|
Slave To The Rhythm
Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi:
Statusi: 
Postime: 637
|
Tregimin dhe novelėn, e lėvruan Dh.Shuteriqi, N.Prifti, Z.Cela, T.Laco, Dh.Xhuvani, N.Lera e tė tjerė, kurse poezinė, I.Kadare, D.Agolli, F.Arapi, Xh.Spahiu, M.Ahmeti e tė tjerė.
Mė pak, u zhvillua drama (K.Jakova Toka jonė, 1955) dhe komedia (S.Ēomora Karnavalet e Korēės 1961).
Letėrsia e kėsaj periudhe nė Shqipėri u zhvillua brenda kornizave tė realizmit socialist, i vetmi drejtim i lejuar nga politika zyrtare. Por talente te fuqishme, pėrtej kėtyre kornizave, krijuan vepra me njė frymė opozitare tė nėnkuptuar dhe me njė domethėnie universale.
I. Kadare (1936), me poezinė (Pėrse mendohen kėto male 1964, Motive me diell 1968, Koha 1976) dhe sidomos me prozėn e tij (Gjenerali i ushtrisė sė vdekur 1963; Kėshtjella 1970; Kronikė nė gur 1971, Dimri i madh 1977, Ura me tri harqe 1978, Piramida 1992; Spiritus 1996 etj.), sfidoi kufizimet e kohės dhe pėrtėriti letėrsinė shqiptare me forma dhe motive qė e integrojnė atė nė rrjedhat moderne tė letėrsisė botėrore.
Vepra e Kadaresė paraqet njė enciklopedi artistike tė jetės shqiptare, njė afreskė tė gjerė tė ngjarjeve historike dhe bashkėkohore, tė pėrjetuara me njė qėndrim filozofik tė shprehur herė hapur e herė pėrmes gjuhės sė Ezopit.
Filozofia, mentalitetet, dramat dhe traditat historike e kulturore tė shqiptarėve, tė kaluara nė filtrin e mendimit artistik tė shkrimtarit, janė paraqitur nė veprėn e tij si shprehje e identitetit kombėtar, e vitalitetit tė kulturės shpirtėrore tė popullit tė vet dhe si faktor i qėndresės e i mbijetesės sė tij historike.
Kadareja krijon njė prozė moderne duke shfrytėzuar gjerėsisht analogjitė historike, parabolat dhe asosacionet, legjendat dhe mitologjinė kombėtare. Vepra e tij ka njė poetikė tė hapur qė vjen nga pėrzierja e kohėve, e rrafsheve tė ligjėrimit artistik, e reales me irealen, nga natyra e thyer mozaikale e kompozicionit.Vepra e Kadaresė i sjell letėrsisė evropiane njė aromė karakteristike mesdhetare, ballkanike dhe pasuron atė me koloritin e njė areali tipik pėr veēanėsinė e tij etno-kulturore.
Duke u nisur nga bota epike e legjendave dhe baladave mesjetare, proza e Kadaresė kapėrcen distancėn kohore dhe sjell nė rezonancė mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike e mesjetare, me mentalitetin dhe ndėrgjegjen artistike tė kohės sonė. Nga pėrpunimi i thellė krijues i fondit tė traditave tė lashta popullore, mesazhi i prozės dhe i poezisė sė Kadaresė fiton njėherėsh njė thellėsi historike dhe njė notė humane universale.
Krijues me njė vetėdije tė fortė kritike, Kadareja jo vetėm ka poetizuar vlerat shpirtėrore tė kombit tė vet, por dhe ka fshikulluar traditat anakronike, mentalitetet retrograde, psikologjinė provinciale dhe konvencionet e jetės sė shoqėrisė shqiptare.
Me frymėn e disidencės, nė kushtet e diktaturės kur u krijua vepra e Kadaresė, ka ndihmuar ti gėrryhen themelet regjimit totalitar nė Shqipėri. Ekzili i tij politik nė Francė nė vitin 1990, kur nė Shqipėri sapo kishin filluar proceset demokratike, u dha shtysė kėtyre proēeseve.
Pėr kėto vlera, vepra e Kadaresė gėzon njė popullaritet tė gjerė dhe ėshtė pėrkthyer nė tė gjitha gjuhėt e mėdha tė botės (anglisht, frengjisht, gjermanisht, spanjisht, rusisht, italisht, arabisht etj.). Kadareja ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj, si njė prej shkrimtarėve mė tė shquar bashkėkohorė tė letėrsisė botėrore dhe ka fituar disa ēmime ndėrkombėtare. Kadareja ėshtė sot pėrfaqėsuesi mė eminent nė botė i kulturės shqiptare.
Poet i hollė lirik dhe shkrimtar satirik D. Agolli (1931), ka sjellė nė poezinė shqipe freskinė e njė frymėzimi spontan meditativ dhe nė roman humorin e lehtė popullor qė shkon deri nė grotesk. (Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo 1973; Arka e djallit 1997). Ai ėshtė mjeshtėr i tregimit psikologjik, filozofik (Zhurma e erėrave tė dikurshme 1964, Njerėz tė krisur 1995).
Nga pėrmbledhjet mė tė rėndėsishme poetike tė Agollit, duhen pėrmendur, Shtigje malesh dhe trotuare 1965, Fjala gdhend gurin 1977, Udhėtoj i menduar 1985 dhe Lypėsi i kohės 1995.
Agolli ka lindur nė njė katund tė Shqipėrisė juglindore dhe mori pjesė fare i ri nė rezistencėn antifashiste. Lidhja e ngushtė me jetėn popullore dhe me idealet antifashiste, pėrcaktuan pėrmbajtjen e veprės sė tij. Tipar i romaneve tė Agollit pėr rezistencėn ėshtė aktualizimi i vlerave tė saj morale, pėrmes sinkronizimit artistik tė ngjarjeve tė luftės me kohėn e sotme. Vepra e Agollit ėshtė bėrė shumė popullore, ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė tė tjera dhe ėshtė vlerėsuar nga kritika e huaj.
Nė trojet shqiptare nė Kosovė dhe nė Maqedoninė Perėndimore, letėrsia nė gjuhėn shqipe, e pėrfaqėsuar nga shumė emra (E. Mekuli, A. Pashku, A. Podrimja, R. Kelmendi, R. Qosja, D. Mehmeti, M. Isaku etj.), ndonėse e zhvilluar nė njė kontekst tjetėr politik e kulturor, edhe pas luftės, ruajti lidhjet me kulturėn mėmė dhe solli nė art ravgimet dhe dramat kombėtare e humane tė njeriut tė atyre trevave. Nė diasporėn shqiptare nė Europė, pas Luftės, nuk pati ndonjė lėvizje tė mirėfilltė letrare. I vetmi shkrimtar me rėndėsi qė krijoi nė atė diasporė ėshtė M. Camaj (1925-1992), qė rreh tė zbulojė nė poezinė dhe prozėn e tij rrėnjėt e identitetit tė shqiptarit tė mėrguar.
Rezultati mė i rėndėsishėm nė kulturėn shqiptare tė pasluftės nė fushė tė gjuhės ėshtė unifikimi i shqipes standarte, tė pėrpunuar nė nivelin e njė gjuhe moderne.
Nė fazėn e sotme tė tranzicionit tė shoqėrisė postkomuniste, letėrsia shqiptare pėrjeton avantazhet e hapjes ndaj botės, por edhe problemet qė i krijohen nė kėto kushte kulturės sė ēdo kombi, pėr tė ruajtur identitetin e vet.
Fund.
Autor Prof. Jorgo Bulo (marre nga Shqiperia.com)
|