Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-07-08, 20:04   #2
HOSTEL
Ky siper
 
Avatari i HOSTEL
 
Anėtarėsuar: Jul 2008
Vendndodhja: Into the night.
Seksi: Mashkull
Postime: 1,095
Rrespekti: 10 HOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of lightHOSTEL is a glorious beacon of light
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek HOSTEL Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek HOSTEL
Gabim

Zjarrfikėsit e Fierit: Nuk kemi mjete

Tė tjera vatra zjarri, ndėrsa pylli i Semanit vazhdon tė digjet. Arrestohen katėr veta


Ndėrkohė qė pylli i Semanit vazhdon tė jetė nė flakė, tre zjarre tė tjera janė shfaqur dje nė territorin e Qarkut tė Fierit. Zjarrfikėsit njoftuan se vatrat e reja tė zjarrit, tė cilat nuk janė shuar dot deri nė mbrėmje vonė, kanė qenė nė Patos, Lalar dhe Kasnicė. Situata bėhet edhe mė alarmante kur zjarrfikėsit thonė se nuk kanė mjetet e duhura nė dispozicion pėr pėrballimin e kaq shumė zjarreve nė tė njėjtėn kohė. Njė duzinė automjetesh zjarrfikėse janė dėrguar dje paradite nė servise, pasi kanė pėsuar mjaft dėmtime nga kapėrcimi i situatės sė rėndė tė dy ditėve me zjarr nė Darėzezė dhe Seman. Sipas kreut tė Repartit tė Shpėtimit dhe Mbrojtjes nga Zjarri nė Prefekturėn e Fierit, Xhevat Mėrnica, mėsohet se 12 mjete zjarrfikėse, mes tyre edhe mjetet e emergjencave, janė duke iu nėnshtruar njė servisi kapital. "Pas vėnies nėn kontroll tė situatės sė rėndė me zjarret nė Darėzezė dhe Seman, tė gjitha zjarrfikėset u dėmtuan teknikisht. Duhet pranuar se pėr to nuk kemi as pjesė kėmbimi dhe servisi qė po i nėnshtrohen nuk premton shumė. Nė rast tė pėrsėritjes sė situatės, me keqardhje duhet tė deklaroj se ėshtė e papėrballueshme. Nuk mund tė pretendosh qė me mjetet e prodhuara 50 vjet mė parė tė mund tė pėrballosh zjarre me pėrmasa tė tilla", ka thėnė pėr gazetėn "Shqip" Xhevat Mėrnica.

Edhe prefekti i Fierit, Shahin Bejdaj, ka pranuar gjendjen e rėndė teknike ku ndodhen repartet zjarrfikėse. Sipas tij ėshtė bėrė kėrkesė pėr mjete tė reja, qoftė edhe pėr njė zjarrfikėse, por deri mė sot ka vetėm premtime. Prefekti ka pohuar gjithashtu se edhe ndihma qė ka ardhur me mjete nga Lushnja, Mallakastra apo dhe Berati ka qenė e vonuar si shkak i largėsisė sė kėtyre zonave, por edhe i infrastrukturės sė rėnduar.

Prefekti Bejdaj, i vendosur nė krye tė Shtabit tė Emergjencave nė Fier ka folur dje edhe nė lidhje me shkaqet e zjarreve tė ditėve tė fundit. Prefekti i ka cilėsuar tė qėllimshme zjarret qė shkaktuan mjaft dėme nė zonėn e Semanit dhe atė tė Darėzezės. "Dyshojmė se zjarret janė vėnė pėr shkak tė konflikteve pėr pronėsinė e sipėrfaqeve tė pyjeve", tha prefekti. Tė njėjtin dyshim kanė edhe autoritetet e policisė lokale si dhe zjarrfikėsit, tė cilėt po sigurojnė tė dhėna nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe nga Hipoteka e Fierit pėr ekzistencėn e pronarėve tė pyjeve tė djegur.

Ndėrkohė, mėsohet se policia ka arrestuar katėr persona tė tjerė pėr zjarrėvėnie, ndėrkohė qė katėr punonjės tė Komunės Dėrmėnas ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė. Zėdhėnėsja e Policisė sė Qarkut tė Fierit, Valbona Meēo, nė njė prononcim pėr mediat, ka deklaruar se u janė vėnė prangat katėr autorėve tė dyshuar pėr zjarrėvėnie. Sipas saj konfirmohet se janė arrestuar nėn akuzėn e "shkatėrrimit tė pronės me anėn e zjarrit" shtetasit Shefqet Agalliu, Ēlirim Agalliu, Jonuz Muēaj dhe Haxhi Duraj.

Gjithashtu si specialisti i emergjencave, ai i zjarrfikėseve, vrojtuesi dhe inspektori i pyjeve nė Komunėn Dėrmėnas po ndiqen penalisht nė gjendje tė lirė pėr veprėn penale "tė shpėrdorimit tė detyrės".
__________________
sOlO ki impara a fregarsene della gente č un GRANDE e allora.. FrEgAtEnE!!e vivi la tua vita cOme megliO credi!!
HOSTEL nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė