Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-08, 17:47   #19
njoni
llahtaria vete
 
Avatari i njoni
 

Anėtarėsuar: Aug 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Mosha: 27
Postime: 829
Rrespekti: 7 njoni is just really nicenjoni is just really nicenjoni is just really nicenjoni is just really nicenjoni is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek njoni Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek njoni
Gabim

Me 10 shtator nuk duhet te bejm gje tjeter vetem te kemi nje cike fat, edhe te shpresojme qe ai tuneli te jete ndertuar perfekt. Ska asgje per tu alarmuar kot.

disa foto te tunelit mund ti shikoni edhe ktu Kliko ketu

Nje prej mijra shkencetareve qe punojne ne CERN , e ka shpjeguar ne kete menyre..



1) Perse grimcat e ndryshme te vezhguara ne natyre kane masė, dhe perse masa e tyre ndryshon? Kjo, besojme, vjen si rezultat i bozoneve Higgs (grimca) qe nuk arrijne te kapen. Ky eshte synimi kryesor i LHC (Large Hadron Collider), arsyea pse u krijua ky projekt. Nese arrijme te gjejme grimcat Higgs, do te thote qe shume teoriciene do te marrin fryme lirshem, dhe shume eksperimentues do te perfundojne perserites, pasi ne nje fare menyre i jep fund shume prej punes sone.
Nese nuk i gjejme, ndoshta eshte me interesante sesa po t'i gjejme- modeli i fizikes se grimcave sic e shohim nga perkufizimi, kerkon pikerisht bozonet Higgs qe te kete kuptim. Pra, nese nuk i gjejme, nenkupton me teper momente gjalleruese na presin per eksperimentuesit dhe teoricienet.... Si CMS ashtu dhe ATLAS po kerkojne bozonet Higgs.

2) Pse universi perbehet nga materja? Kjo mund te ngjaje nje pyetje e cuditshme, por ja si qendron: Big Bengu, sic e kuptojme, krijoi pjese te barabarta materje dhe antimaterje. Eshte menyra e vetme per te barazpeshuar llogarine e kozmosit.
Perse, atehere, vetem 1 ne 10 miliarde grimca ne universin tone eshte antimaterje? Mund ta krijojme ne laborator, dhe ne momentin qe kjo ndodh, duhet te ruajme disa ligje fizike qe nenkuptojne shperndarjen e barabarte te sasive ne menyre qe kjo antimaterje te ekzistoje. Eksperimenti "im", LHCb (Large Hadron Collider beauty) kerkon t'i pergjigjet kesaj pyetje.

3) Si ngjante universi pak femtosekonda (10 ne fuqi -15 sekonda) pas Big Bengut? ALICE do te beje te mundur perplasjen e grimcave elementare te natyres per t'iu pergjigjur kesaj. Ne kete projekt, jone te plumbit do te perplasen afersisht ne shpejtesine e drites (99.9999%), duke cliruar aq shume energji ne nje hapersire aq te vogel saqe do te krijohen afersisht temperaturat dhe kushtet e lindje se nje vrime te zeze. Pra vijme tek vrimat e zeza. Me kete sasi energjie, temperatura dhe trysnie, do te jete e mundur te lindin vetevetiu supermikro-vrima-te-zeza. A do ta thithin keto token? Jo. Ato do te jetojne jo me teper se disa femtosekonda, dhe e vetmja menyre per t'i dalluar jane pasojat e vogla qe do te kene grimcat qe i rrethojne, grimca te cilat do te shkaterrohen bashke me keto vrima.


Mos u trembni edhe mjaft me kto tema, se ska per te ndodh asgje e keqe, as tokes as askujt.

Frikacake
__________________
Kush eshte mundu te me vjedh password-in...
E zente diarreja duke bo seks, edhe u turpnofte gjith jeten.
njoni nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė