5. Pėrdorimi i drejtė i antibiotikėve
Zbulimi i antibiotikėve kah mesi i shekullit tė kaluar, kontribuoi pėr shėrimin e suksesshėm tė mė shumė sėmundjeve, tė cilat mė parė kanė qenė mė fund fatal. Pėr fat tė keq, nė tė njejtėn kohė pėrdorimi i tepėrt dhe i parregullt i kėtyre barėrave e diskrediton suksesin e arritur, duke sjell dėme dhe rreziqe tė shumta. Prandaj ēdokush, e sidomos prindėrit, qė vendosin nė emrin e fėmijėve tė tyre duhet tė kenė dijeni elementare rreth pėrdorimit dhe keqpėrdorimit tė antibiotikėve.
Dhėnia e antibiotikėve ėshtė e arsyetuar vetėm tek infeksionet bakteriale. Pjesa mė e madhe e infeksioneve nė moshėn fėmijėrore janė tė shkaktuara nga viruset, mbi tė cilat antibiotikėt nuk kanė ndikim dhe prandaj nuk nevojiten. Nuk ėshtė e saktė, se me dhėnien e antibiotikėve nė fillim tė infeksionit, ai mund tė pengohet ose tė shkurtohet rrjedha e tij. Ēdo sėmundje ka kohėzgjatjen e saj. Pėrkundrazi, dhėnia e tepėrt e antibiotikėve edhe atje ku nuk ka nevojė, sjell deri te adaptimi i baktereve, tė cilat bėhen tė afta tė shumėzohen dhe tė pėrjetojnė edhe pėrkundrejt prezencės sė antibiotikut. Antibiotikėt mund tė shkaktojnė ndjeshmėri alergjike. Kjo mė shpesh paraqitet si shpėrthim nė lėkurė, i cili mund ta bėjė fėmijėn tė kruhet, por ndonjėherė kėto reaksione mund tė jenė shumė mė tė rėnda dhe mė dramatike. Pėrveē kėsaj disa nga antibiotikėt mund tė shfaqin ndikim toksik, sidomos nėse aplikohen nė doza mė tė mėdha nga se ėshtė parashikuar ose nė intervale kohore mė tė shkurta ose nėse jepen shpesh.
__________________
Carpe Diem!
|