Temė: Fjale te Urta
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-08, 23:13   #2
loyalx
DevouT
 
Avatari i loyalx
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: n'sprova paralajmeruese... 'Wien'
Seksi: Mashkull
Postime: 393
Rrespekti: 3 loyalx will become famous soon enough
Gabim

# Afati nė verė floririn (lekėt) asnjėherė...
# Ai ha kumbulla, botes i mpihen dhėmbėt.
# Ai lidh macėn pėr kėmbė tė magjes.
# Ai qė di mė sė shumti flet mė sė paku. ( populli)
# Ai qė do tė lozė dhėmbėt, duhet tė lozė dhe kėmbėt.
# Ai qė nuk do nėnėn, do njerkėn.
# Ai qė nuk mban macėn, ushqen minjtė.
# Ai qė pėlqen veten e tij, nuk pėlqehet nga askush.
# Ai qė pyet, nuk humbet.
# Ai qė vjedh, din ti fsheh gjurmėt.
# Ai qė asnjėherė s’ka kohė tė bėj diē si duhet, gjithnjė ka kohė, ta pėrserisė!
# Ari me zjarr provohet, miku ne rrezik kuptohet.
# Arma mė e mirė pėr ta mposhtur armikun ėshtė puna.
# Armiku tė shikon nė kėmbet, miku tė shikon nė sy.
# As pula kemi, as dhelpra na i ha.
# Atė qė ta bėn gruaja, s'ta bėn as perėndia.
# Atij i digjet mjekra , ai thote dale tė ndez cigaren. (Nuk pyet pėr tė tjerėt, shikon vetėm interesin e tij)
# Atje ku ka, edhe derdhet.
# Ato ē“ka di njė njeri nė krahasim me ato ē“ka nuk di , janė kurrgjė.
# Babė e nėnė, vėlla e motėr, nuk tė bėhet askush.
# Bark gunga, s'ja din bark petes.
# Barku ėshtė i vellaji i detit.
# Barku fire, s“kėrcen mirė.
# Behari nuk vjen me nje lule.
# Bėj tė mira nė det, se i gjen nė kripė.
# Beja ka rrufenė.
# Bėje te mirėn e hidhe nė det, nė mos e ditė peshku, e di zoti vet.
# Bėri te pjellė, e dėshtoi.
# Bie njė gur, e leviz nje mur.
# Biseda lindi nga mendimi; biseda pa mendim nuk ėshtė bisedė, ėshtė grindje.
# Bjen njė fjalė e nxerr njėqind tjera.
# Bjeri pragut te degjoje dera.
# Bora eshte e bardhe, por e ndyjne qente.
# Borxhi i vone e gezon te zone.
# Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (populli)
# Buka tė ze syte.
# Buke e hi ne shtepi.
# Bukuria e njeriut pėrbėhet nga bukuria e fjalės qė flet.
# Bukuria nuk eshte me fis, por kush e di edhe e kullandris.
# Burrat besojnė se bota ėshtė krijuar vetėm pėr ta.
# Burre e grua si mish e thua.
# Burrėri ėshtė tė bėsh mirė, kundėr tė keqes qė tė ėshtė bėrė.
# Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa e shtėpisė. populli)
# Butėsia bėn njeriun gjithēka, pėrveē pasurisė.
# Ēdo gabim i gruas sė ndershme ėshtė i falur nga burri i saj.
# Ēdo mizor e ka ditėn e vet tė gjykimit.
# Ēdo pėsim ėshtė dhe mėsim.
# Ē'e do mallin , e ē'e do gjene, kur nuk ke burrė pėr tė qenė.
# Ēfarė bėn i ati, e heq i biri.
# Ēfarė e zė njeriun dhe nuk e heq?!
# Ēfare sheh ne fqi, prite ne shtėpi.
# Ēfare sjell nje ore, nuk e sjell nje vit.
# Ēfare ta ben goja, nuk ta ben armiku.
# Cjapi mish e dhia tave.
# Ēka mbjell korr. (populli)
# Ē'kerkoi e gjet, si shtroi fjet.
# Ēohu o i vdekur e ha pule te pjekur.
# Dardha bie nen dardhe. (populli)
# Dardha e ka bishtin mbrapa. (populli)
# Dardha qe ka kokrra, qellohet me gure.
# Dashuria ėshtė e ėmbėl, kur pėrfundon ėshtė shumė e hidhur.
# Dashuria ėshtė rrezja e jetės, jeta pa dashuri s’ka shije.
# Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)
# Delen qė ndahet nga tufa e ha ujku.
# Deles sė qethur, nuk i ngjitet ferra.
# Dhe kur deti kos tė bėhet, pėr tė varfėrin nuk gjendet lugė.
# Dhelpra kur nuk e mbėrrin rrushin, thote ėshtė i thartė. (populli)
# Dhi e zgjebur e bishtin pėrpjetė.
# Dimri ha dhe kashten.
# Dita e mirė, duket qė nė mėngjes. (populli)
# Dita ka sy, nata ka veshe.
# Djal i djalėrise, shkop i pleqėrisė.
# Djali i pa nėnė, si nata pa henė.
# Djali nga barku yt, e miell nga thesi jot qė tė ngopesh.
# Do dhe thele mbi bisht.
# Dora e huaj nuk te kruan dot si jotja.
# Dora jote, mėma jote.
# Dora qė nuk kafshohet, puthet.
# Dru prej lisi, dhe grua prej fisi.
# Duaje mikun me gjithe kusuret (hallet) e tij.
# Duhen shumė mend qė tė mund shoqėrohesh me njerėz pa mend.
# Durimi ėshtė mė e madhja trimėri.
# Durimi ka dhe kufi.
# Dy atllar nė njė mullar.
# Dy duar pėr njė kokė.
# Dy here flitet ne mulli.
# Dy mace, mundin njė luan.
# E bleva sa frengu pulen. (kushtoi shume)
# E dhena e tjeterit ėshtė si e krojtura e dhembit. (populli)
# E dogji miza. (e goditi fjala)
# E hidh mbas krahėve. (harroje)
# E keqja tė shpie deri tek dera e armikut.
# E kėrkoi si breshka gozhdėn.
# E pėrpjeta ka dhe te tatepjetė.
# E zure gjarprin? Shtypi kokėn.
# Edhe bari i njome digjet nėpėr tė thatė. (populli)
# Edhe diell tė bėhesh, tė gjithė nuk i ngroh dot.
# Edhe shelgu i gjatė ėshtė, por s bėn fruta.
# Era fryn detin, kurse fjala fryn njeriun.
# Ėshtė gacė e mbuluar.
# Ėshtė kėthyer dera nga pėrroi.
# Ėshtė mė afėr dera se qilari.
# Ėshtė me tė dhėnė, nuk ėshtė me tė thėnė.
# Ėshtė njeri qė as tė ngroh, e as te ftoh.
# Ėshtė njeri qė nuk le dy gurė bashkė.
# Ėshtė njeri qė nuk turbullon ujė.
# Ėshtė qelbur peshku nga koka. (faji ėshtė tek i madhi)
# Ėshtė si mesalla me dy faqe.
# Fajet i bėjnė tė mėdhenjtė, shkopinjtė i hanė tė vegjlit.
# Ferra e nisi, ferra e grisi.
# Fitimi dhe humbja jane moter e vėlla.
# Fjale e keqe, rrezon malin.
# Fjale fjale niset davaja.
# Fjalėt e keqėdashėsit janė si qymyri, qė edhe po s“tė dogjėn , tė nxijnė.
# Fjalet jane gra, veprat burra. (populli)
# Floke gjate mendje shkurter. (populli)
# Folė pak, dėgjo shumė.
# Fshati qė duket, s“do kallauz. (populli)
# Fytyra e qeshur ėshtė rrezja e bukurisė.
# Gabimet qė harrohen, pėrsėriten.
# Grueja duhet tė ketė nė dorėn e djathtė fėminė e nė tė majtėn librin
# Guximi e bėn njeriun tė mundė luanin.
# Kėmbėngulja e qėndrimi tė pamundshmen bėn tė mundshme.
# Klloēka qe s'rri mbi veze, nuk nxjerr zogj.
# Kur te jesh ne dhe te huaj, dita te duket nje muaj.
# Kush dėshiron tė duhet, le tė dojė.
# Kush punon ne te ri, nuk vuan ne pleqeri.
# Kush punon, fiton.
# Liria vjen kur s'i druhesh vdekjes.
# Lumi fle, armiku s'fle.
# Malet tunden, por nuk bien.
# Mali me mal nuk piqet, njeriu me njerine piqet.
# Mė i poshtri njeri ėshtė ai i cili kėrkon mirėsi nga njė i poshtėr.
# Me mikun ha e pi e pazar mos bė.
# Me mire vdekur e me nder, se sa gjalle e i turperuar.
# Me mire nje dite ne liri, se njeqind vjet ne roberi.
# Mendja e njeriut kuptohet me tė folur dy tri fjalė, por zemra e tij s’mund tė kuptohet as pėr disa vjet.
# Mendja e zbukuron njeriun.
# Mėndjelehti bėn mik atė qė i bėn keq, e armik atė qė i bėn mirė.
# Mendo dhjete here e fol nje here.
# Mirėsia qė pritet tė bėhet pėr njė kohė tė gjatė, humbet vlerėn kur realizohet.
# Mos i shiko gunen, por shikoje punen.
# Mos iu hidhėro njė tė keqeje tė atij qė tė ka bėrė njėqind tė mira.
# Mos kij besim nė njeriun qė s’ka besim nė ty.
# Nė qoftė se ėshtė lumturi tė duhesh, ėshtė lumturi mė e madhe tė duash
# Nė vend qė tė shesėsh dituri dhe zotėsi, pėrpiqu t’i fitosh ato.
# Nje krimb thane nje lis.
# Nje pike ne ēati, prish nje shtepi.
# Njė punė e bukur ėshtė mė e dobishme se njėmijė fjalė tė bukura.
# Njerėzit janė tė njejtė para natyrės, edukata i bėn tė dallohen.
# Njeri i zoti nuk ėshtė ai qė s“ka tė meta, po ai qė i pranon tė metat e tij.
# Njeriu duhet tė pėrpiqet tė mėsojė ēdo gjė, jo tė tregojė veten e tij.
# Njeriu i pa mesuar si druri i papunuar.
# Njeriu ka nevojė pėr arsim ashtu si bima pėr ujė.
# Njeriu mėson mė shumė nga pėsimet, sesa nga sukseset (Henry Ford)
# Njeriu plaket duke nxene.
# Njeriu qė tė bėhet edhe me i zoti nuk duhet te harrojė edhe ato qė ka mėsuar.
# Njeriu qe vetem per vete punon, eshte si nje dru qe peme s'lėshon.
# Njeriun e bėjnė tė pėrjetshėm veprat e tij.
# Njerzit e mirė janė tė gjykuar tė bėhen skllevėr tė tė kqinjėve.
# Pema mė e ėmbėl ėshtė ajo qė vjel me duart e tua.
# Pėr ēdo sy ka bukuri.
# Pėr te qenė i lumtur nuk duhet vetėm tė dish, por edhe tė duash.
# Peri i ngatėrruar nuk zgjidhet me nguti.
# Personi qė do ti, s’ka asnjė tė metė, fillo tė mos e duash, pa shih sa tė meta ka.
# Pleqėria nė vetmi, nuk ėshtė jetė e plotė.
# Po dėshirove tė duash njė njeri, ose tė dojė ai ty, takohu mė shpesh me atė.
# Po tė pėrdoret mirė koha, do tė mjaftojė pėr tė kryer ēdo punė.
# Puna vjen me kembe te arta.
# Punen e sotme mos e ler per neser.
# Qente lehin, karvani shkon perpara.
# Qesja nuk zbrazet duke dhėnė lėmoshė.
# Ruaju nga miku qė bisedon me armikun tėnd.
# S`duhet me i shti hunte e me marre ere gjithkun.
# S’ka lumturi mė tė madhe nė botė se dashuria dhe harmonia.
# Shqiponja fluturon ne qiell, por folenė e bėn ne tokė.
# S'tundet mali nga debora.
# Syri ėshtė njė dritare e shpirtit.
# Tė flasėsh pa menduar, ėshtė si tė zbrazėsh pushkėn pa e vėnė nė shenjė.
# Tė gjitha qeniet e gjalla pėrveē njeriut janė tė vetdijshme, qė qellimi kryesor i jetės ėshtė qė ajo tė shijohet.(Samuel Butler)
# Thjeshtėsia ėshtė bukuria kryesore e grave, se gjėndet shumė rrallė.
# Trathtia, pa marrė parasysh shkakun, prapėseprapė trathti ėshtė.
# Trimeria matet me zemer, jo me trup.
# Trimi i mire me shokė shumė.
# Trimi pėrmbahet, i ligu shpalon dobėsitė.
# Vetmia ėshtė mė e mirė se shoku i keq.
# Vjehra nuk e kujton asnjėherė kohėn e nusėrisė.
# Xhelozia ėshtė krimbi i dashurisė.
# Zbavitja mė e bukur pėr njerinė ėshtė leximi, shoku mė i mirė libri.

__________________
“ Robi im, Unė dua, por edhe ti do. Nėse ke pėlqyer pėr sa Unė dua, do tė tė pasuroj aq sa dėshiron, por, nėse nuk ke pėlqyer pėr sa Unė dua, do tė tė lodh pėr sa dėshiroj, pastaj do tė bėhet ajo qė Unė dua.”

future classic
loyalx nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė