Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-08, 17:31   #2
Bilderberg
Anėtar i ri
 
Avatari i Bilderberg
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5 Bilderberg has a spectacular aura aboutBilderberg has a spectacular aura about
Gabim

OBORRI MBRETĖROR SHQIPTAR ROYAL COURT OF THE ALBANIANS
Pallati i Vjetėr Mbretėror P.Box. Nr.8170
Rr. “Murat Toptani”, Tirana, Albania
Tiranė, Shqipėri
Tiranė 31.08.2008






Deklaratė pėr Media


Tė nderuar,

Mė 1 Shtator 1928, 80 vjet mė parė, nė kushtet kur fqinji pėrtej detit dhe mbarė vendet ballkanike ishin mbretėri, madje edhe me pretendime territoriale kundrejt shtetit shqiptar, mori jetė ėndrra e rilindėsve tanė pėr njė shtet tė konsoliduar mbretėror, qė mbartte detyrimin pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare.
Nė vazhdim tė pėrcaktimit juridik ndėrkombėtar tė Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913 dhe Statusit juridik tė Kongresit tė Lushnjes, Kryerilindasit MBRETIT ZOG I, Asambleja Kombėtare, si pėrfaqėsuese legjitime e shqiptarėve i besoi kurorėn dhe skeptrin, por njėkohėsisht edhe fatet e kombit.
Pas mijėvjeēarėsh dhe shekujsh, pėr herė tė parė gjatė gjithė ekzistencės sė tyre historike si komb, me nė krye Mbretin Zog shqiptarėt arritėn tė ndėrtojmė njė shtet tė standardeve ndėr mė tė pėrparuarat, me kushtetutė, legjislacion dhe institucione moderne e funksionale.
Kėtė ecje tė shpejtė drejt qytetėrimit pėr tė kapur kohėn e humbur, fatkeqėsisht e ndėrprenė pushtimi fashist, LDB dhe pushtimi komunist.
Edhe nė mėrgimin e gjatė e tė detyruar, Familja Mbretėrore Shqiptare me Mbretin Zog dhe Mbretin Leka I, nuk i reshtėn pėrpjekjet politike e diplomatike pėr ta shpėtuar popullin dhe Kombin Shqiptar nga mynxyrat dhe muret ndarėse antishqiptare.
Edhe pas kthimit pėrfundimtar nė Atdhe, Familja Mbretėrore Shqiptare i vijon pėrpjekjet pėr pėrmbushjen e detyrimeve kushtetuese qė burojnė nga Statusi Themeltar i Shtetit Mbretėror Shqiptar i vitit 1928.
Familja Mbretėrore Shqiptare, ashtu si edhe mė parė, do tė vazhdojė t’u kontribuojė proceseve integruese dhe idealeve kombėtare pėr pėrparim dhe begati.





OBORRI MBRETĖROR SHQIPTAR



Departamenit pėr Marrėdhėnie me Publikun
__________________
«Hapi i parė nė likuidimin e njė populli ėshtė tė fshini kujtesėn e tij. Shkatėrroni librat e tij, kulturėn e tij, historinė e tij. Atėhere vini dikė tė shkruajė libra tė rinj, tė krijojė njė kulturė tė re, tė shpikė njė histori tė re. Para se tė kalojė shumė kohė kombi do tė harrojė se ēfarė ėshtė dhe ēfarė qe».


" A nation of sheep will beget a government of wolves" : Edward R. Morrow ( 1908-1965 ) American Journalist.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 01-09-08 nė 18:05.
Bilderberg nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė