Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-07-08, 11:28   #3
*Mia*
Slave To The Rhythm
 
Avatari i *Mia*
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 637
Rrespekti: 10 *Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all*Mia* is a name known to all
Gabim

Ringjallja nacionale, mbrujtja e shqipes si gjuhė e kulturės, organizimi i arsimit kombėtar dhe themelimi i letėrsisė kombėtare, nė rrafshin kulturor, si dhe krijimi i shtetit tė pavarur, nė rrafshin politik, kėto ishin synimet e kėsaj lėvizjeje prej sė cilės lindi shkolla e romantizmit shqiptar. Ishte ky njė romantizėm tipik ballkanik, i mbrujtur me frymėn e ēlirimit kombėtar, me nostalgjinė e mėrgimtarit dhe me patosin retorik tė evokimit tė mesjetės shqiptare, domethėnė tė luftrave tė Gjergj Kastriotit. Kjo shkollė letrare lėvroi kryesisht poezinė. Heroi i saj ishte njeriu etik, shqiptari luftėtar, e mė pak njeriu tragjik. Nga motivet dhe format poetike, ajo ka lidhje tė ngushta me traditėn folklorike. Gjurmimi i kėsaj tradite dhe botimet nė fushė tė saj (“Rapsodi tė njė poeme arbėreshe” mė 1866 nga De Rada, “Pėrmbledhje tė kėngėve popullore dhe rapsodi tė poemave shqiptare” mė 1871 nga Z. Jubani, “Bleta shqiptare” mė 1878 nga Th. Mitko, etj.), ishin pjesė e programit kulturor tė Rilindjes Kombėtare pėr afirmimin e identitetit etnokulturor tė shqiptarėve.
Dy janė pėrfaqėsuesit mė tė mėdhenj tė romantizmit shqiptar tė shek. XIX: J. De Rada (1814-1903), lindur e vdekur nė diasporėn shqiptare nė Itali e shkolluar atje dhe N. Frashėri (1846-199), lindur nė Shqipėri, i shkolluar nė Zosimea tė Janinės, por i mėrguar dhe vdekur nė Stamboll. I pari ėshtė poeti romantik shqiptar i rritur nė klimėn e romantizmit europian, i dyti romantiku shqiptar qė tret nė poezinė e tij ndikimet e poezisė lindore, sidomos persiane, me frymėn dhe shpirtin e poezisė sė romaantizmit perėndimor.
De Rada shkroi njė cikėl poemash epiko-lirike nė stilin e rapsodive shqiptare: “Kėngėt e Milosaos”, 1836, “Serafina Topia” 1839, “Skėnderbeu i pafat” 1872-1874 etj. me ambicjen qė tė krijonte eposin nacional pėr shekullin e Skėnderbeut.
Pas gjurmėve tė Herderit, De Rada zgjoi nė poezinė e tij mallin e pėr kėngėn popullore dhe e ngjyrosi atė me koloritin etnografik. Veprat e tij janė pasqyrė e jetės shqiptare me zakonet dhe mendėsinė e saj karakteristike, si dhe dramėn shqiptare tė shek. XV, kur polemi i tij i panėnshtruar ra nėn zgjedhėn e osmanėve. Konflikti midis lumturisė sė individit dhe tragjedisė sė kombit, skenat ndanė kroit nė katund, gratė qė mbledhin kallėza nė ara, burri qė shkon nė luftė dhe gruaja qė i qendis brezin, tė gjitha tė paraqitura me njė ndjenjė lirizmi tė hollė, ja ē’ėshtė poezia e kėtij poeti romantik, qė u rrit nė klimėn politike tė lėvizjes nacionale tė shqiptarėve dhe nė klimėn letrare tė romantizmit kalabrez.
Naim Frashėri shkroi njė poemė bukolike (“Bagėti e bujqėsia”, 1886) njė pėrmbledhje lirikash filosofike, atdhetare e dashurore (“Lulet e verės” 1890), njė poemė epike pėr Skėnderbenė (“Histori e Skėnderbeut” 1898) njė poemė epike religjoze (“Qerbelaja” 1898) dy poema greqisht (“O eros” e “O alithis pothos ton skipetaron) njė tufė lirikash persisht (“Tehajylat” - Ėndėrrime) dhe shumė vepra diturore shqip. Ai njihet si poeti mė i madh kombėtar i shqiptarėve.
Naim Frashėri themeloi lirikėn moderne nė poezinė shqipe. Nė frymėn e “Bukolikėve” e “Gjeorgjikėve” tė Virgjilit, ai nė poemėn “Bagėti e bujqėsia” u kėndoi punėve tė bujkut e tė bariut duke i thurur njė himn bukurive tė atdheut tė vet dhe duke shprehur nostalgjinė e poetit tė mėrguar dhe krenarinė e qėnies shqiptar. Nuk ėshtė ēudi qė, duke jetuar nė zemrėn e perandorisė sė osmanėve, nė Stamboll, tė pėrjetonte aq thellė fatin e atdheut tė tij. Malli pėr vendlindjen, pėr malet dhe fushat e Shqipėrisė, pėr varret e tė parėve, kujtimet e fėminisė, i japin forcė e vrull lirik frymėzimit tė tij.
*Mia* nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė