Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-08, 17:31   #7
Bilderberg
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Seksi: Mashkull
Statusi: I Dashuruar
Postime: 987
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

Me rastin e 80-vjetorit tė monarkisė shqiptare dhe nė kuadėr tė rishikimit tė historisė pėr herė tė parė pas 69 vjetėsh, institucionet shqiptare, Ministria e Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisė do tė organizojnė mė 1 shtator Konferencėn Shkencore Ndėrkombėtare me temė, "Monarkia shqiptare 1928-1939". Konferenca nė fjalė synon tė hedhė dritė mbi kėtė periudhė ende tė panjohur tė shtetit dhe historisė shqiptare. Do tė referojnė nė kėtė konferencė rreth 21 historianė e studiues, tė huaj dhe vendas, si dhe do tė ketė aktivitete tė ndryshme kushtuar kėsaj periudhe shumė tė rėndėsishme tė historisė sė shtetit shqiptar. Beqir Meta, historian, tregon se prej 18 vjetėsh kanė nisur pėrpjekjet e institucioneve drejt reformimit dhe shkėputjes nga ngėrēet e periudhės komuniste. "Pikėrisht kjo ėshtė edhe njė nga detyrat e historiografisė. Ajo tashmė ka mbėrritur nė njė nivel tė caktuar tė kėsaj reforme, njė reformė e cila nuk ka nisur sot e nė vazhdėn e kėtij procesi tė gjatė ne jemi nė pėrpjekje pėr tė arritur nė konkluzionet shkencore", thotė Beqir Meta. Sipas tij, duke qenė se ne vijmė nga njė sistem komunist, ku presioni ka qenė shumė i madh, diktati dhe ndėrhyrja e politikės edhe nė histori ka qenė shumė e fortė. "Nė kėtė pėrvjetor ne jemi pėrpjekur ta sjellim kėtė pjesė tė historisė tė pasqyruar me fakte tė reja, bazuar nė argumenta shkencore mjaft serioze. Gjatė gjithė kėtyre viteve ėshtė punuar pėr tė arritur nė tė tilla pėrfundime", shprehet Meta. Historiani nuk e mohon faktin se gjatė kėtyre viteve tė fundit janė nxjerrė nė dritė botime dhe fakte mjaft serioze nė lidhje me monarkinė, periudhėn nė tė cilėn qeverisi Mbreti Zog, por sipas tij, nė vėllimin e tretė tė Historisė sė Shqipėrisė, botuar mė 2007-ėn, ka disa dobėsi thelbėsore nė disa drejtime. "Nė kėtė botim, ka probleme pėr sa i pėrket metodologjisė. Nuk janė pėrdorur metodat e reja shkencore, tė cilat pėrdoren nė historiografinė e sotme, si dhe nuk janė pėrdorur metoda objektive shkencore krahasuese. Fenomenet nuk janė krahasuar nė mėnyrė serioze pėr sa u pėrket periudhave para dhe pas monarkisė. Pėr shembull, varfėria e vendit nė atė kohė nuk ėshtė krahasuar me atė tė vendeve fqinje, apo me periudhėn se si ka qenė para monarkisė, sepse edhe ekonomia ka parametrat e saj, ashtu si edhe jeta sociale. Nė botimin nė fjalė, tė gjitha kėto fenomene shfaqen sikur tė kenė ndodhur vetėm gjatė viteve tė monarkisė", vazhdon mė tej ai. Beqir Meta ngulmon se sistemi politik i Mbretit Zog, nė historinė e Shqipėrisė, nuk ėshtė paraqitur me vėrtetėsinė e kohės. Nuk ėshtė arritur atje ku duhet, pasi nuk janė pėrdorur metodat krahasuese. "Mbreti Zog ka bėrė reforma tė jashtėzakonshme nė fushėn e ekonomisė, siē ėshtė reforma nė sistemin tatimor. Pra ka ende shumė pėr tė thėnė. Ai duhet tė marrė meritat pėr ēfarė i ka dhėnė kėtij vendi, duhet tė flitet pėr kėto, ashtu siē duhet tė flitet edhe pėr dėshtimet e tij. Ne gjatė konferencės do tė sjellim fakte dhe studime tė reja. Kemi teza dhe argumenta tė rėndėsishme shkencore qė studiuesit e fushave tė ndryshme kanė nxjerrė nė dritė gjatė pėrpjekjeve tė tyre studimore. Tė gjithė kėto studime do tė reflektohen nė njė botim tė ri historik, i cili do tė publikohet nė Shqipėri, Francė e Angli. Unė jam i mendimit se botimi nė fjalė do mund tė jetė nė duart e tė interesuarve ndoshta pas katėr vjetėsh", tregon Meta. Botimi nė fjalė do tė reflektojė botėkuptimin e ri nė historiografi. Ai do tė sjellė metodat e reja studimore e krahasuese, do tė reflektojė mbi tė gjitha hapjen e arkivave, duke u dhėnė mundėsi tė gjithėve tė kenė informacionin e duhur mbi bazėn e burimeve shkencore historike. Kėshtu duket se tė gjitha mungesat nė botimin aktual do tė zėvendėsohen me kėtė botim tė ri. Gjithashtu njė tjetėr e re nė kėtė botim mbi monarkinė ėshtė se do tė pėrfshihen tė gjithė autorėt dhe pikėpamjet e tyre mbi kėtė periudhė tė historisė shqiptare, ku nuk do tė mungojnė as autorėt e periudhės komuniste, tė cilėt do tė vihen pėrballė studimeve dhe tė dhėnave tė reja tė autorėve tė kėtyre 20 viteve tė fundit. Studiuesit tashmė janė nė tratativat pėr fondin, i cili do tė ndihmojė nė publikimin e studimit, qė do tė jetė me vlera jo vetėm pėr opinionin publik, por edhe pėr interesat e vendit. Pėrveē periudhės sė mbretėrisė, vend tė veēantė do tė zėrė edhe historia e Shqipėrisė nė shekullin XX nė pėrgjithėsi.

marre nga Gazeta Shqip
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė