18 muajsh
Fėmijėt fillojnė tė flasin mė rrjedhshėm. Tashmė dinė mes pesėmbėdhjetė dhe njėzet fjalėve dhe formojnė fjali jo mė tė gjata se dy fjalė Po ashtu, fillojnė tė hanė vetė dhe ndihmojnė kur i veshin. Nėse u jepen kube pėr tė luajtur, ato ngrenė njėri pas tjetrit vetėm tre apo katėr prej tyre. Gjithashtu fillojnė tė kėrkojnė gjėra duke pėrdorur emrat pėrkatės. Njėra prej lodrave me tė cilėn luajnė bėhet mė e parapėlqyera dhe ato tregojnė pėrkujdesjen dhe pėlqimin e tyre ndaj saj. Nė tė njėjtėn kohė fillojnė tė tregojnė dashurinė e tyre ndaj njerėzve qė u qėndrojnė afėr. Ndėrkaq mund tė ecin sė prapthi dhe tė hedhin njė top. Mes moshės 1 vjeē e gjysmė dhe 2-vjeēare, atyre do t’u kenė dalė tė gjithė dhėmbėt e qumėshtit, meqė tani janė shfaqur edhe katėr dhėmbėt e qenit.
24 muajsh
Bebet 2-vjeēare janė shumė tė lėvizshme. Meqė kjo ėshtė koha kur mėsojnė tė koordinojnė kėmbėt pėr t’i ngritur lart dhe pėr t’i ulur poshtė, duhet tė tregohet shumė kujdes, sepse pėlqejnė shumė ta bėjnė kėtė dhe do ta provojnė sa herė qė shohin njė shkallė. Fjalori i tyre ėshtė mė i gjerė dhe mund tė formulojnė fjali me deri nė tri fjalė, edhe pse ende nuk pėrdorin shumė folje; nėse e bėjnė kėtė, do tė ngatėrrojnė kohėt. Ata mund tė thonė emrin e tyre dhe mund tė njohin, tė tregojnė dhe tė emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Mund tė ndėrtojnė njė kullė me 6 kuba. Nga ky ēast dhe deri nė 2 vjeē e gjysmė, ata do tė kenė pėrfunduar procesin e dhėmbėzimit me katėr dhėmballėt e dyta. Kėta njėzet dhėmbė tė qumėshtit do t’i kenė derisa tė mbushin pesė apo gjashtė vjeē, atėherė kur tė fillon zėvendėsimi me dhėmbėt e pėrhershėm.
__________________
Carpe Diem!
|