|
Anėtar i ri
Anėtarėsuar: Jul 2008
Postime: 960
Rrespekti: 5  
|
Sundimi i Ballkanit pėr kontrollin e gazsjellėsve
|
|
Lajmėrohet nga Komisioni Europian prioriteti i gazjellėsit NABUCCO si projekt pėr planin e zhvillimit energjitik europian, qė do ketė si synim bashkimin e rrjetit tė gazsjellėsve e naftėsjellėsve nga Turqia, tek Europa veri-lindore. Pėr tė garantuar sigurinė e furnizimit energjitik, Europa kėrkon kėshtu ta shtrijė gjithnjė e mė shumė tregun e vetėm europian nėpėr shtete qė duhet tė garantojnė kalimin e apo furnizimin me energji.
Komisioni europian ka sinjalizuar dje katėr projektet prioritare pėr planin e zhvillimit energjitik europian, duke emėruar kėshtu komisionerėt e mbikqyrjes qė duhet tė monitorojnė realizimin e projekteve. Nė rradhė tė parė gazsjellėsi NABUCCO, pėr tė bashkuar kėshtu rrjetin e gazsjellėsve e naftasjellėsve tė Turqisė, pėr nė Europėn veri-lindore, pastaj dhe projektin e ndėrlidhjes sė rrjeteve elektrike me tension tė lartė tė Francės e Spanjės, lidhjet me stacionet eolitike off-shore tė Balltikut dhe tė Deti tė Veriut, si dhe lidhja e rrjeteve elektrike tė Gjermanisė, Polonisė e Lituanisė. Synimi primar ėshtė qė Bashkimi Europian ka ndėr mend t'ia arrijė ėshtė pikėrisht ai krijimit tė rrjetit energjitik tė brendshėm tė ndėrlidhur me atė tė vendeve fornizuese, duke lidhur kėshtu Lindjen me Pėrėndimin nėn njė treg tė vetėm. Nėse nga njėra anė kėrkohet pėrforcimi i sigurisė sė furnizimit energjitik dhe ndėrlidhjet me rrjetet e BE, nga tjetra do tė zgjerohet gjithnjė e mė shumė tregu i vetėm europian nė Shtetet qė do garantojnė kalimin e dhe furnizimin me energji. Nė fakt, jo rastėsisht, po asistojmė nė njė politikė europiane gjithnjė e mė tė tendosur pėr shtrirjen e hyrjen e Vendeve tė reja, shpesh edhe duke u diktuar qeverive tė pėrshpejtojnė rrugėn drejt Europės.
Ajo ēka po ndodh nė Ballkan ėshtė njė shembull i dukshėm, pėrsa i pėrket shteteve tė cilat brenda dhjetė vitesh kanė kaluar nga njė situatė e pasigurt dhe e shkatėrruar si pasojė e luftės, njė ndėr tė cilat vetė Europa i ka kėrkuar tė hyjė nė tregun e vetėm dhe tė respektojė, sa mė shpejt tė jetė e mundur, parametrat e Maastricht. Sllovenia e ka pėrfunduar tashmė rrugėn e saj, duke u bėrė i pari ndėr Shtetet Ballkanike qė hyn nė Europė, atė do e ndjekė Kroacia, ndėrsa Serbia do i duhet tė humb Kosovėn pėr tė fituar tė drejtėn e hyrjes brenda tregut tė vetėm e tė mos izolohet nga sistemi i zgjeruar Europian. Turqia po pėrballet me krah tė hekurt, duke pasur nga njėra anė presionet e Europės qė kėrkon tė hyjė nė tregun komunitar dhe tė kooperojė pėr ndėrlidhjen e rrjeteve, nga ana tjetėr partitė e opozitės qė e duan Turqinė jashtė entitetesh tė tilla sovranacionale.
Korridori VIII
Kėshtu, brenda debateve politike e kontradiktave diplomatike, futen pėr tė sjellė "paqen" projektet pėr realizimin e naftasjellėsve e korridoret, qė bėhen kėshtu ambasadorėt e stabilitetit ekonomik e politik. dhe duke lexuar ndėrmjet fjalėve tė Ministrit Massimo D'Alema i cili, tek Fiera del Levante, me rastin e takimit "Puglia dhe Ballkani, rrugėt e Paqes dhe tė Zhvillimit", flet pėr Korridorin 8 si njė instrument nė duart e Europės pėr tė "fshirė kufinjt" dhe pėr tė shėruar "kėtė rajon tė sfilitur tė Balkanit qė rrezikon tė jetė njė vrimė e zezė brenda Bashkimit Europian". Kėto deklarata sigurisht tė bėjnė tė reflektosh, duke konsideruar se nė 1998 qė pikėrisht Qeveria e D'Alemės ai qė vendosi pėr bombardimin e Nato-s nė rajonit e Kosovės dhe tė Serbisė, pas tensionit tė propagandės dhe tė lobeve qė donin tė shkatėrronin Jugosllavinė. Pra, ajo ēfarė ka sjellė gjithmonė luftė, sot maskohet si mjet pėr integrim ekonomiko-social e antropologjik, ndėrsa vazhdon tė jetė po i njėjti instrument nė duart e entiteteve sovranacionale qė kontrolluar e t'i shėrbyer Shtetet e Balkanit. Nė veēanti Korridori 8, qė do lidhė rajonet e adriatiko-jonike me zonėn ballkanike dhe Vendet e Detit tė Zi, ai pėrbėhet nga njė sistem i shumėanshėm nėn drejtimin Est-Ovest qė pėrfshin porte, aeroporte, interporte, rrugė e hekurudha, pėr njė shtrirje prej 1270 km linjash hekurudhore e 960 km rrugėsh. Por rėndėsia e Korridorit 8 mund tė kuptohet vetėm nėse inserohet nė rrjetin energjitiko-infrastruktural qė shtrihet deri nė Lindjen e Mesme, duke pasur si ambicje prekjen e tregjeve mė tė pasura me naftė, falė realizimit tė gazsjellėsit NABUCCO.
Gazsjellesi turko-europian NABUCCO
Me njė kosto qė kap vlerėn e rreth 4,6 miliard euro, NABUCCO do ketė si qėllim pėrudhėzimin e gazit natyral nga Turqia nė Austri pėrmes Bulgarisė, Romanisė e Hungerisė, pėr tė zvogluar vartėsin e Europės pėrėndimore ndaj Rusisė. Ndėrtimi i saj dhe shfrytėzimi i pipelines i ėshtė caktuar njė konsorciumi ndėrkombėtar tė dretuar nga shoqėria e naftės austriake OMV, pėrkrah Molle (Hungeria), Botas (Turqia), Bulgargaz (Bullgaria) dhe Transgaz (Romania). Gazsjellėsi pra, do tė shtrihet nė territorin e kėtyre pesė vendeve, do ketė si pikėnisje kufinjt e Turqisė me Gjeogjinė dhe Iranin, dhe si pikė finale nyjėn Baumgarten nė Austri, nga e cila pastaj do tė degėzohet nė pikat mė tė rėndėsishme tė shpėrndarjes drejt Europės kontinentale.
Pėr mė tepėr, mundėsia pėr tė lidhur nė tė ardhmen rrjetin me burime tė tjera gazi nė rajon, si atė tė Sirisė, Irakut, Egjiptit, pėrveē Turkmenistanit qė po teston tė ngarkuarit me punė. E nė fakt, nė muajin korrik, Turqia dhe Irani kanė nėnshkruar njė marrėveshje pėr pėrudhėzimin e gazit natyror iranian e turkmen drejt Europės, perveē njė pakti pėr pjesmarrjen turke nė shfrytėzimin e gazit nė qytetin e Asaluye, nė Iran me ndėrtimin e njė gazsjellėsi dhe njė naftasjellėsi prej 3 300 km tė financuar nga tė dyja palėt.
Kjo marrėveshje, padyshim pėrforcon pozitėn e Turqisė brenda negociatave diplomatike me Europėn, dhe nė vetė projektin e NABUCCO-s, duke qėnė se ėshtė bėrė njė element vendimtar pėr realizimin e vetmit gazsjellės qė mund t'i iki kontrollit rus dhe qė mund tė pėrudhėzojė gazin Turkmenistan nė Europė pa ndėrtuar njė gazsjellės tė ri nė tabanin e detit Kaspik. Tė mos harrojmė mes tė tjerash qė nė 2010, kontratat e furnizuesve tė shumtė tė gazit europian me Gazprom do rinegociohen, e kėshtu ekzistenca e njė burimi alternativ gazi do e pėrforconte pozitėn e Vendeve europiane brenda negociatave.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bilderberg : 22-07-08 nė 00:32.
|