Alarm zjarri pėr bjeshkėn e Koritnikut
Edhe nė Kukės shfaqen zjarret. Nė mesditėn e tė enjtes persona ende tė paidentifikuar i kanė vėnė zjarrin bjeshkės mė tė madhe e mė tė pasur tė krejt zonės verilindore, asaj tė Koritniku nė Komunėn Tėrthore. Zjarri ėshtė vėnė re nga policia kufitare, e cila ka njoftuar menjėherė Komisariatin e Kukėsit, ndėrsa ky i fundit ėshtė pėrpjekur tė kontaktojė me faktorėt e tjerė pėr tė izoluar vatrėn e zjarrti dhe pėr ta shuar atė. "Kemi dėrguar me urgjencė dy grupe tė policisė nė terren pėr tė bėrė shuarjen apo tė paktėn pėr tė minimizuar dėmet", tha drejtori i policisė sė Kukėsit, Muharrem Furriku, ndėrsa shtoi se pėrpjekja e policisė duhet mbėshtetur nga faktorėt vendorė pėr tė pasur rezultat. Koritniku shtrihet nė njė lartėsi nga 1700 deri 2300 metra mbi nivelin e deti dhe pėrbėhet nga masive shekullore tė pishės. Aty nuk ka rrugė automobilistike, ndėrsa udhėtimi mė kėmbė nga rruga mė e afėrt ėshtė tė paktėn 3 orė. Nga ana e vet kryetari i komunės, Remzi Veseli, tregon se pasdite, sapo ka marrė lajmin, ka mbledhur forca njerėzore dhjetėra persona nga komuniteti, si dhe tė gjithė administratėn pėr tė shuar zjarrin. Bjeshkėt e Koritnikut, me njė sipėrfaqe prej mbi 4 mijė hektarė, pėrbėjnė masivin e vetėm tė paprekur nga zjarret e viteve tė shkuara.
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!!
|