|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5  
|
Gazsjellesi nenujor South Stream
Ajo ēfarė kėrcėnon suksesin e NABUCCO-s janė manovrat e Rusisė, e cila i forcon gjithnjė pozitat e saja brenda Mesdheut e Lindjes sė Mesme duke garantuar realizimin e naftasjellėsit tė Bourgas-Alexandroupolis i kontrolluar nga tre kompani ruse Transneft, Rosneft dhe Gazprom, tė cilave mund t'i shtrohet gjatė punimeve edhe Shell apo Shteti i Kazakistanit. Ky i fundit faktikisht mund tė rreshtohet pėrfundimisht nė favor tė Rusisė, nė luftėn strategjike qė i sheh tė kundėrvėna Bashkimin Europian me Kinėn pėr kontrollin e njė nga mė tė rėndėsishmit, pėrveē se mė tė paeksploruarit, burime naftė. Kėshtu Bourgas-Alexandroupolis, pėrveē se do krijojė ekonomi me shkallė tė dalluar pėr transportimin e naftės sė Detit Kaspik - qė nuk do trasportohet mė me anije ēisternė pėrmes ngushtėsirave tė Bosforit e Dadaneleve - do i lejojė Rusisė ruajtjen e kontrollit tė pėrudhėzimit tė njė pjesė bruto te Kaspikut, duke i marrė naftasjellėsit anglo-turk tė Bakou-Tbilissi-Ceyhan (BTC) qė i bie pėrqark territorit rus pėrmes Gjeorgjisė. Po me tė njėjtėn mėnyrė ėshtė nėnvizuar rėndėsia pėr pėrshpejtimin e ndėrtimit tė gazsjellėsit nėnujor mes Rusisė e Europės nė tabanin e Detit tė Zi, i ashtuquajturi South Stream.
Nė kėtė projekt ėshtė pėrfshirė nė rradhė tė parė shoqėria italiane ENI qė, nė kooperim me Gazprom, ka nėnshkruar nė muajin korrik marrėveshjen pėr ndėrtimin e njė gazsjellėsi prej 900 kilometrash i cili, duke u bashkuar me tė do jetė Korridori 8, do lidhė Rusinė me Italinė. South Stream nė fakt do pėrshkojė detin e Zi deri nė Bullgari, ku do ndahet nė dy degėzime, njėri drejt Austrisė e tjetri drejt Greqisė deri nė portin e Otrantos. Rrjeti rus do ushqejė South Stream me gaz rus tė ardhur nga Azia qėndrore e nga Kazakistani.
Serbia shet NIS dhe hyn ne South Stream
Sipas te perditshmes shqiptare GAZETA, serbia do beje pjese ne projektin e ndertimit te gaz-sjellesit South Stream ndersa Shoqeria e Naftes NIS do te blihet per 51% nga GAZPROM Ruse. Akordi i bashkepunimit energjitik midis Gazpromit dhe qeverise se beogradit eshte firmosur me 11 dhjetor 2007.
Ky akordi cili parashikon pjesemarrjen e Serbise ne gazsjellsin South Stream, ku akuzicioni nga ana e ruseve te paketes aksionare te kontrollit te monoplit serb te naftes Naftna Industrija Srbije (NIS), parashikon ndertimin e infrastructures per magazinimin e gazit. Gazprom me ane te ketij akordi ka shtene ne dore nje biznes qe vlen me shume se 4 miliard dollare.
Ky lajm ishte deklaruar edhe ne takimin e krye ekzekutivit tė Gazpromit Alexei Miller me perfaqesuesit e qeverise serbe, ku u propozua shitja paraprake e nje parete aksionare prej 25% tė kapitalit social tė NIS me impenjimin e Gazpromit per tė kryer investime prej mbi 250 milione dollare per zhvillimin e tij. Alexandre Chtok drejtor i skuadres drejtuese tė grupit 2K Auditing-Delovy ka deklaruar: Shitja e NIS ben pjese ne kuadrin e pjesmarrjes se Serbise ne projektin South Stream , dhe kjo do tė thote investime tė metejshme ne Serbi.
Analizza e eksperteve tė Gazprom nuk ka lene mbas dore as aspektin politik tė ceshtjes duke deklaruar se: Moska mbeshtet aktivisht Beogradin ne lidhje e ceshtjen e Kosoves dhe si rrjedhoje shoqerite publike ruse mund tė mbeshteten ne menyre reciproke tek Serbia
Ky akord hyn ne nje aspekt shume tė rendesishem nderkombetar per tė kanalizuar naften e Detit Kaspik drejt Europes Perendimore, dhe Serbia ne kete menyre nuk do tė jete thjesht nje aksioniere e rendomte por pretendon tė behet lider ne rajonin ballkanik dhe rajonal persa i perket energjise!! Gjithashtu dhe Rusia do tė kete tek Serbia nje aleate shume tė rendesishme e cila do te kthehet ne nje plataforme strategjike per tė perhapur gjithmon e mė shume monopolin e ofertes se naftes se saj!
Pra politikat e naftes dhe e interesave energjitike po nxjerrin ne pah luften e heshtur te korporatave dhe shteteve per te patur kontrollin e Ballkanit jo per ta zhvilluar kete rajon, por per ta sunduar dhe kontrolluar ekonomiksht e politikisht per te bllokuar ekonomite e tyre perkatese.
Shqiperia ne kete lufte "gjak-naftepirsash" ka humbur lirine e saj ekonomike dhe politike prej 18 vjetesh duke vazhduar zvarritjen e perjetshme ne varferi totale.
Projekti AMBO
Nė momentin e fillimi tė projektit, ministri Pierluigi Bersani kishte nėnvizuar sesi kjo marrėveshje pėrfaqėsonte " njė element tė ri nė strategjinė e pėrforcimit tė sigurisė energjitike tė Italisė dhe tė Bashkimit Evropian ". Sidoqoftė, duke marrė parasysh evolucionin aktual tė marrėveshjeve energjitike tė Komisionit Europian, marrėveshjet mes Italisė e Rusisė rrezikojnė tė sabotojnė, nė njė farė kuptimi, projektin europian tė NABUCCO-s, qė nė fakt ka si funksion kryesorė shfrytėzimin e pipelines turke pikėrisht pėr tė evituar ato ruse.
Pra strategjia e Putin ėshtė e qartė, e ka pasoja determinuese edhe mbi Ballkanin, duke qėnė se Kroacia, Shqipėria, Bosnja, Bullgaria, Maqedonia, Mali i Zi, Romania e Serbia kanė theksuar pjesmarrjen e tyre nė projektin pėr krijimin e kooperimit ballkanik pėr zhvillimin e rrjeteve energjitike tė lidhura me Rusinė. Ky kooperim duhet sipas fakteve t'i kundėrshtojė planet euroatlantike mbi Ballkanin, po aq ambicioze, duke konsideruar realizimin e projektit tė ardhshėm tė konsorciumit amerikan AMBO, naftasjellėsi qė do pėrshkojė Ballkanin, duke lidhur portin e Bourgas nė detin e Zi dhe portin shqiptar tė Vlorės duke kaluar nga Maqedonia. Nė fakt zė fill mė 31 janar tė 2006, marėveshja mes Shqipėrisė, Bullgarisė e Maqedonisė pėr ndėrtimin e naftasjellėsit Bourgas-Vlorė qė do transportojė naftėn e Kaspikut nga Deti i Zi nė Adriatik, ku pritet njė kapacitet vjetor prej 35 milion tonelatash.
Ajo ēfarė po ngjan nė projektet e ndėrtimit tė rrjetit energjitik rus e europian, ka njė influencė tė madhe mbi sferėn politike. Ndėrsa Bashkimi Europian ushtron gjithnjė e mė shumė presion mbi vendet Ballkanike dhe mbi vetė Turqinė derisa tė hyjnė brenda Komunitetit nė kohė sa mė tė shkurtra tė jetė e mundur, Rusia mundohet tė garantojė autonominė e tyre nga Institucionet sovranacionale pėrėndimore nė mėnyrė qė t'i kontrollojė e t'i pėrdorė pėr tė zbatuar strategjinė e saj gjeopolitike. Interesat e larta nė lojė, bėjnė qė Ballkani tė vazhdojė t'i mbijetojė njė klime tensionesh e konfliktesh, brenda tė cilėve popujt janė gurė pėr t'u manovruar, ndėrsa pikat e daljes, naftasjellėsit si dhe portet janė protagonistėt e vėrtetė.
|