nga pikat e planveprimit tonė. Pėr njė vizuale mė tė gjėrė tė aktiviteteve dhe planeve tona mund tė vizitoni ėebsite-in tonė zyrtare Arber Cepani :: Shqiperia Ndryshon, atje mund tė gjeni informacione mė tė hollesishme pėr gjithcka i pėrket kėsaj fushate.

Arbri, a ėshtė nė tė vėrtetė njė personazh qė mund tė pėrshtatet me karakterin e njė reality show si Big Brother, apo ti hyre atje me synimin pėr tė fituar 50 mijė euro qė mė pas tė nisje fushatėn?
Njė reality show i organizuar me seriozitet si Big Brother, ėshtė nė vetvete njė studim i mirėfilltė socio-psikologjik, qė do ndihmonte, jo vetėm konkurrentėt e saj tė njihnin aspekte tė panjohura tė karakterit tė tyre, por edhe shikuesit e shumtė qė tė identifikoheshin nė njė realitet pa censurė, ashtu si dhe nė jetėn e perditshme. Nė atė lojė nuk hyra vetėm dhe thjesht pėr tė fituar 50.000 euro, nė atė lojė hyra pėr tė fituar njė eksperiencė mė shumė, dhe kam besimin e plotė qė me pėrfundimin e saj gjithsecili nga ne ishte fitimtar.

Ke menduar ndonjėherė tė bėhesh pjesė e politikės? Nėse po, si?
Personalisht mendoj se ėshtė mė e rėndėsishme tė jesh njė qytetar qė i dėgjohet dhe i vlen zėri, mė shumė sesa i njė politikani. Njė qytetar qė kėrkon tė drejtat e tij dhe respekton tė drejtat e atij qė ka pranė, ėshtė indirekt pjesė e politikės, e politikės se ndėrgjegjes qytetare. Koncepti i politikės ėshtė shumė mė i gjėrė dhe fisnik sesa materializimi nė njė post drejtues.

Tė pėlqen, apo tė bezdis te jesh nė qendėr tė vėmėndjes?
Nuk ėshtė e rėndėsishme tė jesh apo tė mos jesh nė qėnder tė vėmėndjes, e rėndėsishme ėshtė qė t’i ofrosh diēka komunitetit, tė aktivizohesh nė ēka tė rrethon, duke qėnė faktor aktiv dhe jo pasiv nė vendimet qė merren rreth teje. Qėndra e vėmendjes duhet tė shikohet si rrjedhojė e kėtyre aktiviteteve dhe jo si objektiv dhe fokus ku duhet tė drejtojmė energjitė tona.

Fotografitė e Bashkengjitur
ndryshimi-fillon-nga-ty-arber1.jpg  
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė