Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-08, 23:45   #1
CoNNecT
Administrator
 
Avatari i CoNNecT
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Diten midis njerezish, naten ne univers.
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Mosha: 23
Postime: 610
Rrespekti: 25 CoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really niceCoNNecT is just really nice
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek CoNNecT Dėrgo mesazh me anė te Skype™  CoNNecT
Gabim Eagle Mobile, oferta pėr tė rinjtė vetėm 3 lekė/min

Telefonia celulare Eagle Mobile ka bėrė tė ditur se tashmė abonentėt e “riniring” do tė kenė mundėsi mė tė mėdha komunikimi dhe surpriza pa fund. Pa paguar asnjė tarifė fikse mujore dhe duke bėrė njė rimbushje tė thjeshtė prej 800 lekėsh brenda grupit pa asnjė kufi mund tė flasin 1 minutė duke paguar 3 lekė dhe tė dėrgojnė 1 sms me vetėm 1 lek. Po ashtu, anėtarėt e tarifės “riniring”, do tė mund tė flasin me tarifa shumė tė pėrshtatshme edhe me abonentėt e operatorėve tė tjerė tė komunikimit nė Shqipėri. Por tė jesh pjestar i “riniring”, nuk do tė thotė tė pėrfitosh vetėm nga avantazhet e komunikimit mė tė pėrshtatshėm me parapagesė qė kanė ekzistuar ndonjėherė nė Shqipėri. Nė tė njėjtėn kohė riniring duke u bėrė njė botė risish, ēdo muaj do tė servirė pėr abonentėt surpriza dhe mundėsi.
Surprizėn e parė, Eagle Mobile do ta bėjė mė datėn 25 Shtator, duke mundėsuar ndjekjen e koncertit tė Madonės nė Budva tė Malit tė Zi, nga 500 abonentė sė bashku me njė prej shokėve, miqve apo tė dashurve tė tyre 1000 persona gjithėsej.
Pėrveē biletave tė koncertit, tė gjitha shpenzimet e udhėtimit do tė mbulohen nga operatori mė i ri i telefonisė sė lėvizshme nė Shqipėri. Ky ėshtė organizimi mė i madh i ndėrmarrė nga njė operator celular nė Shqipėri dhe pėrgatitjet do tė vazhdojnė deri mė datėn 21 Shtator me shortin e dhuratės pėr abonentėt “riniring” qė fitojnė tė drejtėn pėr tė shkuar nė kėtė eveniment kulturor.
Drejtori i Pėrgjithshėm i Eagle Mobile, Ali Taskin, nė njė deklaratė bėrė nė lanēimin e “riniring”, tha se “kjo tarifė shumė e pėrshtatshme ėshtė njė vepėr e ekipit tė ri, dinamik dhe kreativ tė Eagle Mobile. Shokėt tanė duke pėrgatitur riniring-un, menduan se cila do tė ishte tarifa rinore qė do tė na pėrshtatej ne nė radhė tė parė nė bazė tė kėrkesave dhe dėshirave tona individuale. Dhe nė fund, doli nė dritė njė tarifė krejt e veēantė qė do t’i bėjė abonentėt tanė tė ndihen tė tillė, dhe nuk pranuam qė tė vendosnim njė kufi moshe pėr kėtė tarifė dhe thamė se “ėshtė tarifa e tė gjithė atyre qė ndihen tė rinj”. Ka njė pikė qė ne e nėnvizojmė pėrherė: familja e Eagle Mobile, me qėllimin e saj tė mirė dhe punėn e palodhur, ekziston pėr t’i dhėnė shėrbimin mė tė mirė popullit Shqiptar. Nė njė kohė shumė tė shkurtėr, ne morėm nėn mbulimin me sinjal 96 % tė popullsisė sė vendit, ndėrtuam rrjetin e shpėrndarjes dhe ēelėm dyqanet e Eagle Mobile. Dhe qė nga sot e nė vijim, dyqanet tanė do tė vazhdojnė tė hapen nė ēdo kėnd tė Shqipėrisė”, tha zoti Taskin nė fjalėn e tij.
(a.s/Balkanweb)


__________________
Mos u mundo kurre te bindesh te tjeret perderisa do te kete nje shumellojshmeri mendimesh...

Jetoj ne boten reale por nuk kuptoj pse endrrat jane aq te ngjashme me kete realitet...
CoNNecT nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė