Mua kjo teme me erdhi ndermend dje se po flisja me nje shoqen time, dhe me tha qe ajo kishte shkuar tek nje nga keto qe shohin nese ke sy te keq apo magji dhe ta heqin...Se c'na qenka nje Silvana Silvana andej nga Drashovica!
Mua me ka ndodhur njehere me vellain kur isha e vogel: erdhi nje arixhofke ne shtepi (flas per vitet 95-96) dhe i kerkonte mamit tim 100 mije lek...imagjino ti, ne ishim en krize ekonomike se mamin dhe babin sa i kishin shkurtuar nga puna....Mami kishte vetem 5 mije lek ne shtepi dhe i tha, lek s'kam po po deshe te jap per te ngrene!
Kjo ca nuk i keputi nga pas mamit dhe i tha ti ke vajzen ne shtrat (une sa kisha bere nje aksident) po brenda javes do kesh dhe djalin!

Po ate dite, vellai im kaloi temperature te larte dhe desh vdiq se po i kalonte gjuha nga brenda!
Thirrem pediatren se e kishim komshie, dhe mami per ti bere gjilperen shpejt e nxorri vellain nga dera e shtepise, dmth nuk priti sa te vinte brenda pediatria, sa vuri kemben jashte, vellai u drodh dhe e morri veten direkt...
