21-07-08, 23:47
|
#1
|
|
Moderatorė
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Prishtinė-Shqipėri Etnike
Seksi:
Statusi: 
Mosha: 23
Postime: 1,182
|
Shqipėria turistike, vetėm me 36 hotele tė licencuar
|
|
Nė vend funksionojnė 627 hotele, nga tė cilėt, tė licencuar pėr kėtė aktivitet janė vetėm 36 sosh.
Pavarėsisht mungesės sė infrastrukturės, ndėrtimeve vend e pa vend dhe njė problematikė tė agravuar nė vite, turizmi po kthehet nė sektorin bazė tė eksporteve shqiptare. Specialistėt e ekonomisė e vlerėsojnė si shpresa e sė ardhmes pėr njė vend nė tė cilin borxhet me jashtė po rriten me njė shpejtėsi tė frikshme, nė njė kohė qė tė ardhurat nga emigrantėt pėr tė parin vit (2007) ranė me 5 pėr qind. Nė kėtė rritje tė potencialeve turistike tė vendit nuk mund tė thuhet se kanė ndikuar investimet publike, pasi kėto tė fundit mbeten tė pakta dhe jo mė shumė se njė vit mė parė, nė piku e sezonit nuk kishim as energji elektrike. Por problematika e turizmit shqiptar fillon qė me akomodimin. Thuajse mungon tėrėsisht njė infrastrukturė e mirėfilltė turistike, ku turistėve tė huaj dhe pushuesve vendės tu sqarohen ēmimet dhe kushtet nė tė cilat ata mund tė pushojnė.
Hotelet e klasifikuar
Tė gjithė ata qė kanė udhėtuar jashtė kufijve pėr pushime, momenti i parė me njohjen e ofertės bėn edhe njė prezantim tė kushteve dhe ēmimeve tė hoteleve. Qė nė ofertėn turistike tė pėrcaktohen qartazi kushtet e hotelit sipas njė sistemi yjesh, ku sa mė lart tė ngjitesh, aq mė shumė duhet tė paguash dhe njėkohėsisht tė pėrfitosh. Por ēfarė mund ti ofrohet njė turisti tė huaj, apo vendės, nė kėtė drejtim. Sipas tė dhėnave zyrtare tė Ministrisė sė Turizmit, kemi gjithsej 28 hotele tė klasifikuara, nė tė gjithė vendin, tė cilėt kryesisht janė nė Tiranė. Njė situatė e tillė mbetet e pandryshuar nė vite dhe topi hidhet nga njė dikaster tek tjetri, pa i dhėnė asnjė zgjidhje situatės. Numri i shtretėrve qė ofrojnė kėto 627 hotele nė tė gjithė vendin, ėshtė 22 743.
Dhoma plazhi
Sipas tė dhėnave nga Agjencia e Turizmit, dhomat qė ofrohen nga njėsitė e tjera akomoduese (pėrjashto hotelet), janė mė tė shumta nė numėr. Kėshtu, nė gjithė vendin llogariten 908 njėsi tė tjera akomoduese, me njė numėr shtretėrish qė nė total shkon 33 943. Nga tė dhėnat zyrtare, por edhe nga njė vėzhgim i realizuar nė kėtė fushė nga gazeta, del se pjesa mė e madhe e pushuesve akomodohen nė njėsi johoteliere.
Turizmi regjistron 138 mijė tė punėsuar
Shifra bėhet e ditur nga tė dhėnat zyrtare, duke treguar pėr njė sektor nė zhvillim nė tė cilin investimet publike mbeten tė pakta. Nė vend operojnė rreth 116 agjenci turistike, por qė kanė aktivitet kryesor tė tyrin turizmin e shqiptarėve jashtė atdheut. Ndėrsa turizmi nė vend, realizohet pėrgjithėsisht me prenotime tė drejtpėrdrejta midis pushuesve dhe njėsive akomoduese.
Shekulli
__________________
Unė dua tė rroj deri sa tė shohė tė bukurėn,tė dashurėn Shqipėrinė tonė, tė lirė, tė bashkuar, dhe pastaj me gėzim le tė mė vijė vdekja!
|
|
|