Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-07-08, 10:05   #3
alfonci
Shqipetar aktiv
 
Avatari i alfonci
 

Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Ne planetin toke
Seksi: Mashkull
Statusi: Single
Postime: 1,256
Rrespekti: 7 alfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura aboutalfonci has a spectacular aura about
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek alfonci Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek alfonci
Gabim

Disa pika permbledhese per Palin. *Marre nga Bibla

Lindi ne Tars te Sicilise rreth vitit 5-10 P.K ne nje familje hebrejnsh. Prej prinderve trashegoi nenshtetesine romake. Ne Tars u shkollua dhe u njoftua me helenizmin, ndersa ne Jeruzalem mesoi Ligjin e Moisiut te mesuesi i permendur, Gamalieli. Ishte farise me bindje dhe i flaket dhe si i tille ne fillim e salvoi krishterimin. por, per mrekulli, i kthyer ne krishterim ne saje te nje vegimi qe pat kur, ne udhen e Damaskut iu duk Jezu Krishti, (Vap 9,3...,26,12....;22,6...,) e, prej salvuesit te tmerrshem, u be apostull e perhapes i krishterimit. Predikon ne Damask. Shkon ne Jeruzalem per t'u njoftuar me Pjetrin. Rreth vitit 44, bashke me Barnaben fillon veprimtarine misionare. Mbas nje viti fillon udhetimin e pare misionar (45-49). Ne koncilin e Jeruzalemit mbron, bashke me Barnaben, lirine e Krishterimit prej Ligjit te Moisiut. Ne vitin 50-52 ben udhetimin e dyte misionar, e prej Azise kalon ne Evrope, ku themeloi bashkesite e para te Krishtera ne Evrope, ne Filipe, ne Selanik dhe ne Bereje. Prej andej kalon ne Athine, pastaj ne Korint. Keshtu shkruan (51-52) dy Letrat e drejtaur Selanikasve. ne udhetimin e trete misionar (54-57), ndalet me gjate ne Efes, kud duket se shkarun Letren e Pare te drejtuar Krointasve e ndoshta edhe Letren e drejtuar Galatasve. Mbas dy vitesh e tre muajsh i duhet ta leshoje Efesin e shkon ne Korint. Gjate udhetimit duket se e shkruan Letren e Dyte drejtuar Korintasve. Ne Korint, ku dimeron ne vitin 57-58, shkruan Letren e Drejtuar Romakeve. Nga kjo leter dime se mendon te kaloje ne Perendim per te perhapur fene:mendon te shkoje ne Spanje pasi t'i shpiente ndihmat e bashkuara ne Maqedoni e ne Akaje per kishen skamnore te Jeruzalemit.
Ne Jeruzalem e kapin ne Tempull e do ta kishin vrare, po te mos e kishte shpetuar pushteti romak. Per dy vjete qendroi i burgosur ne Cezare (58-60). Prej ketu, pasi beri apel ne Cezarin, qe derguar ne Rome. Ketu, ne burgim te lire, vazhdoi te predikoje per dy vjet. Ne kete kohe cmohet se i shkroi "Letrat e Burgimit."
Pergjithesisht mendohet se qe liruar nga burgu (baza jane letrat baritore) dhe se perseri ndermori udhteime misionare ne LIndje e ndoshta edhe ne Spanje. Ne kohen e Salvimit te Neronit qe zene e prere me shpate rreth vitit 67.

*Me pelqen te theksoi ketu se Pali mendohet se do te kete predikuar edhe ne vendin tone dhe me siguri do t'i kete rrahur rruget e vendit tone, qe lidhin Perendimin me Lindjen, Misionari i madh. Dihet me siguri se nje dimer e kaloi ne Prevezen e mocme, ne Nikopoje, dimrin e vitit 65.

Pater Mark Harapi S.J., Kendoi:

"Oh sa ndere asht per Shqipni
m'e pase pasun mik ne shpi."

-Shpresoj te kete gjene info e dobishme.
__________________
Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar qi s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !

"Ubi panis, ibi deus"
alfonci nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė