Viktima e parė, njė 82-vjeēar. Rrezikon edhe Pylli i Sodės
Njė 82-vjeēar nga fshati Vrahogoranxi i Komunės sė Dropullit tė Poshtėm nė rrethin e Gjirokastrės, ėshtė asfiksuar nga tymi dhe flakėt qė kishte ndezur vetė pėr tė djegur barin e thatė nė kopshtin e tij. Ngjarja ka ndodhur tė premten rreth orės 17:00, kur plaku 82-vjeēar, Gligor Baxho, qė jetonte i vetmuar tentoi tė pastronte me djegie kashtėn dhe mbetjet e thata tė bimėve nė kopshtin e tij, nė periferi tė fshatit Vrahogoranxi, por zjarri i ndezur prej tij doli jashtė kontrollit dhe ka rrezikuar seriozisht tė djegė shtėpitė e fshatit.
Sipas zėdhėnėsit tė policisė, njė njoftim ka mbėrritur rreth kėsaj ore nė sallėn operative tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr, nėpėrmjet njė telefonate nga banorėt e alarmuar prej afrimit tė zjarrit dhe rrezikun qė u kanosej prej tij banesave tė kėtij fshati. Krahas zjarrfikėsve, nė vendngjarje ka shkuar grupi i gatshėm dhe grupi operativ hetimor, si dhe disa forca tė tjera tė policisė, qė pėr momentin kanė qenė nė fshatin fqinj Radat, duke shuar njė zjarr qė kishte nisur qysh njė ditė mė parė. Nė rrethanat e rrezikut tė shtrirjes sė zjarrit nė brendėsi tė pjesės sė banuar tė fshatit, nga ana e policisė ėshtė kryer evakuimi i banorėve prej kėtyre banesave, qė rrezikoheshin nga zjarri dhe pas tri orėsh ėshtė bėrė e mundur shuarja e zjarrit. Ndėrhyrja e zjarrfikėsve dhe policisė ka qenė vendimtare pėr tė shpėtuar disa banesa, ku flakėt e zjarrit kishin hyrė deri nė oborret e jashtme.
Sipas policisė, nga deklarimet paraprake tė banorėve tė kėtij fshati rezultoi se zjarri ka nisur nga bahēja e shtetasit Grigor Baxho dhe si pasojė e erės sė fortė zjarri ėshtė pėrhapur me shpejtėsi nė njė sipėrfaqe tė madhe.
Pas shuarjes sė zjarrit dhe largimit tė rrezikut pėr banorėt, policia ka nisur kėrkimin e shtetasit Grigor Manthio Baxho, pasi ai, sipas hetimeve paraprake, ishte i dyshuari kryesor pėr vėnien e zjarrit. Rreth orės 20:30, punonjėsit e policisė kanė nisur kėrkimet pėr kėtė shtetas dhe rreth orės 21:30, inspektorėt e policisė sė rendit tė Komisariatit tė Policisė Gjirokastėr kanė mundur tė konstatojnė se nė kopshtin nga ku kishte nisur tė pėrhapej zjarri gjendej trupi pa jetė, i djegur nga flakėt e zjarrit qė ai kishte ndezur vetė.
Sipas banorėve tė fshatit, autori i zjarrit dhe njėkohėsisht viktima e tij, Grigor Baxho, pėr shkak tė moshės sė kaluar nuk shikonte dhe nuk dėgjonte mirė. Nga veprimet e para hetimore tė kryera rezultoi se viktima, para se tė shfaqej vatra e zjarrit, ka qenė duke kullotur bagėtitė i vetėm te bahēja e tij, ku kishte qenė dhe fillimi i vatrės sė zjarrit. Gjithashtu, nga veprimet e para hetimore rezultoi se viktima kishte qenė pirės i rregullt i duhanit dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė shkaku i rėnies sė zjarrit tė ketė qenė edhe nga pakujdesia dhe pėr shkak tė moshės sė thyer, shikimit dhe dėgjimit tė kufizuar nuk ka mundur dot tė largohet dhe pėr pasojė ėshtė djegur nga flakėt e zjarrit.
Aksidenti i ndodhur tė premten nė mbrėmje nė Vrahogoranxi shėnon vatrėn e katėrt tė zjarreve tė stinės nė Gjirokastėr dhe njėkohėsisht edhe viktimėn e parė tė stinės sė rrezikshme tė zjarreve nė kėtė rreth.
Vlorė, rrezikohet nga flakėt Pylli i Sodės
Zjarrfikėsit shuajnė edhe dy zjarre tė tjerė tė ndezur me dashje
Njė zjarr i rėnė dje paradite nė fshatin Nartė tė Vlorės ka rrezikuar tė pėrfshijė edhe Pyllin e Sodės. Ndėrkohė, zjarrfikėsit e qytetit bregdetar nuk kanė gjetur paqe edhe pas shmangies sė kėtij rreziku, pasi vatra tė tjera zjarresh u konstatuan nė zona tė tjera.
Vlora ėshtė pėrfshirė sėrish dje nga disa zjarre, tė cilat kanė qenė tė pėrhapura nė fshatra tė ndryshėm tė rrethit. Zjarri i parė ka rėnė nė zonėn e fshatit Nartė, ku vatra ėshtė zgjeruar duke rrezikuar edhe Pyllin e Sodės.
Ndėrhyrja e zjarrfikėsve ka bėrė qė zona tė mbahet nėn kontroll, duke shuar tėrėsisht zjarrin nga kjo zonė dhe duke evituar kėshtu rrezikun e flakėve nė Pyllin e Sodės.
Mė tej, zjarre janė shėnuar edhe nė fshatrat Babicė e Risili, ku fshatarėt e kėtyre zonave, me qėllim pėr tė hapur tokė tė re, kanė ndezur zjarre.
Pėr shkak edhe tė erės, zjarret janė pėrhapur, duke kėrkuar domosdoshmėrisht ndėrhyrjen e zjarrfikėsve pėr ti shuar. Sipas tė dhėnave tė zjarrfikėsve, nė kėto zona janė rrezikuar kasolle tė ndryshme, stalla e pemė frutore tė mbjella nga kėta fshatarė.
Sipas zjarrfikėsve, zjarret vendosen qėllimisht nga fshatarėt pėr tė mundėsuar kėshtu hapjen e tokave tė reja. Ndėrhyrja e zjarrfikėsve ėshtė kryer dje nė tri vatra nė zona tė ndryshme tė rrethit.
Ndėrkohė, shefi i zjarrfikėsve pėr Qarkun e Vlorės, Petrit Ēarēani, tha se pėr Vlorėn janė nė gatishmėri ēdo ditė njė numėr prej 20 efektivėsh, ndėrsa nė ēdo turn qėndrojnė nė gatishmėri 9 efektivė, tė cilėt nė rast tė rreziqeve tė mėdha ndihmohen edhe nga policia apo ushtria.
Aktualisht nė eficencė, nė total, janė tre automjete zjarrfikėse pėr Vlorėn, ndėrsa nė tė gjithė qarkun, nė total, janė shtatė tė tilla.
Sipas kreut tė zjarrfikėsve, po synohet qė tė mbahet nėn kontroll situata dhe tė ndėrhyhet nė tė gjitha rastet nė kohė sa mė tė shpejtė. Ai bėn thirrje qė edhe qytetarėt tė bėhen tė kujdesshėm nė ndezjen e zjarreve, pasi temperaturat e larta dhe era i favorizojnė ato dhe dalin jashtė kontrollit.
Vlorė
Gjykata lė nė burg zjarrvėnėsit
Gjykata e Vlorės ka lėnė nė burg katėr tė arrestuarit pėr zjarrvėnie nė javėt e fundit nė kėtė rreth. Nė seancat gjyqėsore tė zhvilluara dje janė prezantuar pėrpara togave tė zeza katėr personat e arrestuarve gjatė ditėve tė fundit, tė cilėt akuzohen pėr shkatėrrim tė pronės me zjarr. Arrestimet i referohen zjarreve nė Dukat e Orikum, si dhe zjarreve nė fshatrat Oshtimė e Trevllazėr. Qerim Cenoaliaj, Jorgo Gjikoka, Klement dhe Badi Lamaj janė vlerėsuar nga gjykata me masėn e sigurisė "arrest nė burg" deri nė pėrfundim tė hetimeve. Katėr tė arrestuarit do tė qėndrojnė pas hekurave deri nė pėrfundim tė gjykimit dhe marrjen e vendimit nga gjykata, ndėrsa janė dhėnė direktiva qė gjykatat dhe prokuroria tė jenė mė tė ashpra ndaj kėtyre personave qė dyshohen si zjarrvėnės, pėr tė dhėnė dėnime tė ashpra.
Kukės
Digjen kullotat nė Komunėn Tėrthore
Ende pa u shuar mirė vatra e zjarrit nė masivin e Koritnikut nė Komunėn Tėrthore, njė zjarr tjetėr ka pėrfshirė territoret e fshatrave. Kėsaj here janė kullotat me bar dhe shkurre tė ulėta qė janė pėrfshirė nga flakėt nė vendin e quajtur Arat e Gjata. Burime tė komunės bėjnė tė ditur se deri nė orėt e pasdites sė shtunė ishin djegur rreth 20 hektarė kullota, duke i shkaktuar njė dėm tė ndjeshėm komunitetit. Nė ndihmė tė banorėve pėr shuarjen e zjarrit kanė shkuar edhe specialistė tė Pyjores etj. Sipas policisė lokale mendohet se zjarri ėshtė shkaktuar me qėllim nga persona tė caktuar. Burimi i cituar shton se nė orėt e mesditės janė shoqėruar pesė persona, tė cilėt janė marrė nė pyetje pėr ngjarjen, por ende zjarrvėnia mbetet pa autor. Ky ėshtė rasti i parė i zjarrit nė kullotat e fshatrave tė Komunės Tėrthore, ku njė pjesė e banorėve janė ende tė angazhuar me shuarjen e zjarreve nė bjeshkė.