Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-08, 16:29   #7
sweetzzinna
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,735
Rrespekti: 21 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

3. Anomalitė e lindura tė zemrės
Zemra funksionon si pompė e formuar nga dy treme dhe dy barkushe. Te tremi (atriumi) i djathtė derdhet gjak i paoksigjenuar nga i gjithė organizmi dhe prej kėtu nė barkushėn e djathtė (ventrikull). Nga barkusha e djathtė gjaku pompohet nėpėr arterien mushkėrore nė mushkėri ku gjaku oksigjenohet. Nga mushkėritė, gjaku i oksigjenuar derdhet nė tremin (atriumin) e majtė prej ku pompohet nė barkushen e majtė (ventrikul) e prej kėtu nė aortė, ku sėrish e fillon rrugėn e tij nėpėr organizėm duke e transportuar O2 gjer te qelizat. Pėrgjithėsisht, gjaku i oksigjenuar pompohet nė arterie kurse gjaku i paoksigjenuar kthehet pėrmes venave. Tė dy anėt e zemrės (e djathta dhe e majta) nė mes vete janė tė ndara me mure dhe nuk kanė komunikacion tė drejtpėrdrejtė. Arteria mushkėrore dhe aorta gjithashtu janė tė ndara dhe nuk komunikojnė. Para lindjes (dhe shkurt pas lindjes) janė prezente dy komunikime - njėra mes tremeve dhe tjetra mes aortės dhe arteries mushkėrore tė cilat pastaj mbyllen spontanisht.

4. Anomalitė e lindura tė sistemit urinar
Sistemi urinar pėrbėhet nga veshkat, ureterėt, fshikėzėn e urinės dhe uretra. Trupi i njeriut ka dy veshka (nga njė nga secila anė e shtyllės kurrizore nė regjionin e mesit) pėrmes tė cilave filtrohen produktet hedhėse (produktet e fundit tė metabolizmit) nga gjaku dhe krijohet urina. Secila veshkė ka kanal i cili quhet ureter. Urina del nga veshkat pėrmes ureterėve dhe vjen gjer te fshikėza e urinės ku ruhet njė kohė tė caktuar. Prej kėtu ajo nxiret jashtė pėrmes uretrės (kanal i cili e lidh fshikėzėn me pjesėn e jashtme tė trupit). Anomalitė mė tė shpeshta tė sistemit urinar janė hipospadia, anomalitė opstruktive dhe ageneza e veshkave.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė