Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-08, 11:30   #5
*Mia*
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 10 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

Tronditės verbi poetik i F. S. Nolit (1882-1965), nė librin “Album” (1947) dhe elegante proza e tij historike (“Histori e Skėnderbeut” 1921). Poet, historian, dramaturg, estet dhe muzikolog, publicist, pėrkthyes, mjeshtėr i shqipes, pėrpos burrė shteti e diplomat, ai ėshtė gjeniu i kulturės shqiptare tė shek. XX.
F. S. Noli lindi nė njė ngulim shqiptar tė Thrakės Lindore (Ibik Tepe), ku mori arsimin fillor; arsimin e mesėm e mori nė gjimnazin grek tė Adrianopojės, kurse studimet e larta i kreu nė Universitetin Harvard tė Bostonit (SHBA).
Nė moshė fare tė re u lidh me lėvizjen patriotike pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtimi osman dhe u bė njė nga aktivistėt mė tė shquar politikė e kulturorė tė Rilindjes Shqiptare. Mė 1908 u dorėzua prift duke inicuar idenė e krijimit tė njė kishe ortodokse aautoqefale shqiptare tė cilėn e themeloi mė 1922.
Pas shpalljes sė pavarėsisė kombėtare (1912) u bė frymėzues dhe udhėheqės i lėvizjes demokratike nė Shqipėri. Mė 1924, pas fitores sė njė revolucioni antifeudal, u zgjodh kryeministėr i qeverisė jetėshkurtėr tė dalė prej kėtij revolucioni. Restaurimi i reaksionit ēifligar nė dhjetor 1924 e detyroi tė marrė udhėn e pakthim tė mėrgimit, tė cilin e pėrjetoi si njė ekzil biblik. Ditėt e fundit tė jetės i mbylli nė SHBA, ku u vendos pėrfundimisht mė 1932, pas ecejakjeve nėpėr Evropė si emigrant politik.


Pėrvoja e revolucionit tė mundur tė 1924-ės i frymėzoi atij njė cikėl poezish me motive biblike, tė pėrfshira nė librin “Album”. Mė 1907 pat botuar dramėn po me subjekt biblik “Izraelitė dhe filistinė”, duke dashur tė aktualizojė legjendėn biblike nė pėrqasje me pėrvojat e tij si udhėheqės shpirtėror i lėvizjes pėr ēlirim kombėtar e shoqėror tė shqiptarėve. Mė 1947 botoi anglisht studimin “Bethoven and the French revolution”. Pėrktheu nė shqip shumė libra liturgjikė dhe vepra tė shkrimtarėve botėrorė O. Khajan, U. Shekspir, H. Ibsen, M. Servantes e tė tjerė.
Me poezinė, me prozėn publicistike, shkencore e kishtare, si dhe me pėrkthimet mjeshtėrore, F. S. Noli ka luajtur njė rol themelor nė zhvillimin e shqipes moderne.
Lėvrues tė shquar tė prozės sė shkurtėr ishin E. Koliqi (1903-1975), M. Kuteli (1907-1967) dhe F. Konica (1875-1942). I pari krijoi njė prozė subtile, plot kolorit tė qytetit tė vet, Shkodrės (“Tregtar flamujsh”, 1935), i dyti ėshtė njė magjistar i shqipes, shkrimtari qė kultivoi stilin popullor tė rrėfimit nė njė prozė magjepsėse (“Netė shqiptare” 1938; “Ago Jakupi” 1943; “Kapllan aga i Shaban Shpatės” 1944).
F. Konica ėshtė mjeshtri qė i dha fytyrė moderne prozės shqipe, intelektuali qė solli mentalitetin e mirėfilltė perėndimor nė kulturėn shqiptare.
Lindi nė Konicė, qytet i vogėl shqiptar, qė me vendimet e Konferencės sė Londrės mė 1913, tė cilat e rudhėn shtetin shqiptar nė kufijtė e sotėm, mbeti ne Greqi. Vinte nga njė derė e njohur, prej sė cilės trashėgoi titullin bej, vetėdijen e njė pėrkatėsie elitare, qė e manifestoi fort nė jetė dhe nė krijimtarinė e tij, por jo dhe mentalitetin anadollak lindor prej tė cilit u nda me nje buzeqeshje hokatare, qė u kthye nė njė sarkazėm therėse nė veprėn e tij. Ndoqi njė vit shkollėn jezuite tė Shkodrės, pastaj Liceun Perandorak tė Stambollit, kreu me 1895 studimet pėr letersi e filozofi nė Universitetin e Dizhonit (Francė), shkollimin e mbylli me kryerjen e studimeve ne Universitetin e Harvardit, ndersa me 1912 mori, nė kėtė universitet, titullin e magjistrit nė letėrsi dhe arte. Master of Arts Erudit, njohės i gjithė gjuhėve tė mėdha tė Evropes dhe i disa gjuhėve lindore, mik i G.Apolinerit, F.Konica u quajt prej tė huajve “njė enciklopedi qė ecėn” dhe u bė pėr kulturėn shqiptare modeli i intelektualit perėndimor. Iu kushtua qė nė rini lėvizjes kombėtare, por, nė kundėrshtim me frymėn mitike idealizuese e romantizante tė Rilindjes, solli nė tė frymėn kritike dhe pėrjetoi dhomėn e pėrjetshme tė idealistit qė vuan pėr mendimet e tij.
Themeloi revistėn “Albania” (Bruksel 1897-1900, Londėr 1902-1909), qė u bė organi mė i rėndėsishėm i shtypit shqiptar tė Rilindjes. Publicist, eseist, poet, prozator, pėrkthyes dhe kritik letrar, ėshtė veē tė tjerave autor i studimit “L’Albanie et les turcs” (Paris 1895), “Memoire sur le mouvement national albanais (Bruksel, 1899), i novelave “Njė ambasadė e Zulluve nė Paris” (1922) dhe “Doktor Gjilpėra” (1924), si dhe i veprės historiko-kulturore “Albania. The rock Garden of Southeastern Europe”, qė u botua pas vdekjes sė Massachussets me 1957. Dy novelat e Konicės i bashkon shpirti satirik dhe shprehja alegorike e konfliktit midis dijes dhe injorancės e konflikti midis mentalitetit tė prapamebtur oriental dhe mentalitetit modern perėndimor. Publicistika dhe proza e tij janė model i njė shqipeje letrare tė pėrpunuar dhe i njė stili elegant.
Vitet e fundit tė jetės (1926-1939), i kaloi si ambasador i Mbretėsise Shqiptare nė Washington, ku dhe vdiq mė 1942. Eshtrat e tij u sollėn nė Shqipėri nė vitet e fundit.
Nė letėrsinė e shqiptarėve tė Italisė, nė periudhėn midis dy luftrave, vazhdoi tradita e shkollės romantike tė shek. XIX, Z. Skiroi (1865-1927) me veprėn e tij (“Kthimi” 1913, “Te dheu i huaj”, 1940) desh tė rikuperonte kujtesėn historike tė shqiptarėve tė mėrguar qysh nga shekulli XV, pas vdekjes sė Skėnderbeut.
Gjatė Luftės Antifashiste tė popullit shqiptar (1939-1944), u zhvillua njė letėrsi e rezistencės, e cila lindi nė ilegalitet pėrmes shtypit klandestin tė Partisė Komuniste Shqiptare. Krijimet e kėsaj letėrsie ishin kryesisht shkrime publicistike, skica letrare dhe tekste kėngėsh partizane. Autorėt e saj qenė luftėtarė antifashistė tė brezit mė tė ri (Sh.Musaraj, A.Caci, F.Gjata, K.Jakova, Q.Buxheli).
Pas Luftės II Botėrore, letėrsia shqiptare njohu njė zhvillim masiv. Tipari kryesor i letėrsise dhe i arteve tė kėsaj periudhe, ishte zhvillimi i tyre i orientuar ideologjik dhe levrimi i tė gjitha zhanreve, sidomos i romanit, i cili, nga nje zhanėr pa traditė, doli ne krye tė procesit letrar.
Tipi mė i levruar i romanit u bė romani realist social, me permbajtje etologjike dhe historike, me subjekt linear (J.Xoxa, S.Spasse), por nuk mungon as romani me kompozicion tė thyer, me poetikė tė hapur dhe me njė nėnshtresė filozofike, qė buron nga asoēacioni i ideve dhe analogjitė historike (I.Kadare, P.Marko) dhe as romani satirik (D.Agolli, Q.Buxheli).
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė