Fier, tetė vatra zjarri njėkohėsisht
Pasditja e sė mėrkurės ka qenė tronditėse pėr Qarkun e Fierit. Tetė vatra zjarri kanė rėnė njėkohėsisht nė rrethet Lushnjė, Fier e Mallakastėr. Ndėrsa njė banesė ėshtė djegur plotėsisht nė fshatin Kurjan tė komunės me tė njėjtėn emėr nė rrethin e Fierit, njė antenė e kompanisė celulare "Vodafon" nė Lushnjė, traversat hekurudhore tė linjės Rrogozhinė-Lushnjė po nė kėtė rreth, si dhe dhjetėra hektarė tokė bujqėsore, ullishta dhe pyje janė shkrumbuar dhe rezultojnė tė kenė pasur dėme tė mėdha.
Sipas burimeve zyrtare tė Shtabit tė Emergjencave nė Prefekturėn e Fierit, bėhet e ditur se pasditen e sė mėrkurės dhe pėrgjatė gjithė natės duke aguar e enjtja janė riaktivizuar vatra tė shumta zjarri. Dje nė mėngjes forcat e shpėtimit dhe ato tė policisė kanė mundur tė lokalizojnė e tė vėnė nėn kontroll situatėn e zjarrit nė Darėzezė e Seman, ndėrkohė qė janė njoftuar se nė fshatin Kurjan njė banesė kishte marrė flakė. Pėrfshirja nga flakėt e banesės njėkatėshe jo vetėm qė ka djegur pjesėn mė tė madhe tė saj, por ka shkaktuar djegien e njė prej oborreve dhe ballkoneve edhe tė tri banesave tė tjera. Banorėt e fshatit kanė qenė ata qė kanė luftuar si fillim me flakėt qė mė pas u shuan
pas mbėrritjes nė vendin e ngjarjes tė automjetit zjarrfikės. Reparti i mbrojtjes nga zjarri bėn tė ditur se shkak i djegies sė banesės ka qenė shkėndija elektrike. Por, ndėrsa automjeti zjarrfikės ka qenė duke u kthyer nga fshati Kurjan, ėshtė lajmėruar pėr njė zjarr tjetėr qė kishte pėrfshirė sipėrfaqen me ullishta nė lagjen "Banaj" tė qytetit tė Patosit. Edhe ky zjarr ėshtė vėnė nėn kontroll, por pasi kishte djegur mbi 12 ha tokė e ullishta. Nė tė njėjtėn kohė njė zjarr u njoftua edhe nė fshatrat Kasnicė dhe Lalar, ku ishin djegur mbi 8 ha tokė e pyll me pisha. Ndėrkohė, dy zjarret e rėna nė rrethin e Lushnjės kanė rrezikuar djegien e antenės sė kompanisė celulare "Vodafone" dhe kanė pėrfshirė nė njė gjatėsi prej 200 metrash traversat e drunjta tė hekurudhės Rrogozhinė-Lushnjė.
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!!
|