Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-08, 11:29   #4
*Mia*
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 10 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

Pėrjetimet subjektive tė individit tė ēliruar nga prangat e mentalitetit mesjetar oriental, nga njė anė, dhe nga ana tjetėr panteizmi filozofik i doktrinės sufite, i shkrirė me panteizmin poetik tė shkollės sė romantizmit evropian, u japin meditimeve lirike tė Frashėrit njė dimension human e filozofik universal. Poezitė mė tė bukura tė pėrmbledhjes “Lulet e verės”, janė lirikat filozofike pėr jetėn dhe vdekjen, pėr kohėn qė ikėn dhe s’kthehet mė, duke lėnė pas kujtime cfilitėse nė zemrėn e njeriut, pėr krijuesin tė shkrirė me universin.
Natyrė religjioze dhe anėtar i sektit bektashi, Frashėri ėshtė njė poet metafizik, qė shkriu nė meditimet e tij lirike, mistikėn helenistike, me mistikėn e lashtė orientale e islame. I ndodhur nė kryqėzimin e traditave poetike e filozofike lindore e perėndimore, N. Frashėri i tret ato nė njėra-tjetrėn, por pa shtypur natyrėn e tij shqiptare. Kultura dhe qytetėrimi perėndimor pėrcaktuan substratin iluminist tė veprės sė Frashėrit, qytetėrimi lindor substratin filozofiko-mistik, kurse bota shqiptare trungun e veprės sė tij. Por duhet veēuar nė veprėn e tij fryma frėnge. Fryma frėnge nė Greqi dhe nė Turqi ishte pėrfaqėsuese e kulturės evropiane. Ajo gjeti shtrat tė ngrohtė nė vendet ballkanike si Shqipėria, sepse u sillte popujve tė kėtij gadishulli idetė e kryengritjes frėnge dhe idenė e lirisė pėrgjithėsisht e tė nacionalizmit modern. Njohės i gjuhės frėnge, admirues i Volterit dhe i Rusoit, si mendimtar, dhe i Lamartinit si poet, Frashėri e shikonte tė ardhmen e kombit tė vet “tė lindėte andej nga perėndon”. Romantizmi i Naimit nė kėtė pikė nuk dallon prej romantizmit grek e turk, ato janė pjella e Francės.
Naim Frashėri ėshtė themeluesi i letėrsisė kombėtare tė shqiptarėve dhe i gjuhės letrare kombėtare. Ai e ngriti shqipen nė rendin e njė gjuhe moderne tė kulturės duke e mbrujtur atė nė modelin e ligjėrimit tė shqipes popullore.
Botėn subjektive tė heroit romantik me shpirt tė trazuar e sjell nė romantizmin shqiptar poezia e Z. Serembes. Nė poezinė e N. Mjedės dhe A. Z. Ēajupit, qė jetuan nė fundin e Rilindjes, shfaqen shenjat e dezintegrimit tė sistemit artistik tė romantizmit nė letėrsinė shqipe.
A.Z Ēajupi (1866-1930), ėshtė njė poet rustik, i tipit tė kėngėtarit popullor, i mbiquajtur Mistrali i Shqipėrisė; ai i solli letėrsisė shqipe komedinė e zakoneve dhe tragjedinė me temė historike. I shkolluar nė njė kolegj francez tė Aleksandrisė dhe nė Universitetin e Gjenevės, njohės i mirė i letėrsisė franceze, A. Z. Ēajupi solli ndėr tė parėt nė shqip fabulat e La Fontenit, duke hapur kėshtu udhėn e pėrkthimit e tė pėrshtatjes nė gjuhėn shqipe, tė veprave nga letėrsisa botėrore, qė ka qenė dhe vazhdon tė mbetet njė nga udhėt e mėdha tė komunikimit tė shqiptarėve me kulturėn botėrore.
Me krijimin e shtetit shqiptar (1912) shkolla romantike e lindur nė truallin e lėvizjes kombėtare, e humbi bazėn e vet historike; ideja kombėtare i lė udhėn idesė njerėzore dhe nė zhvillimin e letėrsisė shqiptare shfaqen prirje e stile tė reja.
Drejtimi kryesor qė mori letėrsia shqipe nė mes dy luftrave botėrore ishte realizimi, por nuk munguan as shfaqje tė njė sentimentalizmi tė vonuar (F. Postoli), as recidive tė romantizmit.


Gjergj Fishta (1871-1940), shkroi njė poemė tė pėrmasave tė eposit kombėtar (“Lahuta e malėsisė”) ku paraqet me frymė romantizante e me njė patos tė ngritur patriotik, luftrat e malėsorėve tė Veriutkundėr dyndjeve sllave.
Me kėtė vepėr ai mbetet poeti mė i madh epik i shqiptarėve. Prift i urdhėrit franēeskan, erudit dhe anėtar i Akademisė italiane, Gjergj Fishta ėshtė njė personalitet poliedrik i kulturės shqiptare: poet epik dhe lirik, publicist dhe satirist i hollė, dramaturg e pėrkthyes, veprimtar aktiv i jetės kulturore dhe politike shqiptare midis dy luftrave.
Vepra e tij madhore "Lahuta e malėsisė” me rreth 17.000 vargje, e shkruar nė frymėn e eposit legjendar e historik tė shqiptarėve, ėshtė njė pasqyrė e jetės shqiptare dhe e mendėsisė shqiptare, njė mozaik poetik ngjarjesh historike e legjendare, personazhesh historike dhe jo historike, traditash e zakonesh tė malėsisė, zanash e shtojzavallesh tė malėsisė, njė afresk i gjallė i historisė sė njė polemi tė lashtė qė pikėson nė qendėr tipin e shqiptarit tė gdhendur nė kalvarin e jetės sė tij nė rrymė tė shekujve tė egėr pėr tė. Poemėn e Fishtės e shquan njė pasuri e madhe gjuhėsore, nė tė ėshtė mbledhur tėrė visari i shqipes popullore tė malėsise, frazologjia e gjallė e pashtershme dhe larmia e ndėrtimeve tė ēlirėta sintaksore, qė i japin gjallėri e forcė ligjėrimit poetik.
Pėrmbledhjet poetike “Mrizi i Zanave” me vjersha atdhetare dhe “Vallja e Parrizit” me vjersha me frymė fetare, e paraqesin Fishtėn njė poet tė hollė lirik, kurse veprat “Anzat e Parnasit” dhe “Gomari i Babatasit” e paraqesin Fishtėn njė shkrimtar satirik tė papėrsėritshėm. Nė fushė tė dramaturgjisė mund tė pėrmenden prej tij tragjeditė me subjekt nga mitologjia biblike dhe antike “Juda Makabe” dhe “Ifigjenia n’ Aulli”.
Nė letėrsinė shqiptare midis dy luftrave nuk munguan as shfaqjet e sentimentalizmit (F. Postoli, M. Grameno) dhe tė njė klasicizmi tė vonuar, sidomos nė dramaturgji (E. Haxhiademi). Shfaqjet e rrymave moderne, tė impresionizmit, simbolizmit e pamasizmit, ishin dukuri tė veēuara nė veprėn e disa shkrimtarėve (Migjeni, Poradeci, Asdreni), pa arritur tė formojnė shkollė. Ndryshime tė thella ndodhen nė sistemin e zhanreve; krahas poezisė u lėvrua proza (Migjeni, F. S. Noli, F. Konica, E. Koliqi, M. Kuteli etj.) dhe drama e satira (Gj. Fishta, K. Floqi).
Pėrfaqėsuesi mė tipik i realizmit ishte Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (1913-1938). Poezia (“Vargjet e lira” 1936) dhe proza e tij pėrshkohen nga njė realizėm i ashpėr social pėr mjerimin dhe pozitėn tragjike tė individit nė shoqėrinė e kohės. Personazhet e veprės sė tij janė njerėzit e basifondeve tė shoqėrisė shqiptare.
Disa novela tė Migjenit janė romane nė miniaturė; subjektet e tyre paraqesin konfliktin e individit me institucionet dhe moralin patriarkal e konservator. Natyra e rebeluar e talentit tė Migjenit theu tradicionalizmin e poezisė dhe tė prozės shqipe duke sjellė njė stil e forma tė reja nė poetikė, e narracion. Ai ėshtė nga reformatorėt mė tė mėdhenj tė letrave shqipe, shkrimtari i parė i nadh modern shqiptar.
Natyrė tjetėr, talenti poetik L. Poradeci (1899-1987), njė poet lirik brilant, krijoi njė poezi tė butė e tė ngrohtė, por me mendim tė thellė e muzikalitet magjepsės (“Vallja e yjeve”, 1933, “Ylli i zemrės” 1937).
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė