Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-08, 16:26   #3
sweetzzinna
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,735
Rrespekti: 21 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

12 muajsh

Bebet ecin me pak ndihmė, duke pėrdorur duart e tė rriturve pėr tė ruajtur ekuilibrin. Ata fillojnė tė ndihmojnė nėnat e tyre, kur ato i veshin, dhe fillojnė tė ndjekin urdhra tė thjeshta. Gjithashtu mund tė pėrdorin gishtat pėr tė treguar objektet qė duan. Nėse u jepen dy kuba, ato mund t’i ngrenė njėri pas tjetrit. Ato pėlqejnė tė kapin njė objekt qė ka rėnė pėrtokė apo tė kėrkojnė njė qė u ka humbur nga sytė. Kanė mė shumė parapėlqime dhe mospėlqime dhe e dinė se ēfarė duan dhe ēfarė nuk duan, si dhe ēfarė qėndrimi tė mbajnė nė varėsi tė situatės. Po ashtu, mund tė njohin tė afėrmit nė fotot qė shohin. Nė moshėn 1-vjeēare bebet do tė kenė tetė prej njėzet dhėmbėve tė qumėshtit, meqė gjatė muajit tė dymbėdhjetė do t’u dalin dhėmbėt e poshtėm anėsorė.
Mes muajit tė 13-tė dhe 15-tė
Bebet tashmė ecin pa ndihmė. Fjalori i tyre ėshtė zgjeruar dhe pėrdorin shumė fjalė, edhe pse njė e nga njė; ato ende nuk dinė si tė formulojnė njė fjali, por edhe nėse e bėjnė, fjalia nuk pėrmban mė shumė se dy fjalė. Ato mbledhin sė bashku tė gjitha objektet me tė cilat luajnė dhe i bėjnė grumbull. Nėse u jepet njė laps dhe njė copė letėr, fillojnė tė vizatojnė viza. Duket se janė tė interesuara nė atė qė hanė, duke treguar kėnaqėsi nė fytyrė dhe
duke bėrė shenja kundrejt asaj qė pėlqejnė dhe duke refuzuar fuqishėm ato qė nuk pėlqejnė. Mund tė tregojnė dhe mund tė emėrtojnė shumė pjesė tė trupit. Gjatė kėsaj kohe, goja e tyre do tė forcohet me 4 dhėmbė tė rinj: paradhėmballėt e paraē.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė