|
Administrator
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne FOruMIn VIrtUAl
Seksi:
Postime: 513
|
Déja vu
|
|
Deja vu (dezha vu) ėshtė dukuri e radhė, por pėrjetim real subjektiv i gabuar. Nė pėrkthimin e kėtij termi nė shqipe “tashmė e parė“, diēka a njė dukuri te cilėn e kemi hasur me parė.
Gati kushdo e ka provuar njė fenomen tė tillė, nėse ndodh rralle, nuk ka vend pėr shqetėsim. Por episodet e shpeshta, mund te kenė rendėsi.
Nuk kuptohet plotėsisht natyra e kėtij lloj ērregullimi tė kujtesės.
Termi Déją vu, aplikohet kundrejt njė besimi te menjėhershėm e te gabuar qe njė eksperience e re e momentit aktual, ka ndodhur mė parė.
Ėshtė njė ndjesi e fortė dhe e ēuditshme familjariteti, zakonisht me kohė gjatėsi prej disa sekondash, “mbushje e mendjes” ne vėrtetėsinė e saj me pas gati gjithnjė e zhgėnjyer, qe ne e dimė se ēdo ndodhe me pas.
Deja vu ėshtė njė farė ndjenje kur hymė ndonjė vend, qėndrojmė pran ndonjė ndėrtese, ose kryejmė ndonjė veprim tjetėr, na duket se si jemi qenė nė kėtė vend, e kemi tė njohur ndėrtesėn edhe pse e shohim pėr herėn e parė, ose kemi tė ditur veprimin edhe pse e bėjmė pėr herėn e parė. Rreth 70% njerėzve e kanė provuar deja vu sė pakut njėherė nė jetė.
Rreth fenomenit i Deja vu janė zhvilluar disa teoria. Disa mendojnė se ėshtė “kapėrcimi” informacioni qė truri e pranon nga vendodhja e kujtesės, dhe automatikisht kemi bindje apo ndjenja qė kjo ka ndodhur pėrpara. Disa tė tjerėt mendojnė se ėshtė njė problem psikik, qė e ndėrlidh mė sė shumtit me stresin, shqetėsimet ose me ndonjė sėmundje. Prapė disa tė tjerė e ndėrlidhin deja vu me kujtesėn e ėndrrave ose nė mėnyrė tėrthorazi vėrtetim pėr reinkarnacionin.
Dr. Chris Moulin para disa viteve ballafaqohet me rastin kronik i Deja vu. I cili kishte njė takim tė ēuditshėm me njeriun i cili i thotė, se nuk ka arsye t’i vij nė klinik, se ai ka qenė tej aj, edhe pse ishte e pamundshme. Ai njeri ishte i bindur se e ka takuar kėtė mjek, dhe ia tregon detalet qė i kanė ndodhur gjatė vizitės sė tij me mjekun.
Kurse Dr. Moulin beson se ky fenomen ėshtė pasoja e ērregullime tė kujtesės.
Studimet e fundit pohojnė se neuroni i qendrės sė trurit qė ėshtė i ngarkuam pėr kujtesėn. Kėta neurona krijojnė hartėn mentale me vendet dhe pėrvojat e reja, dhe ndjenjat e Deja vu kur njė gjė ndodh nė njė situatė, pohon profesor i biologjisė dhe i neurologjisė Susum Tonega dhe e quan “episodet e kujtesės”.
Nga pėrkufizimi, déją vu nuk ka lidhje me eksperiencat aktuale tė pėrsėritura apo me kujtesėn, pra interesi qėndron: se pse vjen kjo ndjenje?
Njė shpjegim mundshėm ėshtė se ky fenomen vjen nga njė “mase- apo lidhje e shkurtėr” nė njė kohėzgjatje tepėr tė shpejte, e lidhjeve neurologjike. Ku informacioni aktual arrin nė ‘depon” e Kujtesės pėrpara se te arrije Vetėdijen.
Eksperienca e vetėdijshme e njė kujtese tė tillė do jete tepėr e fortė, pasi ėshtė aktuale.
Disa eksperte sugjerojnė qe Kujtesa nuk ėshtė thjeshte njė problem lidhur me njė ngjarje fikse, te stabilizuar, por ėshtė njė proces rikonstruktimi, nga komponentė te ruajtur, e cila pėrfshin elaborime, shtrembėrime, e lėnje jashtė tė njė pjese ngjarjesh.
Ēdo rithirrje e ngjarjeve ėshtė thjesht rithirrja e kujtesės se fundit qe kemi pėr ato ngjarje. Ndjesia e te njohurit pėrfshin pėrputhjen ndėrmjet njė ngjarje aktuale dhe informacionit tė ruajtur, por kjo mund te ndryshoje aq shume nga ngjarja origjinale sa qe ju “e dini” qe se keni provuar kurrė mė parė.
Psikologet akoma po debatojnė rreth Déją vu-se, e do vazhdojnė nė tė njėjtėn mėnyre derisa te dihet me shume rreth mekanizmave te trurit.
Déją vu qe ndodh shpesh, mund te jete njė simptome e shqetėsimeve qe vijnė nga dėmtime nė tru, si, p.sh. epilepsia e lobit temporal. Pra nėse kjo ju ndodh shpesh, do ishte ide e mire te shihni mjekun e te sugjeroni njė ekzaminim neurologjik
________________________________________
Nga Newtoon,"dčja_vu",ėshtė shpeshherė e pėrshkruar si njė ndjenje ku nė tė cilėn ke parė diēka ose ke jetuar njė ngjarje. Shumė shkencėtarė mendojnė qe prej shume kohesh qe ky lloj tip fenomeni shfaqet kur imazhi i parė prej njėrit nga sytė, arrin ne tru para imazhit qe shfaqet te syri tjetėr.
Kėrkuesit kane gjetur gjithashtu edhe persona tė verbėr tė cilat kane ndjere edhe ata sensacionin e "dčja vu".
Meqė ky lloj sensi ėshtė tepėr i rralle dhe tepėr i shpejte, psikologet nuk janė pėrqendruar shume aty me friken se nuk do jene edhe aq objektive. Disa tė tjerė janė pėrqendruar te ajo qe themi ndonjėherė. "E kam ne maje te gjuhės po nuk po e gjej dot qe ta shpreh", atėherė kur nuk arrijmė tė besojmė qė dimė diēka dhe nuk arrijmė ta themi!
"Deja_vu",po studiohet edhe me anėn e hipnozės. Shpjegimet thonė qe njė eksperience e tille, ndjehet kur njė pjese e trurit "drejton gjerat familjare"!
Ndjenja e veē tė pėrjetuarės apo "deja vu" ėshtė e mirėseardhur pėr atė qė predikojnė fenė dhe ringjalljen. Mirėpo edhe tė tjerė e pėrdorin "deja vu" pėr tė sqaruar mendime tė tyre.
Shume parapsikolog ketė paraqitje te jashtėzakonshme e lidhin me mundėsinė e njeriut qe pavetėdija e parandej. Afinititetet mbinatyrore tė cilat i posedojmė (gjė qė parapsikologet na e etiketojnė pa asnjė dyshim) na mundėsojnė tė parashohim disa situata tė ardhshme.
Mirėpo informacionin pėr ato ne e fusim nė rrafshin e pavetėdijes tonė.
Deri sa ta pėrjetojmė situatėn nė jetėn reale, atėherė neve ne fakt nxjerrim kėto informata nga pavetėdija. Disa tjerė arsyen pėr paraqitjen e kėtij fenomeni e kėrkojnė nė drejtim komplet tė kundėrt.
Sipas tyre, mendja jone ndonjėherė futet ne rrjetin e dimensionit kozmik tė panjohur. Nė ketė rrjet rruhet (bile edhe nė mėnyrė tė shkruar!) e vėrteta e plote pėr tė kaluarėn, tė tashmen dhe te ardhmen e botes. Ne momente te tilla mendja jone e lexon tė vėrtetėn pėr tė ardhmen, dhe se bashku me ketė i pėrjeton ngjarjet edhe nė realitet.
Disa tė tjerė, janė kategorik se fenomeni i kėtillė depėrton tek ne nėpėrmjet mėnyrės telepatike. Tjetėr njeri, i cili gjendet ne te njėjtin vend, nė tė njėjtėn kohe, me tė cilin jeni nė lidhje mendore, ua jep atė qe e shef dhe e dėgjon nė moment, disa sekonda pėrpara se ju vet ta shihni dhe dėgjoni.
Tė gjitha sqarimet pėr deja vu, janė pak sa te pabesueshme dhe te renda pėr t`i kuptuar, por ne fakt, e tille ėshtė dhe natyra e kėtij fenomeni, i pabesueshėm.
"Nqs truri ėshtė hapėsire e madhe nė tė cilėn pėr ēdo dite ruhen me mijėra fotografi te vogla tė ēdo ngjarjeje, ėshtė e mundshme nė tė ardhme nqs na ndodh ndonjė ngjarje e cila ka faktorė tė ngjashėm dhe tė pėrafėrt si ndonjė qė veē e kemi kaluar, truri i rrafshit tė pavetėdijes me ndihmėn e qelizave trunore te aktivizohet dhe te na jep njė imazh apo fotografi te plote cilėn neve veē e kemi te njohur dhe e ndjejmė se e kemi pėrjetuar dhe parė dikund mė parė".
Disa shkencėtare mendojnė se fenomeni Deja vu ėshtė e lidhur me anomalitė qe paraqiten gjate funksionimit normal te trurit. I quajnė gabime gjate njohjes.
Si vihet deri tek kėto gabime?
Kur ngjarja e pėrjetuar ne moment na duket e njohur, ne nė fakt nuk e kujtojmė atė, por njė ngjarje nga e kaluara qė ėshtė i pėrafėrt me ketė. Ndonjė element i situacionit tė tashėm aktivizon njė fare grushti ne tru, ku ruhen ngjarje te ndryshme, por shume tė pėrafėrta me momentin qė pėrjetojmė.
Shkencėtare tė tjerė mendojnė se Deja vu-te janė anomali te perceptimit.
Sipas kėsaj teorie, gjerat varen nga ajo se si i perceptojmė dhe si e paramendojmė realitetin e jashtėm. Problemi qėndron ne koordinimin e gabuar te dy hemisferave trunore. Ata janė si dy lloje truri ne koke. Edhe pse funksionojnė simultanisht dhe janė tepėr te koordinuar, secila hemisfere nga ēdo organ i njeriut (sy, vesh etj) pranon informate pre vete, te ndare.
Le te supozojmė se hemisfera A e pranon atė informate disa pjese te sekondės me parė se hemisfera B. Kur B do filloj te punon, tek ne paraqitet njė ndjenje e mjegullt e diēkaje tė njohur. Ose ndjenje, ketė veē e kam pa. Dhe me tė vėrtetė e kemi pa, pjese te sekondat me parė, nėpėrmjet hemisferės A.
Teoria e spanjollit Hoze Luis Pinios e vitit 1975 ėshtė edhe me e thjeshte, por edhe shume me e guximshme.
Ju, apo ne fakt, trupi juaj, gjendet nė njė situate tė dhėne. Receptorėt tuaj dėgjojnė, shohin, ndjejnė dhe skadojnė informacion tė jashtėm. Por mendja juaj ėshtė ne Hėne apo mijėra kilometra larg saj. Dhe papritmas- ndjenja e deja vu.
C`ju ka ndodhur?
Thjeshte-vetėdija juaj ka ndaluar shėtitjen pėrreth Galaksise dhe ėshtė kthyer ne trup. Ne fakt, situata e tashme nuk ju ėshtė shfaqur nė tė kaluarėn. E keni ndjere sekondė mė parė, por vetėm me trup. Tashme, kur mendja ėshtė kthyer, e pėrjetoni edhe me shpirt. Normalisht, ju nuk mund ta dini ketė.
Dhe ne fund, nuk do ishte interesant nqs kėtu nuk fusnin gishtat me sqarimet e tyre edhe psikanalitiket.
Ne fakt, psikanalitiket kane sqarim te tyre pėr ketė fenomen dhe kjo serish ėshtė e lidhur me gabime gjate perceptimit.
Serish na duket se ngjarjet i kemi pėrjetuar me parė, por nė fakt, identifikohemi sipas disa ngjarjeve tė ngjashme. Por ketė here-pėr shkak autocenzures se mendjes sonė. Pėr disa shkaqe, ajo shtyp memorien pėr ngjarjen e vjetėr, nė mėnyre qe nuk i lejon te del nė sipėrfaqen e vetėdijes sonė. Truri ynė i fsheh informatat nga ne! Dhe na fut nė njė situate te ēuditshėm-edhe me ka ndodhur, edhe nuk mund te kujtohem.
Kjo teori e sqaron edhe mjegullesiren e cila eshte gjithmonė e pranishme ne deja vu.
1. Déją vécu - Tashme e jetuar ( diēka qė ke pėrjetuar)
2. Déją senti - Tashme e ndjere (diēka qė ke ndjere)
3. Déją visité - Tashme e vizituar (ndonjė vend qe ke vizituar mė parė)
Nga Psikolog Nosh Gjolaj.
__________________
Lumturia eshte si nje Flutur...!
Nese e ndjek nuk do te arrish kurre ta kapesh...!
Por nese ndalon per nje cast...!
Do te qendroje ne doren tende...!
|