Muri kinez
|
|
Muri kinez gjindet nė Kinė. Ai ėshtė 3600 km i gjatė,10 m i lartė dhe 3-12metra i gjerė.
Muri i madh, kėshtu quhet muri kinez, njė ndėrtim i hershėm qė mbėshtillet nga legjenda. Muri filloi tė ndėrtohej pėr tė mbrojtur kufijtė veriorė tė Kinės, nė shekullin e tretė para Krishtit. Muri i ndėrtuar nė mėnyrė unikale me gurė dhe materiale rrethanore, sipas zonave ku kalonte, vijoi tė ndėrtohej pėr shekuj me radhė, deri nė shekujt e pesėmbėdhjetė e tė gjashtėmbėdhjetė. Por ndėrkohė strukturat antike rezultonin tė zhdukura, pėr shkak tė kohės sė gjatė qė kishte kaluar qė nga ndėtimi i tyre. Disa rrėnoja tė pjesėve nga mė tė hershmet tė murit tė madh, janė gjetur nė rajonet afėr detit tė Verdhė, nė lindje tė provincės Gansu. Sot pjesa mė e vizitueshme e murit kinez ėshtė ajo qė ndodhet afėr Pekinit, nė njė rajon qė quhet Ju-jong-guang dhe po ashtu pjesėt lindore e perėndimore tė skajeve tė murit.
Kjo pjesė e murit, qė vizitohet nė afėrsi tė Pekinit, ėshtė restauruar nė shėkullin e njėzetė. I ndėrtuar gjatė kohės sė dinastisė Min, nė shekullin e pesėmbėdhjetė dhe tė gjashtėmbėdhjetė, muri i madh ėshtė afėrsisht 1500 milje, ose 2400 kilometra i gjatė, nė kufirin verior kinez. Shihuangdi, perandori i parė i Kinės (221-210) para erės sonė, ndėrtoi fortifikime tė tjera, qė u njohėn gjithashtu si muri madh. Pak gjurmė qė kanė mbetur nga kėto fortifikime qė u bėnė, ruhen ende sot.
Muri i madh ėshtė padyshim monumenti mė i njohur i Kinės, pėrveēse njė simbol nacional i saj, nė kuptimin qė shumė njerėz aspirojė tė jenė po aq tė fortė dhe me po ato cilėsi qė ka muri.
Muri ėshtė e vetmja gjurmė konstruksioni e planetit qė mund tė shquhet nga astronautėt nė largėsi tė mėdha nga toka. Ata e kanė konfirmuar kėtė edhe me fotot e bėra. Kėshtjellat lidhėse dhe e gjithė masa e kontruksionit qė vijon pandalshėm, krijojnė zinxhirin mė domethėnės tė fortifikimeve njerėzore bėrė ndonjėherė.
wikipedia.org*
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga braziljania : 08-09-08 nė 15:39.
|