Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-09-08, 16:26   #2
sweetzzinna
Super Moderator
 
Avatari i sweetzzinna
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne nje zemer "kokeforte"
Seksi: Femer
Statusi: E Dashuruar
Postime: 4,735
Rrespekti: 21 sweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to beholdsweetzzinna is a splendid one to behold
Gabim

Ēfarė ndodh me fėmijėn tuaj nga 1-36 muajsh

1 deri 3 muajsh
Muaji i parė i jetės ėshtė njė periudhė pėrshtatjeje me realitetin e tyre tė ri. Bebet shikojnė fytyrat e prindėrve dhe i vėshtrojnė nė sy. Kjo periudhė fillon me tė ashtuquajturėn “buzėqeshje shoqėrore”, tė cilėn e lėshojnė kur shohin prindėrit apo kur prindėrit u flasin atyre. Nėse u vihet gishti nė dorė, bebet do ta shtrėngojnė dhe nuk do ta lėshojnė pa vullnetin e tyre. Gjatė muajit tė dytė dhe tė tretė, fillojnė tė grenė kokėn, qė e mbajnė lart tė palėkundur. Ato fillojnė tė belbėzojnė apo tė artikulojnė tinguj. Mund tė mbajnė objekte me tė dyja duart apo tė ndjekin me sy objekte qė lėvizin. Gjithashtu mund tė shohin duart e tyre.
4 muajsh
Bebet ka shumė tė ngjarė tė ndjekin objekte me sy, tė pėrpiqen t’i kapin dhe t’i fusin nė gojė. Gjithashtu belbėzojnė vazhdimisht dhe me gėzim. Ato mund tė kontrollojnė lėvizjen e kokės. Nėse janė shtrirė me shpinė, pėrpiqen tė ndėrrojnė pozicion duke u rrotulluar dhe nėse janė shtrirė me bark, do tė mbėshteten me krahė pėr tė ngritur kokėn. Nė fund tė muajit, mund tė stimulohen duke i mbėshtetur nė njė jastėk, nė mėnyrė qė muskujt e shpinės tė forcohen dhe mė nė fund tė qėndrojnė vetė.
5 deri 7 muajsh
Gjatė muajit tė pestė, bebet fillojnė tė qėndrojnė ndenjur jo vetėm duke pushuar me kėrdhokull, por edhe me krahė, njė pozicion i njohur si trekėmbėsh. Ndėrsa mėsojnė tė kenė vetėbesim dhe muskujt e tyre forcohen, dalėngadalė do tė ulen nė pozicionin vertikal. Kjo ėshtė gjithashtu periudha kur fillojnė tė hanė ushqim tė butė, jogurt etj. Mes muajit tė gjashtė dhe tė tetė, u dalin dhėmbėt qendrorė tė poshtėm. Pėrgjatė muajit tė shtatė bebet kanė fituar aftėsinė tė kalojnė njė objekt nga njėra dorė nė tjetrėn dhe fillojnė tė imitojnė tinguj. Pėr sa i pėrket gjuhės, ata flasin dyrrokėsha (ba-ba).
8 muajsh
Gjatė kėtij muaji, bebet tregojnė se janė tė aftė t'i lėvizin duart mė lirshėm. Fillojnė tė godasin objekte nė tryezė dhe pėlqejnė t’i hedhin ato nė dysheme. Kur objektin e kanė larg, do tė zgjaten ta kapin. Ato qėndrojnė ndenjur pa mbėshtetje dhe mund tė mbajnė shishen e qumėshtit. Pėrgjigjen kur i thėrrasin me emėr dhe thonė ma dhe ba. Gjatė kėtij muaji bebet mund tė mos duan tė ndahen nga nėna. Edhe ato qė janė mėsuar tė qėndrojnė pa nėnat pėr pak kohė, tregojnė ndjenja tė forta pakėnaqėsie nė praninė e tė huajve (babai dhe nėna janė tė vetmit njerėz qė njohin). Kjo mund tė rezultojė nė njė gjendje tė fortė angėshtie dhe parehatie. Dhėmbėt e sipėrm qendrorė u dalin mes muajit tė 8-tė dhe tė 10-tė.
9 dhe 10 muajsh
Bebet fillojnė tė fitojnė lėvizshmėri. Fitojnė siguri tė zvarriten lirshėm dhe kėrkojnė zona ku tė gjejnė mbėshtetjen pėr t’u ngritur. Fillojnė tė bėjnė gjeste dhe pėrdorin duart pėr t’i pėrplasur dhe pėr tė pėrshėndetur. Aftėsia e tyre e re ėshtė mbajtja e objekteve tė vogla me tė ashtuquajturat “piskatore”, qė formohen me gishtin e madh dhe gishtin tregues. Ato shkojnė pas objekteve qė kanė hedhur vetė, edhe nėse ato janė prapa tyre. Mund tė njohin persona jashtė familjes dhe tė kujtojnė situata me ta. Mėnyra si reagojnė ndaj ēdo situate varet nga kėnaqėsia qė kanė marrė (apo nuk kanė marrė) nga ajo situatė. Gjatė muajit tė 10-tė fillojnė t’u dalin dhėmbėt e sipėrm anėsorė. Bebet mund ta njohin veten para pasqyrės dhe vazhdojnė tė pėrsėrisin fjalė tė thjeshta si ma, ba, tata.
__________________
Carpe Diem!
sweetzzinna nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė